Daci: Me ëndje do të bashkëpunoja me Ukë RugovënKryetari i Lidhjes Demorkatike të Dardanisë, Nexhat Daci është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me listën e re, e cila është formuar brenda LDK-së në krye me Ukë Rugovën.

Megjithkëtë, bashkëpunimi i mundshëm pritet të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare, pasi LDD garon e vetme në këto zgjedhje.

Read More
Lista e Bukoshit dhe Ukës do të garojë si iniciativë qytetareBujar Bukoshi përsëriti sot se Lista alternative, “LDK- Ibrahim Rugova”, do të regjistrohet në KQZ si “iniciativë qytetare”. Bukoshi tha se nuk ka marrëveshje me Kryesinë aktuale të LDK-së, prandaj do të garojë si e veçantë, por në ombrellën e LDK-së.

Ndërsa, Sekretari i LDK-së, Ramë Manaj tha se në KQZ nuk mund të garojnë dy lista të LDK-së, duke thënë se Lista alternative e LDK-së, e quajtur “LDK- Ibrahim Rugova”, mund të regjistrohet si e veçantë.

Read More
Mehdi HYSENI

Ta mbështesim dhe ta votojmë shqiptarisht dhe botërisht, me dorën në zemër “Listën e Shqipërisë Natyrale për Ribashkimin e Kombit Shqiptar”
Kjo është rruga më e shkurtër, më racionale, më demokratike, më ligjore, më paqësore dhe më realiste drejt rindërkombëtarizimit dhe zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan. –Urdhëroni, të vemi të gjithë tok në Tiranë, më 30 tetor 2010, ta miratojmë “Listën e Shqipërisë Natyrale për Ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të

Read More
image

 Futbollisti shqiptar, Bajram Fetai në një intervistë ekskluzive për “Lajm” tregon arsyet pse zgjodhi Maqedoninë para Danimarkës. Ai me dy nëntor do të vij në Shkup për tu pajisur me pasaportë të Maqedonisë, me qëllim që të ketë të drejtë loje për ndeshjen miqësore me Shqipërinë më 17 nëntor në Korçë. Në Tetovë do të qëndrojë vetëm tre ditë (nga dita e martë e deri të premten), pasi e presin obligimet në klubin e tij FC Nordsjælland, në kampionatin futbollit danez. Në këtë intervistë ai flet edhe për karrierën e tij të deritanishme, për shanset e Maqedonisë në Euro 2012 e tjerë.

Lajm: Bajram meqë për herë të parë flitni për një media në Maqedoni, a mund të na jepni një letërnjoftim të shkurtër tuajin?

Read More

 ( Fragment i shkëputur nga monografia për Metush Krasniqin)

Me rastin e 24 vjetorit të ndarjes fizike nga ne       – 19.08.1928 — 15.101986

 Në gjykatëm e qarkut në Gjilan filloi gjykimi kundër Metushit Krasniqit,Sejdi Kryeziut,Mark Gashit,Mehmet Nuredinit,Qemajl Kallabës,Mehmet Ajetit,ky gjykim pritej me interesim të madh ,propaganda e UDB-së i dha publicitet të madh në jugosllavi,të kuptohet me paragjykime  paraprakisht i shpallnin fajtor të akuzuarit sepse politika e trinomit Tito – Rankoviq – Kardel  tashmë merreshin me aktakuzën e armiqve të popullit dhe shtetit jugosllavë.Mjetet e informimit në tërë territorin e jugosllavisë i jepnin të njëjtat akuza kundër “armiqve të popullit dhe shtetit” të cilat dilnin nga goja e serbëve të cilët kishin pretendime se një herë e përgjithmonë ta çrrënjosshin nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptarë nga jugosllavia.

Read More

Kim MEHMETI

Individi nuk di thuajse asgjë nga ajo që i ka ndodhur gjatë periudhës së hershme të fëmijërisë së tij, andaj kjo pjesë e biografisë personale shkruhet nga të dhënat që i japin dadot, të cilat kurrë nuk tregojnë për keqtrajtimin e tyre ndaj foshnjës, por manipulojnë me ngjarjet dhe tregojnë vetëm atë që fëmijën e dikurshëm do e portretojnë o si të pagdhendur e torollak, o ashtu që ai t’i përshtatet të rriturit të sotëm. Diçka e ngjashme ndodh edhe me popujt që kanë qenë të sunduar nga të tjerët, që nuk kanë pasur kurrë mundësinë vetë ta shkruajnë “biografinë” e tyre, që nuk kanë mundur të shohin manipulimet që ua bëjnë “dadot” politike e policore të sunduesit, për t’i mbajtur sa më gjatë nën kthetrat e veta dhe për t’i larguar nga shtegu që i çon drejt lirisë.

Read More

hashim-thaci13.jpg

i Pestë Zgjedhor i PDK-së ka konfirmuar në mënyrë unanime Kryetarin e tanishëm të partisë Hashim Thaçin edhe për një mandat të ri në krye të kësaj partie.

Pas marrjes së besimit për të parin e partisë, Thaçi ka akuzuar LDK-në për krizën institucionale, duke thënë se me rastin e marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese se Fatmir Sejdiu ka shkel Kushtetutën, ish-presidenti i vendit i kishte kërkuar Thaçit ta refuzojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Thaçi ka theksuar ky ka qenë momenti që ka ardhur deri te prishja e koalicionit, ndërsa momenti tjetër ka qenë dalja e LDK-së nga institucionet në mënyrë tinëzare, duke lënë bosh ministritë.

Në zgjedhjen për kryetar partie, Hashim Thaçi nuk pati kundërkandidat.

Read More

image

Përplasjet dhe fyerjet e fundit mes partive politike shqiptare kanë lënë përshtypje të palakmueshme tek qytetarët. Të anketuar nga Alsat ata thonë se qëllimi i tyre është futja e hutisë në mesin e qytetarëve për të mos i len hapësirë të kërkojnë realizimin e premtimeve të dhëna.“Ata krejt dallavere e kanë, për popull nuk janë duke punuar asgjë, nuk ka bereqet prej asnjërit, as prej maqedonasve as prej shqiptarëve. Kjo nuk është në rregull, ata ashtu bëjnë që me habit popullin” tha një qytetar i anketuar nga Alsat. “Nuk është në rregull se krejt ne humbim nga kjo. Për këtë duhet të bashkohen Ali Ahmeti e Menduhi, po edhe Selmani e mos mu përça më. Po flasin mjaft e punët askund , le të ulen e të bashkohen që të tre e të merren vesh si një familje. Na kanë lan pa punë, pa kurgjë, me social nuk jetohet, duhet të kujtohen se ku jemi ne e ku janë të tjerët” tha një tjetër qytetar. “Përlahen kot, prap të njejtit mbetën.

Read More

image

Pushteti dhe opozita vazhdojnë me qëndrime të kundërta rreth periudhës së regjistrimit të popullsisë. Zv kryeministri Abdylaqim Ademi tha për Alsat M se data e regjistrimit prej 1 deri më 15 prill është caktuar me rekomandim të Eurostat-it dhe komunitetit ndërkombëtar. “ Në këtë periudhë regjistrimi do të realizohet edhe në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë. Kjo flet mjaftueshëm që kjo periudhë jo rastësisht është zgjedhur, është zgjedhur me rekomandim të Eurostat-it dhe Komitetit ndërkombëtar dhe ekspertëve të cilët merren me çështje të regjistrimit” u shpreh Abdylaqim Ademi zv.kryeministër. Por nga  Demokracia e Re e Selmanit apelojnë që BDI të mos tallet me fatin e shqiptarëve. Nënkryetarja Flora Kadriu tha se bëhet fjalë për një marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit, për siç thotë një tradhti të madhe që u përgatitet shqiptarëve.“

Read More

image

Shtetasit e Maqedonisë të cilët punojnë dhe jetojnë përkohësisht në botën e jashtme ankohen se gjatë hyrjes në Maqedoni në vendkalimet kufitare nuk lejohen të hyjnë me makinat që i kanë blerë dhe i përdorin në vendet ku pjesën më të madhe të vitit qëndrojnë dhe kanë biznese. Rexhep Miftari nga fshati Gradec i Gostivarit thotë se para një jave, doganierët nuk i lejuan hyrjen në vend sepse makinën e drejtonte me targa kroate të regjistrimit.”Sqarim na dhanë se me veturën nuk mundesh të hysh në Maqedoni, për arsye se vetura është me targa të Kroacisë, nuk është e Maqedonisë, pra duhet të jetë me targa të Maqedonisë. Më thanë që veturën mund ta lë jasht kufirit ndërsa ti mundesh të hysh. Kërkova sqarim për shkaqet, ata më thanë se unë jam shtetas edhe i Kroacisë po edhe Maqedonisë dhe se duhet të kem vetëm një adresë vendbanimi” tha mërgimtari Rexhep Miftari. Përpjekjet e tij mëse një orëshe që të hyjë në Maqedoni me makinën e tij me targa kroate ishin të kota.

Read More