Belgjikë, fiton partia Separatiste

Zgjedhjet parlamentare në Belgjikë janë fituar nga nacionalistët flamandë. Ata angazhohen për ndarjen e vendit. Në Valoninë frankofone në jug të vendit, socialistët kanë dalë partia më e fortë.

Formimi i qeverisë në Belgjikë do të jetë i vështirë dhe nuk pritet të ndodhë para 1 korrikut, kur Belgjika merr presidencën e radhës së BE-së. Zgjedhjet e parakohshme në këtë vend u bënë të domosdoshme, kur në prill qeveria e koalicionit u shpërbë për shkak të grindjes mes flamandëve që flasin hollandishten dhe valonëve frankofonë.

Read More

 Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së
Isuf Kadriu-Lideri i opozitës maqedonase, ish-presidenti Branko Cërvenkovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë akuzoi Qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski për jotransparencë në zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë, për bllokimin e procesit integrues dhe përkeqësimin e raporteve ndëretnike.
Jotransparencë, bllokim të procesit integrues dhe përkeqësim të raporteve ndëretnike, janë karakteristikat kryesore të punës së Qeverisë së kryeministrit Gruevski, sipas liderit të LSDM-së dhe ish-presidentit të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

Read More

Me sa duket, pas kësaj burgosje skandaloze, brutale dhe të përgjakshme policore të Albin Kurtit, për fundosjen definitive të autoritetit të kësaj qeverie tënde, e ke hangër karremin e kurdisur, Hashim!)

Edhe pse e dinte sigurisht se do të sulmohet nga forcat e shumta policore serbe të armatosura deri në dhëmbë dhe që kaherë ishin të locuara përreth Prekazit, i paralajmëruar për këtë shtetrrethim dhe me mundësi që edhe të largohet pa u vërejtur nga aty, heroi ynë legjendar, Adem Jashari, atëbotë vendosi të vetëflijohet. Përmes një rezistence të armatosur dhe qëndresës heroike, Ademi dhe jasharajt bënë që një realitet të shndërrohet në një legjendë. Legjendë të pavdekshme . Por, jo vetëm kaq! Ata,me këtë vepër sa tragjike aq edhe sublime, jo vetëm që si hero hynë pavdekshëm në histori, por kjo tragjedi e paparë e tyre u bë katalizatore në shpejtimin e rritjes dhe formimit të UÇK-së dhe fillimit të një lufte të armatosur gjithpopullore e cila Në fund pa dyshim u kurorëzua me fitore.

Read More
image
Athina dhe Shkupi janë afër zgjidhjes së kontestit lidhur me dallimet rreth emrit. Këtë e paralajmërojnë mediumet greke sipas ta cilëve ‘Republika Maqedonia e Vardarit’ është zgjidhja për të cilën duket se këtë verë dy palët do të arrijnë kompromis.
Ky përcaktim gjeografik, theksojnë mediumet e Athinës, ishte i pranueshëm për të dyja palët pasi i plotëson kërkesat greke për përcaktimin gjeografik, kurse njëkohësisht në Shkup përdoret për ta dalluar nga Maqedonia e Egjeut.
Ndërkaq, sipas gazetës Katimerini, në këtë fazë nuk do të saktësohet se a do të shfrytëzohej përcaktimi gjeografik para emrit Maqedoni ose pas tij, përkatësisht Republika e Maqedonisë në kllapa Vardari. Gazeta e citon, siç thotë këshilltarin e presidentit Ivanov, Risto Nikovski i cili ‘vitin e kaluar sugjeroi se Republika e Maqedonisë në kllapa Vardari është ide e pranueshme dhe se si e tillë nuk do të detyrojë të bëhen ndryshime në Kushtetutë.

Read More

Berisha ka replikuar sërish në distancë me opozitën lidhur me treguesit ekonomikë të vendit dhe ka akuzuar kreun e bashkise se Tiranes, Edi Rama per shumfishim te pajustifikuar te taksave.

Madje ai ka kercenuar se Thesari do te zbatoje ligjin, duke bllokuar tepricat dhe i ka kerkuar ministrit te Financave Bode te mos u merret qytetareve asnje qindarke me teper se u takon te japin sipas ligjit, njofotn Shekulli.

Gjatë paradites deputetja socialiste, Mimi Kodheli u shpreh se “dyshja Berisha-Bode janë përgjegjës për rënien drastike të të ardhurave në buxhet, fundosjen e investimeve publike, dështimin spektakolar të Eurobondit, rritjen e frikshme të huamarrjes së brendshme, shumëfishimin e gjobave dhe kërcënimeve ndaj biznesit”.

Read More
Kryetari i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka propozuar krijimin e një tryeze politike kombëtare për të diskutuar e marrë vendime për çështjet më akute dhe strategjike që preokupojnë Kosovën.

Duke folur në një intervistë për BBC-në, zoti Haradinaj, ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie teknike në Kosovë, apo të ndërhyrjes në qeverisjen aktuale, por ka vlerësuar se tryeza kombëtare do ta ndihmonte Kosovën që të trajtohen të gjitha temat aktuale për vendin.

“Ne mendojmë krijimin e një tryeze nacionale e cila do të sillte rreth vetes përfaqësuesit e institucioneve, të partive të tjera parlamentare opozitare, shoqërinë civile, por edhe aktorë ndërkombëtarë ku do të trajtoheshin temat kryesore, ku do të merrnim vendime për temat me rëndësi apo strategjike,” tha zoti Haradinaj për BBC-në.

Read More

Berisha: Rama ka rënduar biznesin e vogël

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryebashkiaku Edi Rama ka shumëfishuar taksa dhe ka shpikur një sistem të ri fiskal duke rënduar sidomos biznesin e vogël.

Duke folur në mbledhjen e deputetëve demokratë, Berisha theksoi se opozita flet për borxhin, ndërsa deklaroi se qeveria e ka gjetur borxhin në nivelin 72 përqind të prodhimit të brendshëm dhe sot është 59 përqind.

Kryeministri përmendi edhe reformat ekonomike në mbledhjen e grupit, duke theksuar se rritja e re ekonomike është më e madhe së në vitin 2009.

Sërish Berisha përmendi rritjen e pagave dhe pensioneve në 1 korrik, shtesë që e kalon 2 deri në 7 herë inflacionin.

Read More

Kirgizi: Nga dhuna, 117 të vrarë

Ministria e shëndetësisë e Kirgizisë thotë se së paku 117 vetë janë vrarë dhe afro 1500 janë plagosur, pas gati katër ditësh të përleshjeve ndërmjet grupeve etnike kirgize dhe uzbeke, në pjesën jugore të Kirgizisë.

Raportohet se dhjetëra mijëra anëtarë të minoritetit uzbek kanë ikur në Uzbekistan, për t’iu shmangur sulmeve nga bandat kirgize, që ishin të akuzuara për vrasje dhe vënien e zjarrit në pasuritë e pjesëtarëve të minoritetit uzbek.

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka tërhqur vërejtjen se situata humanitare në pjesën jugore të Kirgizisë po bëhet “kritike”.

Read More

Kim MEHMETI

Sikur Maqedonia të mos kishte kaq shqiptarë sa ka, atë qëmoti do e paketonin krejt ndryshe në këtë Ballkan dhe mbase një pjesë e saj tani më do ishte në Evropën e bashkuar. Nëse Maqedonia nuk do ishte kjo “parcele” që shënon kërthizën e Ballkanit, e për të cilën shumë fqinjë të saj thonë se kanë “tapi” të vulosura me “myhyrin” historik për të dëshmuar se janë pronarët e saj legjitim, për të mbase fare nuk do interesohej as kryeplaku i Dibrës, e le më ministrat e BE-së. Pastaj, nëse Maqedonia nuk do e kishte Shkupin, këtë qytet – udhëkryq, nga shpërndahen damarët e tokës mbi këtë pjesë të Ballkanit, ajo do mbetej atë që në të vërtet edhe është: arë e formuar nga pjesët e mbetura të pronës së vëllezërve të ndarë, që kanë hequr dorë nga ato pjesë vetëm sa për t’i shmangur grindjet e mëtejme të ndërsjella. Pra, sikur Maqedonia të mos e kishte kryeqytet Shkupin, për të qëmoti do flitej si për një shembull që dëshmon se Ballkan është arë ku nuk mbinë fara e shteteve multietnike, se në këto hapësira vështirë merren veshtë edhe përfaqësuesit politik me të njëjtën përkatësi etnike, e le më ata që i ndanë gjuha, religjioni dhe e kaluara.

Read More
image
Arhan Memedi dhe Skënder Bajrami janë dy shqiptarët e parë që  u shkarkuan nga puna, për tu zëvendësuar me maqedonas. Ata kanë punuar me kontratë në vepër në ndërmarrjen Publike “Pastrim dhe gjelbërim” në Kumanovë, ndërsa paralajmërimet e kryeministrit Nikolla Gruevski se do të ndahen 5 mijë vendime pune, ka “detyruar” drejtorin që ti shkarkojë ata nga puna dhe në vend të tyre të pranojë maqedonas, ose siç i quan opozita ushtarë të VMRO-së. “Isha i sëmurë dhe kur shkova në punë pas tre ditëve më thanë se je i përjashtuar nga puna”, rrëfen për “Lajm” Arhan Memedi. Ai sqaron se menjëherë është lajmëruar në punë dhe u ka treguar që është i sëmurë. “Shkova si gjithmonë në punë dhe e çova edhe raportin mjekësor. Më thanë se çfarë kërkon këtu, ti vetë e ke lënë punën. I pyeta se si ka mundësi, ta kem lënë punën, kur unë kam qenë i sëmurë dhe për këtë edhe kam treguar, edhe kam dokument nga mjeku. Gjithçka ishte e kotë, madje edhe mohonin se i jam lajmëruar në telefon dhe u kam treguar, ndërsa raportin mjekësor nuk e pranonin”, thotë ai.

Read More