LSDM-ja sot ka hapur një temë për të cilën sipas tyre tanimë dy vite po pëshpëritet në opinion. Kjo sipas partisë së Cërvenkovskit ka të bëj me malverzimet e mëdha financiare  që janë bërë gjatë blerjes dhe rinovimit të më tepër ambasadave maqedonase. Lidhur me këtë LSDM-ja i bën thirrje kryeministrit dhe ministrit të jashtëm që të japin sqarim për opinionin, në të kundërtën paralajmëruan se këtë çështje do ta shtrojnë në procedurë parlamentare përmes pyetjeve të deputetëve.

Read More

14.02.2010-Mbrëmë në shoqatën shqiptare “97”në Danimarkë u mbajtë një manifestim rasti kushtuar 40 vjetorit të ardhjes së emigrantëve të parë nga fshati Dobrosht i Tetovës,në Danimarkë.Nga intervistat që zhvilloi ekipi i RTVZIK-ut,ishte interesante të dëgjohet se në cfarë mënyre kan ardhur

Read More

Larg duar nga eksperimentet me fëmijët shqiptar!

Debati lidhur me mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë për fëmijët e etnive të tjera mobilizoi qarqet “shkencore” të Maqedonisë të udhëhequr nga patronët e ministrit të arsimit, si dikur iniciativa e ngjashme e Millosheviqit që pat mobilizuar qarqet “shkencore” të Serbisë.

Ata që shtiren se kanë harruar dhe për ata që nuk kanë pasur moshën apo mundësinë për të ndjekur zhvillimet në Serbinë diktatoriale, po u rikujtojmë se në kohën kur Millosheviqi përpiqej të impononte mësimin e gjuhës serbe nga klasa e parë e arsimit fillor, dolën në skenë “shkencëtarë” që në mënyrë “shkencore” argumentonin se kjo mund të sjellë vetëm zhvillimin intelektual të fëmijëve.

Read More
GAFURR ADILI:Koheve të fundit, opinioni shqiptar i Shqipërisë Lindore nën IRJM, përmes paralajmerimëve për krijimin edhe të një partie të re politike shqiptare në IRJM, është njoftuar për rikthimin e Zotit Rufi OSMANI në skenën politike. Pavarësisht se, jo vetëm unë, Presidenti i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), por edhe shumica dërrmuese e anëtarësisë se FDBK-së, si dhe edhe pjesa dërrmuese e popullit shqiptar të Shqipërisë Lindore nën IRJM,dikur e kemi gëzuar një simpati dhe një respekt të veçantë për Zotin Rufi OSMANI, Kryetar aktual i Komunës së Gostivarit, për sakrificat e tij të dikurshme, gjykojmë që Zoti Rufi OSMANI,paraprakisht do të duhej që, jo vetëm FDBK-në, por edhe të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Lindore nën  IRJM, publikisht edhe  të na sqaronte, si më poshtë vijonë:

Read More

Komunikatë për opinion

EDHE KY GJYKIM KA NJË EMËR – PADREJTËSI

Rihapja e procesit gjyqësor nga EULEX-i, kundër Albin Kurtit, tregon qartë se  EULEX-i po vazhdon rrugën e UNMIK-ut. Ai në vend se të gjej vrasësit e  dy protestuesve shqiptarë të vrarë me 10 shkurt 2007, vazhdon të merret me Albin Kurtin.

Ky gjykim është i motivuar politikisht, në thelb është i padrejtë dhe për ne i papranueshëm. EULEX-i dëshiron që përmes këtij gjykimi të mbuloj krimin e datës 10 shkurt 2007, të shkaktuar nga policia rumune e veshur me petkun OKB-së.

Read More

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof. Dr. Mehdi Hyseni-Prandaj, ka ardhur çasti historik që të gjithë kryeliderët e partive, e lëvizjeve, e fronteve politike kombëtare shqiptare në Kosovë, që t’i fusin në dhe “sopatat” e përçarjes, të mosmarrëveshjeve dhe të grindjeve të ndryshme prepotente me përmbajtje politikaneske dhe bajraktariste, e të bashkohen me Lëvizjen Vetëvendosje të Albain Kurtit për ta mbrojtur POPULLIN nga politika antiligj, antidrejtësi, antidemokraci, antivetëvendosje dhe antipopull.

Read More

Xhevat Bislimi-Projekti djallëzor për copëtimin e Anamoravës dhe të Kosovës së mbetur nga kafshimet e mëhershme, duke krijuar “komuna” të pastërta serbe, nisi në emër të decentralizimit dhe të ofrimit të shërbimeve te qytetarët. Flamurin për zbatimin e këtij projekti fillimisht e mori dhe e tundte fort, Lutfi Haziri, nga një fshat i Gjilanit. Ideja për hartimin e këtij projekti me formë, përmbajtje dhe qëllime thellësisht kundërshqiptare kishte lindur në qarqe të disponuara armiqësisht ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare. Formën dhe përmbajtjen përfundimtare, që ka edhe sot, e mori në Beograd, në Kuvendin e Serbisë. Pa ndonjë ndryshim përmbajtësor u përfshi në planin e Atisarit – Kushtetutën e Kosovës.

Read More

 LETËR PËRSHËNDETËSE!  Sikur të kishte një çmim nderi, për QËNDRESË, NDER DHE BURRËRI, PËR RREZATIMIN DHE GUXIMIN INTELEKTUAL SHQIPTAR, ky çmim do t´i takonte shkrimtarit të shquar të kombit – Rexhep Hoxhës!

Këto ditë, siç u bë e ditur, shkrimtari ynë i madh shqiptar, Rexhep Hoxha, ka refuzuar çmimin ”Azem Shkreli”, të ofruar nga ata që më së paku e meritojnë t´i ofrojnë dikujt çmime të artit dhe të kulturës; për faktin, se më së miri u shprehë për këtë – vetë vigani i madh i letrave shqipe, refuzuesi i atij çmimi, i cili nuk e lejoi veten të bie pre e lajkave dhe mashtrimeve të kësaj kohe të pakohë, kur po shkelet e po përmbyset, ose po interpretohet me skajshmëri së prapthi çdo gjë e bukur dhe me vlera të pathyeshme shqiptare.

Read More

LETËR PËRKRAHJEJE!

I nderuar vëlla ideali, Albin!

Urojmë të jesh mirë me shëndet dhe të kemi suksese në rrugën tonë të lirisë dhe të drejtësisë shqiptare!Përsëritja e rigjykimit tuaj nga kolonizatorët e rinj neve vëllezërve të idealeve në mërgim, ka krijuar revolta të arsyeshme.E themi këtë, sepse asaj Kosove të Shqipërisë Etnike, hallemadhe po i del në mbrojtje si flakadan lirie, Prometheu i Ri shqiptar, me idealistët e tij, me Lëvizjen Vetëvendosje.

Read More

Nga LULZIM Z. HAMIDI

Realiteti I raporteve shqiptaro – maqedonase sa I përket ardhmërisë së kësaj krahine ,është I tillë që të bën të analizosh një fenomen aq interesant e që perceptohet si një process ku një komunitet që ende nuk e është I sigurt se cfarë do të ndodh me të në të ardhmen,dhe një komunitet që I ballafaquar me dilemat e të parit,është në cak të keqpërdorimeve të ndryshme dhe anashkalimit total nga ajo që I takon.

Pra komuniteti maqedon ,pa dorëza, është një ndër kombet më të rrezikuara sa I përket egzistencës së tij me këtë identitet që synon ta ruajë dhe me këtë edhe ruajtjen e regullimit shtetëror që momentalisht e ka dhe e praktikon,duke ia bashkangjitur edhe mosgarantim e kufijve momental egzistues.Sipas gjitha gjasave ,ashtu edhe sic kam theksuar ne opinionet e mija ,cështja e emrit do të zgjidhet atëherë kur do të piqen kushtet për vetëdijësimin dhe pranimin e realitetit egzistues të historisë reale tëkomunitetit maqedon,kurse,ndryshimet eventuale në rajon sa I perket lëvizjeve të kufijve e që do të përfundojë me vendime të ndonjë conference ndërkombëtare,ku maqedonasit do të mernin emrin e tyre tëri,kufijt e reviduar dhe raporte të reja në mes vendeve të ballkanit.

Read More