Ajo që më nxiti të reagoj ishte propaganda e pamoralshme serbe për projektin e mirënjohur të krijimit të rrugës lundruese internacionale Roterdam-Beograd-Selanik me pikën me kyçë të referimit Kosovën Lindore si vendi më nevralgjik i kësaj arterie shumë të rëndësishme për transportin ujor në Evropë.

Serbia dhe shumë autorë të saj e shumë organizata nga po ky vend tash e disa vite merren me propagandimin dhe projektimet e shumë varianteve të kësaj rruge , me të vetmin qëllim të përfitimit të mbështetjes ndërkombëtare dhe financiare duke defaktorizuar një realitet që është në terren. Atë të Kosovës Lindore apo të tokave shqiptare në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

Ata këtë fakt si duket dëshirojnë ta trajtojnë ndryshe dhe me forma jo demokratike me çka thurin plane dhe projekte krejtësisht sipas varianteve serbe dhe greke duke margjinalizuar dhe defaktorizuar,hequr nga terreni elementin autokton shqiptar në Kosovën Lindore.

Read More

Pas gjykatës së Apelit, edhe Gjykata Supreme vërtetoi si të plotfuqishme vendimin për 190 vite burg të dënuarit për rastin e BrodecitGjykata Supreme ka vërtetuar dënimet e 17 të burgosurve të rastit të Brodecit, duke hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga avokatët mbrojtës. Pas gjykatës së Apelit, edhe Gjykata Supreme vërtetoi si të plotfuqishme vendimin për 190 vite burg të dënuarit për rastin e Brodecit, të cilët u akuzuan nga autoritetet shtetërore maqedonase për veprime terroriste.

Read More

Përkundër revoltës së madhe që ka shkaktuar vendimi i qeverisë  VMRO-BDI për  imponimin e mësimit të maqedonishtes nga klasa e parë e arsimit fillor për nxënësit shqiptar, arroganca e partnerëve qeveritar nuk ka të ndalur.

Minsitri Todorov, në cilësinë e zëdhënësit të koalicionit qeverisës,  bëri me dije se Qeveria VMRO-BDI nuk do të heqë dorë nga vendimi dhe pret nga  Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar vlefshmërinë e këtij  e tij.

Nga ana tjetër, BDI nuk e shpall të pavlefshëm pjesën e programit të vet partiak ku si prioritet cakton  “ mësimin e gjuhës së mjedisit nga klasa e parë e arsimit fillor” dhe pret qëndrimin e Gjykatës Kushtetuse lidhur me këtë vendim.

Read More

Është ulur dukshëm numri i shqiptarëve nga rajoni i Kumanovës që braktisin vendin për të kërkuar azil në vendet Bashkimit Evropian e në veçanti në Belgjikë. Të dhënat e agjencive turistike bëjnë të ditur sot për në Beligjikë kanë udhëtuar vetëm 12 persona për dallim nga ditët e kaluara kur për në këtë vend niseshin edhe nga 3 autobusë.

Read More

Vërshimi masiv i banorëve të komunës së Likovës dhe Kumanovës drejt vendeve të BE-së nxori në sipërfaqe gjendjen e rëndë dhe mosrevitalizimin e këtyre rajoneve, nëntë vite pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001. Mungesa e investimeve, mospërkrahja dhe zhvillimi ekonomiko-social, revitalizimi i improvizuar dhe papunësia e skajshme kërkojnë shpjegime dhe revizion se ku shkuan fondet e BE-së, SHBA-ve dhe vendeve tjera nga Konferenca Donatore e marsit të vitit 2002, për rajonet e krizës që dolën nga konflikti i vitit 2001 në Maqedoni

Read More

Shkruajnë: Xhemil ZEQIRI –Fadil SHYTI (Ky shkrim është vazhdim i shkrimit të dat. 21 shkurt 2010)

-E përsëris që, unë insistoja me këmbëngulje në ato debate dhe në media që të mos ketë ndërhyrje të NATO-s, por, nga aleatët e UÇK-së të armatosej kjo ushtri e famshme. Por, mjerisht kjo nuk u realizua, prandaj , konsideroj që UÇK-ja dhe NATO-ja e humbën luftën në Kosovë; sepse, kjo e para u çarmatos pa vullnetin e saj, pa e pyetur askush! Ndërsa, NATO-ja, e ruan paqen në Kosovë por Kosova edhe pas 11 vitesh nuk e ka pavarësinë e shumëpritur; konsiderojmë që jemi ende nën protektorat, përderisa jemi nën tutela e huaja nga të gjitha levat shtetërore, jemi të mbikëqyrur dhe të kolonizuar si mos më keq!

Read More

Asnjë kauzë e drejtë nuk fiton pa një betejë të madhe.

Kur kërkova votën e socialistëve në të gjithë Shqipërinë për ta udhëhequr këtë betejë, nuk e mendoja se në më pak se gjashtë muaj do të arrinim kaq shumë.

Jo sepse kam dyshuar, qoftë edhe një sekondë të vetme, në drejtësinë e kauzës së transparencës së zgjedhjeve, por sepse kam qenë i vetëdijshëm për forcën e armëve të kundërshtarit në pushtet në kushtet e një vendi të rraskapitur nga varfëria, të nëpërkëmbur nga pushtetet gjyqësore e mediatik, të mbetur në periferinë e vëmendjes ndërkombëtare.Në më pak se gjashtë muaj ne nuk jemi më të rrethuar nga verbëria e shurdhëria ndaj kauzës sonë të drejtë.

Read More

Avni KLINAKU

 (Faktori ndërkombëtar me strategjinë e re për veriun përveçqë nuk sjell asgjë të re në raport me veriun, ai e vazhdon politikën e vjetër ndaj Kosovës në përgjithësi. Strategjia e Piter Feithit për veriun përveçqë është e vjetruar, ajo është edhe mjaft absurde: ajo pret pajtimin e serbëve për t’iu nënshtruar institucioneve të Kosovës!!! Dhe, merreni me mend, kjo strategji i ka fituar duartrokitjet e përgjithshme (!), sidomos të Qeverisë së Kosovës (!!!)).

Read More

 Një pjesë e shqiptarëve që u nisën para disa javëve për në Belgjikë dhe shtetet e tjera perëndimore me shpresë se do të gjenin një jetë më të mirë, nisën të rikthehen për në vendlindje. Në vend të banesave dhe kushteve të mira për jetë që kishin dëgjuar ata gjetën vetëm qiellin e hapur që iu bë strehë për disa ditë resht.

Read More

  1. Dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës konsiderojmë se:

–          Institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë të brishta ;

–          Republika e Kosovës mbetet një shtet i kufizuar dhe i kushtëzuar;

 –          Drejtuesit e shtetit të Kosovës nuk kanë bërë hapa konkret në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes;

 –          Drejtuesit e shtetit dhe pushtetit, nuk kanë dëshmuar se punojnë për shtetin, për qytetarët, por hallin e kanë te vetja e tyre;

Read More