Revolta e përgjithshme që kanë shkaktuar vendimet e fundit të Qeverisë VMRO-BDI dhe indiference e kësaj qeveria përballë krizës së përgjithshme që ka kapluar vendin, kërkon një angazhim edhe më të fuqishëm të forcave demokratike dhe të institucioneve më relevante në marrëdhëniet ndërkombëtare që t’i bëhet e qartë koalicionit qeveritar VMRO-BDI se ka perënduar koha e diktaturës!
Arkivi RTVZIK 2010
Lëvizja ZGJOHU! përshëndet miratimin e konluzioneve të grupit punues për rastin e Sopotit
Lëvizja ZGJOHU! përshëndet miratimin e konluzioneve të grupit punues për rastin e Sopotit ku humbën jetën 2 ushtarë të NATOs dhe 1 civil në vitin 2003 dhe përtë cilin 11 shqiptar u dënuan me gjithsej 156 vjet burg. Pas një punë disamujore dhe intervistimit të shumë personave, grupi punues arriti në përfundim që as edhe njëprovë e vetme nuk është gjetur për fajësinë e të dënuarve si dhe ka konstatuar shkelje të rënda të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Konkluzionet e rastit te sopotit
Konkluzionet e Komisionit anketues parlamentar për « rastin e sopotit » dëshmuan pafajësinë e shqiptarëve që padrejtësisht mbahen në burgje.
Bashkimi Demokratik Shqiptar në vazhdimësi ka sensibilizuar opinionin publik ndërkombëtarë kundër proceseve të montuara gjyqësore në Maqedoni.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon lirimin e menjëhershëm të të burgosurve, akordimin e dëmshpërblimit për të pafajshmit dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të përgjegjësve për proceset e montuara gjyqësore e të motivuara nga urrejtja etnike dhe fetare.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon rihapjen e të gjitha proceseve gjyqësore dhe rishikimin e tyre. Pa lirimin e të gjithë të burgosurve të pafajshëm dhe marrjen në përgjegjësi të zinxhirit komandues në këto montime procesesh nuk ka drejtësi në Maqedoni !
O TË MJERË, KOSOVA ËSHTË “SHTET PREJ LETRE” VETËM PËR SERBINË KOLONIALISTE!
BAROMETRI DIPLOMATI-Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Së pari, si çdo shqiptar me mendje, me zemër, me sjellje dhe me vepër të çiltër kombëtare dhe atdhetare shqiptare, edhe unë përfitoj nga rasti që, t’ia UROJ DVJETORIN PAVARËSISË SË KOSOVËS, e cila për mua është SHTET I LIRË DHE SOVRAN, jo kurrfarë “letre sheqerkash”, as “shtet i rremë”, siç po trumbetojnë propaganda dhe politika e shtetit dhe e Kishës së Serbisë me bishtat e tyre filoserbë në Serbi dhe jashtë saj, me qëllim që, Kosovën, sërish ta “shohin” në rezervatin kolonial të Beogradit. Mirëpo, me gjithë këtë dëshirë të tyre të shkretë shekullore, Kosova, tanimë, është bashkuar me Shqipërinë!
Drejtësia duhet t’i zbardhë vrasjet e 10 Shkurtit 2007
Valon Murati Kërkimi Duhet bërë e qartë të gjithëve se ka kaluar koha kur qytetarët tanë mund të vriten dhe vrasësit të kalojnë pa u ndëshkuar1. i drejtësisë për Arbenin dhe Monin, është çështje dinjiteti dhe drejtësie për kombin shqiptar dhe për shtetin e Kosovës. Andaj, nëse sot, për shkak edhe të rrethanave është vështirë të iniciohet ndonjë hetim për këtë rast, nesër është detyrë e shoqërisë dhe shtetit tonë që ta nisë një proces të pavarur hetimi për t’i zbardhur vrasjet e asaj dite.
10 shkurti i këtij viti domosdo na ktheu në 10 shkurtin e vitit 2007, protestën që u organizua atë kohë, intervenimin brutal të policisë ndërkombëtare, vrasjen e Arben Xheladinit e Mon Balajt si dhe plagosjen dhe lëndimin e mbi 80 personave të tjerë. Para se t’i prekim pak dy momentet që shënuan këtë ngjarje: vrasjen e lartpërmendur dhe fillimin e procesit gjyqësor kundër Albin Kurtit, t’i kthehemi motivit të protestës që pati organizuar Lëvizja Vetëvendosje! atë ditë. Atë ditë u protestua kundër Pakos së Ahtisarit e cila iu pat shpalosur opinionit tonë publik pas muajsh negociatash për statusin e Kosovës, si propozim i Marti Athisarit.
Projekti “Skopje 2014” – pjesë e 100 hapave të varrosjes së Maqedonisë multietnike!
Bashkimi Demokratik Shqiptar në vazhdimësi ka dënuar dhe dënon të gjitha përpjekjet e politikës diktatoriale të VMRO-së që, përmes interpretimit të shtrembëruar dhe një dimensional të së kaluarës, përpiqet të trasojë rrugën një etnike, një fetare dhe një gjuhësore të Maqedonisë.
Projekti “Skopje 2014” paraqet një nga dëshmitë e fundit të kësaj politike etnocidale.
KOSOVA – MOLLË SHERRI NË SKENËN NDËRKOMBËTARE
Rina Çela- Në gjykatën e Hagës, në këtë arenë ndërkombëtare po ndeshen dy vende, dy etni : Kosova e Serbia, Shqiptarët e Serbët, për ta njohur të ligjshëm apo të paligjshëm pavarësinë e këtij shteti të ri të Europës. Si në tragjeditë greke perënditë, të pushtetshmit e kësaj bote, Rusia dhe SHBA-ja, përkrahin njërën dhe tjetrën palë në prapaskenë. Aleancat në bazë të origjinës, të fesë, të interesave ekonomike, gjeopolitike po ndërthuren si kurth mbi fatin e një popullsie që rrezikon të mbetet peng i HISTORISË. A e dinë kosovarët se vendi i tyre është nën dritën e projektorëve të skenës ndërkombëtare ? Pse dy vite pas shpalljes së pavarësisë vetëm 65 vende kanë njohur Kosovën, nga 192 që bëjnë pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ? Pse një pjesë e shteteve që luajnë rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare kanë refuzuar kategorikisht njohjen e pavarësisë ? Çfarë interesash ekonomike, gjeopolitike, ushtarake luhen në prapaskenë ? Pavarësia e Kosovës, e quajtur ndryshe Kutia e Pandorës nga armiqtë e saj, a do të përdoret si cassius belli[1][1] për luftërat e ardhshme të shekullit të XXI ? A ka mbaruar VERTET lufta PER Kosovën ?
BDSH-Në Përvjetorin e Dytë të Pavarësisë së Kosovës!
Institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës-Institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë
Partive politike shqiptare-Organizatave joqeveritare shqiptare-Shqiptarëve kudo qofshin në botë
Apel për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!
Në dyvjetorin e Pavarësisë së Kosovës kombi shqiptar kremton realizimin më të madhe në këtë shekull të ri.
Bashkimi Demokratik Shqiptar uron të gjithë shqiptarët në botë për këtë fitore të madhe kombëtare.
Realizimi i aspiratave shekullore të popullit shqiptar të Kosovës, si pjesë e kombit shqiptar, duhet të na mobilizojë edhe më tepër në avancimin e gjithanshëm kombëtar.
Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon te të gjitha forcat politike shqiptare dhe institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës që në këtë përvjetor të përkujtohet fakti se populli shqiptar në Maqedoni, në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi ballafaqohet me shkeljet më flagrante të të drejtave të tyre kombëtare.
2- vjet me Kosovën shtet, por…
2- vjet me Kosovën shtet, por…
U bënë dy vjet që njihemi si shtet i pavarur, ndërsa rruga deri këtu ishte e gjatë, na u dashtë shumë sakrifica, ngase për ballë kishim një armik vrastar që ndaj nesh nuk zgjodhi metoda, por ndoqi taktikën e tokës së djegur.
Janë dy vjet nga shpallja e Pavarësisë që shkuan shumë shpejtë, por problemet kanë mbetur aty ku kanë qenë. Atëbotë, u manifestua euforia e të bërit shtet, por ajo ka filluar të zbehet, ngase shqetësimet që lidhen edhe rrugëtimin e Kosovës shtet, kanë filluar të dalin në plan të parë. Qytetarët e Kosovës të liruar tashmë nga ajo që është ngulitë, se së pari është pavarësi, kurse të tjerat vijnë lehtë, doli se ata kishin vetëm një dëshirë ose ndjenjë të mirë sepse ata po e kuptojnë se punët po shkojnë shumë ngadalë dhe procesi nuk po ec, ashtu siç është pritur. Kjo lë të kuptohet, se në përgjithësi nuk jemi të përgatitur si duhet për t’u përballur me sfidën e re ose nuk e kemi analizuar mirë atë që është dashur, të përgatitemi për funksionimin e mirë të shtetit të ri.
Dy vjetori i varësisë
Festuam ditën e pavarësisë së Kosovës me flamuj kombëtarë si asnjëherë më parë, në mënyrë dinjitoze ashtu si na ka hije, duke besuar se filloi etapë e re e zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare. Nga populli anembanë kjo ditë ishte një shpresë më tepër se më në fund u vunë në binarë përpjekjet shekullore për liri kombëtare! Por, entuziazmi dhe shkëlqimi kuq e zi i asaj dite shpejt u zbeh. Si peshqesh për “pavarësinë e Kosovës” na dhanë një pëlhurë multietnike me të cilën do të njiheshim nga të tjerët dhe një pako në të cilën shkruante se Kosova është më së paku shqiptare.
