Shtëpia Botuese “Rrokullia” ka nxjerrë në shitje librin me titull “GJUHA E KËPUTUN E SHQIPES”, ku janë të përfshira një varg intervistash me gjuhëtarë, studiues e intelektualë, kryesisht të një formimi të ri, nga Kosova, Shqipëria e diaspora, mbi nyjat dhe sfidat e gjuhës standarde shqipe.
Arkivi RTVZIK 2010
Stina e protestave sociale dhe retroaktiviteti i pagave të deputetëve-ministra
Valon Murati- 1.Stina e protestave sociale po fillon. Në Kosovën të cilën e kanë lodhur për dekada problemet e mprehta politike, po fillon të zgjohet edhe ndjenja e një revolte sociale që gjithnjë është zgjatim edhe i situatës dhe problemeve politike. Kjo revoltë sado në fillimet e saj, sado e paorganizuar, po dëshmon se ne po hyjmë në një periudhë kur pakënaqësitë sociale do t’i përcjellin tensionet politike dhe ndonjëherë edhe do të dyzohen për të shpërthyer si një e vetme: si reagim ndaj garniturës politike vendore dhe ndërkombëtare që po e qeveris Kosovën dhe si reagim ndaj kornizës politiko-juridike që ia kanë veshë Kosovës. Protestat e mjekëve, të policëve, të punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, paralajmërimet për grevat e tjera të punonjësve të institucioneve publike për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës duket qartë se do të jenë uverturë të një procesi të gjatë pakënaqësish sociale dhe politike. Nuk ka dyshim se niveli i organizimit të këtyre pakënaqësive është ende në fazën fillestare. Ende shihet se forca e protestave përballë qeverisë është e dobët.
Reagim publik
Lëvizja për Integrim dhe Bashkim reagon kundër futjes së gjuhës maqedonase me detyrim në planprogramet shkollore për nxënësit shqiptarë
Futja me detyrim e gjuhës maqedonase si të detyrueshme për nxënësitë shqiptarë, pa u pyetur shqiptarët është edhe një fakt se si qeveria sllavomaqedone po vazhdon padrejtësitë ndaj shqiptarëve, duke i cilësuar ata si pakicë kombëtare. Pra, pushteti sllavomaqedonas po imiton politikën e pushtuesit serb që ai dikur bënte ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Mirupafshim deri në provokimin e ardhshëm
Qeveria e Maqedonisë, nëpërmjet komunës “Qendër”, e shpalosi projektin si do duket Shkupi në vitin 2014. Sipas këtij projekti, qendra e Shkupit të ardhshëm do duket ashtu siç nuk ka qenë kurrë: do jetë e mbuluar me përmendore nga e kaluara maqedonase, të cilat shumë pak do tregojnë për heronjtë në lavdi të të cilëve janë ngritur, e shumë do rrëfejnë për ndërtuesit e tyre dhe për kohët kur ato janë përuruar. Dhe pa marr parasysh sa ato përmendore do jenë të vlefshme për gjeneratat që do vijnë dhe për qentë që do pshurrin pranë postamenteve të tyre, ato përgjithmonë do rrëfejnë për marrëzinë njerëzore, për kohët kur Gruevski me shokët e tij, bëri çmos që të mbulojë realitetin multietnik të Shkupit.
SHTETI KU JETOJMË,ÇORBË E PËRZIER!?
Kohëve të fundit,ashtu në qetësi,nëntoka politike maqedonase ,përpos gjith atyre problemeve të panumërta dhe të rrënda që I ka ,kurse një më I rëndësishmi, egzistimi apo zhdukja nga harta në ardhmëri e shtetit të quajtur Maqedoni ,vazhdon me një orvatje gjysmëilegale për promovimin e shtetit –komb Maqedon.
Fatos Nano:Ja pse nuk e arrestova Berishën
Pas kërkesave të shumta, gazeta “Tirana Observer” ka vendosur të ribotojë edhe njëherë intervistën e dhënë nga Fatos Nano. Ish-lideri i PS-së duke qenë pesë herë kryeministër i vendit dhe një ndër politikanët më karizmatikë në Shqipëri ka dhënë me qindra intervista. Por janë të rralla intervistat, për të mos thënë asnjë, që ai të tregojë në 360 gradë për jetën e tij. Ky ka qenë edhe shkaku që për intervistën e Fatos Nanos ka pasur një numër jashtëzakonisht të madh kërkesash. Në intervistën e dhënë për stacionin televiziv ERT, Fatos Nano flet për gjithçka në jetën e tij. Për rininë në rrugët e Tiranës, e deri tek martesa me Xhoanën. Ai flet edhe futjen e tij në politikë, burgimi për katër vjet. Por edhe për dorëheqjen si kryeministër dhe përse nuk e arrestoi Berishën.
RISI E STRATEGJISË SË RE – VJETËRSIA E SAJ!
(“Nuk ka asgjë më të lehtë se sa ta gënjesh atë i cili ka dëshirë të gënjehet”)
Pasi që njeriu ta ketë lexuar strategjinë e re për veriun e Kosovës të përfaqësuesit ndërkombëtar të zyrës civile, z. Piter Feith, nuk mund të mos ndalet e të mendojë: a thua përfaqësuesit e faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë të jenë kaq injorantë?! Apo mos ndoshta ata për vete janë të zgjuar dhe e dinë se çka janë duke kërkuar nga situata, por po na konsiderojnë ne injorantë!? Deri te këto përfundime të çon pashmangshmërisht analiza e zhvillimit të situatës së deritashme në veri të Kosovës dhe strategjia më e “re” për zgjidhjen e saj.
INTEGRIMI NDËRSHQIPTAR GODITJE VETËM PËR ARMIQTË E PAQES
Adem SYLEJMANI.-Gjithmonë ndër shekuj, shqiptarët nga gjiri vet kanë nxjerrë veprimtarë, patriotë që kanë bërë të pamundurën në drejtim të zgjidhjes së çështjes shqiptare, por në mënyrën e organizuar jo rrallë jemi treguar të pasuksesshëm, ndoshta edhe për mungesë vetëdijeje institucionale apo shtetërore unifikuese, mbase edhe për ndonjë pasojë tjetër që ka ndikuar në tërë rrjedhën e historisë dhe çështja shqiptare edhe sot e kësaj dite të jetë e pazgjidhur .
ZGJOHU-KËRKESË
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” dhe organizatat tjera joqeveritare që janë pjesë e forumit ZGJOHU!, kanë ndjekur me vëmendje intervistën e Ministreshës së Kulturës Elisabeta Kamçevska-Milevska dhënë televizionit kombëtar A1 më 06 shkurt 2010 në lidhjë me proektin “Скопје 2014″ dhe shfaqjen e pakënaqësisë spontane nga ana e qytetarëve.
Përkujtim për Dëshmorin Bajram Bahtiri-Besniku
Shkruan: Sejdi Veseli-Mbi popullin tonë kanë kaluar shumë furtuna, por sado të mëdha që ishin ato, nuk arritën ta mbysin shpirtin e tij liridashës. Thënë më thjesht, jo vetëm se nuk arritën të zhdukin popullin tonë, por përkundrazi ato e kaliten atë për të qëndruar stoikisht dhe për të vazhduar luftën deri në çlirimin e tij të plotë nga thundrat e bishave pushtuese dhe realizimin e aspiratës së tij shekullore për t’u ribashkuar në shtetin e tij të vetëm-Shqipërinë Natyrale!


