RUFI OSMANI DHE RIKËTHIMI I TIJ NË SKENËN POLITIKE NË IRJM!
GAFURR ADILI:Koheve të fundit, opinioni shqiptar i Shqipërisë Lindore nën IRJM, përmes paralajmerimëve për krijimin edhe të një partie të re politike shqiptare në IRJM, është njoftuar për rikthimin e Zotit Rufi OSMANI në skenën politike. Pavarësisht se, jo vetëm unë, Presidenti i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), por edhe shumica dërrmuese e anëtarësisë se FDBK-së, si dhe edhe pjesa dërrmuese e popullit shqiptar të Shqipërisë Lindore nën IRJM,dikur e kemi gëzuar një simpati dhe një respekt të veçantë për Zotin Rufi OSMANI, Kryetar aktual i Komunës së Gostivarit, për sakrificat e tij të dikurshme, gjykojmë që Zoti Rufi OSMANI,paraprakisht do të duhej që, jo vetëm FDBK-në, por edhe të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Lindore nën IRJM, publikisht edhe të na sqaronte, si më poshtë vijonë: 1. Partia që pretendon të krijojë ai, a do të jetë një parti me program kombëtar, e llojt PDSH të Zotit Menduh THAÇI nga Tetova, e llojit BDK të Zotit Hysni SHAQIRI nga Likova e Kumanovës dhe e llojit BDSH të Zotit Bardhyl MAHMUTI nga Tetova apo partia e tij do të jetë një parti qyetatare e llojt BDI të Zotit Ali AHMETI nga Zajasi i Kërcovës, e llojIt DR të Zotit Immer SELMANI nga Shkupi e llojit PPD të Zotit Sefedin HARUNI nga Gostivari?!
2. Cili është qëllimi dhe synimi i rikëthimit të tij, të Zotiti Rufi OSMANI, në skenën politike në IRJM, fillimisht si Kryetar i Gostivarit, dhe tani edhe si lider i një partie të re politike shqiptare?!
3. Qëllimi dhe synimi kryesor i Zotit Rufi OSMANI, a do të jetë avansimi i çështjës kombëtare të shqiptarëve nën IRJM, apo do të jetë vetëm rreximi i Zotit Ali AHMETI nga pushteti pa pushtet dhe ulja e tij në kolltuqët e buta e të ngrohta të Zotit GRUEVSKI?!
Fonti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) dhe edhe unë personalisht, mbi bazën e informacionëve të grumbulluara nga terreni edhe nga brendia e VMRO-BPMN, paralajmrojmë se:
Nikolla GRUEVSKI, për shkak të mospranimit të ndryshimit të emrit të IRJM, ka arrijtur të sigurojë një simpati të madhe në qarqet ultranacionaliste sllavo-maqedonase, prandej edhe po përgaditet për zgjedhje të parakohshme, të cilat do t’i organizojë para verës së vitit 2010, që përfundimisht ta fitojë edhe një mandat 4 (katër) vjeçar të qeverisjës së tij.
Nikolla GRUEVSKI ka patur dhe ka shumë probleme me ultranacionalistet e tij të VMRO-DPMN, për mbajtjën në qeveri të BDI dhe të Zotit Ali AHMETI; prandaj, edhe e nxiti dhe e ndihmoi (edhe finaciarisht) partinë DR të Zotit Immer SELMANI, që më pas atë edhe ta mirrte në qeverinë e tij, por ashtu siç u fry, shumë shpejt edhe u shfry tollumbacja DR e Zotit Immer SELMANI, dhe më këtë rast deshtuan edhe planet e Nikolla GRUEVSKI, për ta larguar BDI-në dhe Zotin Ali AHMETI nga qeveria e tij, dhe më pas me Zotin AHMETI të merrej gjykata sllavo-maqedonase, duke i kzukutuar ato dosjet e “famshme” të Hagës, ku figuron edhe Zoti AHMETI, prandej edhe duhet patur shumë kujdes nga lojrat e Nikolla GRUEVSKIT me CO!
Tiranë, më 14 shkurt 2010.