Lidhur me rifillimin e gjykimit kundër Albin Kurtit, Lëvizja për Integrim dhe Bashkim lëshon:
EDHE KY GJYKIM KA NJË EMËR – PADREJTËSI
Rihapja e procesit gjyqësor nga EULEX-i, kundër Albin Kurtit, tregon qartë se EULEX-i po vazhdon rrugën e UNMIK-ut. Ai në vend se të gjej vrasësit e dy protestuesve shqiptarë të vrarë me 10 shkurt 2007, vazhdon të merret me Albin Kurtin.
Ky gjykim është i motivuar politikisht, në thelb është i padrejtë dhe për ne i papranueshëm. EULEX-i dëshiron që përmes këtij gjykimi të mbuloj krimin e datës 10 shkurt 2007, të shkaktuar nga policia rumune e veshur me petkun OKB-së.
Për ne shqiptarët, gjykimet e tilla janë të njohura. Ato na kujtojnë një të kaluar jo të largët dhe kanë vetëm një emër- padrejtësi.
Prandaj, EULEX-it i kërkojmë të tërhiqet nga këto veprime dhe të merret seriozisht me gjetjen e fajtorëve që shkaktuan krimin dhe vranë dy shqiptarë të pafajshëm, pjesëmarrës në protestë
LIB-i kërkon mbylljen e këtij procesi gjyqësor, dënimin e vrasësve dhe ndërprerjen e të gjitha veprimeve që shkelin të drejtat themelore individuale dhe kolektive.
LIB-i shpreh indinjatën e thellë për qëndrimin injorues të institucioneve të Kosovës ndaj qytetarëve të vet, të cilët as nuk i mbron dhe as nuk nuk e shohin të udhës të ngrejnë zërin për dënimin e vrasësve, kriminelëve dhe në Kosovë të fitojë drejtësia. Është e patolerueshme që ende ato vazdojnë të mbajnë qëndrim të mjerë dhe nënshtrues ndaj misionit EULEX dhe të heshtin përballë veprimeve antidemokratike të tij.
15.2.2010 www.lib-ks.org