Xhevat Bislimi
Mediave të shkruara dhe elektronike
Letër e hapur- Pjesa e Parë
Zotërinj,Pas Veriut dhe strukturave të organizuara shtetërore të Serbisë në Kosovë, plaga më e madhe e këtij vendi është sisitemi i drejtësisë. Menjëherë pas Luftës Antipushtuese Clirimtare të UCK-së, në Kosovë u vendosë UNMIK-u. Vendosjes së tij i parapriu ndërhyrja ushtarake e NATO-s. Realisht, për t’u qetësuar njëherë e mirë Ballkani, KFOR-i, misioni i OKB-së dhe misione të tjera ndërkombëtare do të duhej të vendoseshin në Serbi, në vendin që ishte shkaktari i të gjitha luftërave, shkatërrimeve, gjenocidit dhe holokaustit në Ballkan. Meqë, kjo nuk ndodhi (për shkak të raportit të forcave në botë dhe rajon), atëherë këto misione do të duhej që Kosovës së paku t’i garantonin tërësinë e mbetur tokësore, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit.