Institucioneve të Bashkimit Evropian

Komisionit Evropian

Parlamentit Evropian

Të nderuar Komisar të Bashkimit Evropian

Të nderuar deputet të Parlamentit Evropian,

Zonja, Zotëri

Read More

Shkruajnë: Xhemil  ZEQIRI –Fadil SHYTI (Ky shkrim është vazhdim i shkrimit të  dat. 23 shkurt 2010)  

Nga kjo politikë reaksionare e udhëheqjes shqiptare,  çështja shqiptare në rrezik!

Për t´i mbuluar disfatat e tyre politike, ekonomike, sociale, ushtarake, shkencore e të tjera elemente që e mbajnë në këmbë të veta e forcojë dhe e përparojnë një komb, këta zotërinj duke e lidhur qerren pas “aleatëve” “shpëtimtarë” i sollën dhe po i sjellin Shqipërisë Etnike vuajtje të papara e të padëgjuara deri në këto kohë mizerable, që e kanë mbërthyer kombin tonë.

Read More

Asllan Dibrani-SHtutgardi  gjithnjë I organizuar me aktivitete  kombëtare,pikërisht para dy vitesh në të njëjtën kohë  që u shpall Kosova  shtet në vete  shqiptarët e Shtutgardit u tubuan  në sheshin e qytetit  rreth 6.000 veta që ishte  një organizim shumë i veçantë në shtetet  e Evropës   pas dy vitesh  u krijua rrëmuje  për për ta shënuar përvjetorin e dytë.

Read More

        K O M U N I K A T Ë

 Në Tetovë sot (28.02.2010) u formua Këshilli Iniciativ i udhëhequr nga Abdyladi Vejseli për ndërtimin e Tupan Xhamisë në qendër të Tetovës. Ne morëm përsipër këtë nismë për ndërtimin e këtij tempulli fetar, që u rrënua dhe u zhduk nga faqja e dheut gjatë periudhës së monizmit. Duke qenë të vetëdijshëm dhe duke parë se askush deri tani nuk ndërmori një nismë të tillë për fillimin e realizimit të xhamisë, ne si këshill nismëtar dhe qytetarë të Tetovës, të përfaqësuar nga personalitete publike nga sfera fetare,  shoqërore dhe e bizneseve e filluam këtë iniciativë, për të rikthyer njëherë e përgjithmonë këtë “Shtëpi të Zotit”.

Read More

Anila LIMANI
Duke u gjetur para presionit të mediave rreth eksodit që kaploi Maqedoninë e sidomos rajonin e Kumanovës dhe Likovës javëve të fundit, politikanët të cilët gjatë gjithë kohës merreshin “me punë të mëdha” nuk gjetën një minutë kohë për t’i pyetur votuesit e tyre, se ku shkoni. Pas alarmit të cilin “Lajm” e dha javë më parë, iu kujtua edhe politikanëve që ta hapin gojën, por dihet kur e hapin gojën se çfarë thonë ata. Si mjeshtër të shfajësimit edhe kësaj radhe ata ia hodhën fajin agjencive turistike, madje edhe iu kërcënuan agjencive turistike me të cilat komunikoi “Lajm” ditë më parë, ndërsa pasagjerëve nuk kishin guxuar tu dalin përpara. Fajtorë qenkan agjencitë turistike.
Eureka! U gjet fajtori. Por ç’faj kanë agjencitë turistike, kur ata punojnë për të transportuar udhëtarë. Edhe aeroplanët kanë qenë të mbushur plot e përplot me udhëtarë. Pse nuk shkuan politikanët dhe t’i ndalonin avionët, t’i anulonin fluturimet?

Read More

Kim MEHMETI

Pa dyshim se nga te gjitha shkrimet, më mundimshëm shkruhen ato kur ke ndjenjën se je duke e përsëritur vetveten, se gjithmonë shkruan për të njëjtën gjë, kur gjithmonë duhet të merresh me të njëjtat “personazhe”. Apo, kur të duket se edhe shkrimet tua “publicitare”, vetëm sa e bëjnë më të lagshtë mjegullën politike, e cila i ka mbuluar të gjitha shoqëritë shqiptare. Mbase shkrimet e tilla edhe janë më të bezdisshmit për t’i lexuar. Por, ku ta dish, ndoshta edhe nuk mund të jetë ndryshe në kohë kur e sotmja dhe e djeshmja me asgjë nuk dallojnë mes veti dhe kur e dinë paraprakisht se e nesërmja do jetë njësoj si e tanishmja. Aq më shumë kur jetojmë në kohë në të cilat ngjarjet duken sa të thjeshta, po aq edhe absurde, kur shpesh ankohemi nga të tjerët, vetëm duke mos dashur të përballemi me vetveten.

Read More
Nga Fadil Sulejmani, anëtar i Këshillit të pavarur për ndryshime jopolitike në UT
Më 23 shkurt 2010, në orën 9 të mëngjesit, ditë e zakonshme pune, bashkë me studentë hyra në objektin e universitetit, dhe si gjithnjë u ndala të portieri, meqë partitë e Qeverisë maqedonase që nga viti 2004 ma morën edhe një zyrë të vogël që e kisha dhe nuk më lanë as edhe një karrigë në korridor për t’u ulur ndonjëherë aty. Porsa u ula, portieri me një qëndrim të ftohtë doli jashtë, unë mbeta i vetmuar dhe pashë se diçka nuk është në rregull. 
Menjëherë hyri brenda tek unë një njeri dhe më thirri që të shkojë te zyra e sigurimit. E pyeta se kush është dhe ai m’u përgjigj se është njeri i sigurimit. U habita se çka do sigurimi nga unë. Sa çel e mëshel sytë erdhën edhe dy njerëz të tjerë të sigurimit dhe më thanë se kanë urdhër nga Rektori Agron Reka që të ma ndalojnë hyrjen në objektet e universitetit. 

Read More

Lajmi i hapjes së Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit dhe mobilizimi i përgjithshëm në mbrojte të tij, la pothuajse në heshtje të plotë faktin se në Maqedoni me 4 shkurt të këtij viti  u dënuan me burg të përjetshëm Harun Aliu, Ismail Etemi dhe Bashkim Bajrami.

Dënimi i tre pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në mesin e të cilëve edhe Kryetari i Alternativës Kombëtare, z. Harun Aliu dhe apatia shqiptare në mobilizimin për mbrojtjen e tyre dëshmon për realitetin tragjik të ndërgjegjësimit tonë kombëtar.

Read More

SONTE 28.02.10 NË ORA 20.00,NË RADIO ZËRI I KOSOVËS NË INTERNET WWW.RTVZIK.COM DHE NË FM 95,5 MHZ NË DANIMARKË DO TË NDIQNI INTERVISTËN E ATDHETARIT TË SHQUAR SHQIPËTAR ZAIM BEQIRI,DHËNË TV ZËRI I KOSOVËS ME RASTIN E PROMOVIMIT TË LIBRIT TË TIJË “KUJTIME”.Dëgjoni nga vetë autori jetën tij me plotë vështërsi dhe reziqe.Vuajtjet dhe dënimet  me burgë,për organizatat ilegale në ish Jugosllavi,cka mendon për luftën në Maqedoni,për partitë shqiptare në maqedoni …..të gjithë këto në intervistën dy orëshe.Intervistën e zhvilloi Adnan Aliti.

Read More

Gjykata Supreme e Maqedonisë dëshmoi në mënyrë SUPREME natyrën antishqiptare të shtetit maqedonas!

Për opinionin kombëtar dhe atë ndërkombëtarë tani më është e njohur se dhuna dhe terrori shtetëror i diktaturës VMRO-PDSH kulmoi me masakrimin e popullsisë së pafajshme në fshatin Brodec të Malësisë së Tetovës me 7 nëntor të vitit 2007.

Bombardimet e ushtrisë dhe policisë maqedonase ndaj këtij fshati shqiptar shkaktuan 6 të vrarë dhe 12 të plagosur (tre persona vdiqën më vonë si pasojë e kësaj dhune).

Read More