Deputeti i zonës së Karadakut, Abedin Zymberi, ka reagoj ashpër ndaj deklaratës siç thotë ai manipulative të Kryetarit të Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, të dhënë në lidhje me ekzodusin e shqiptarëve nga rajoni i Likovës, duke qenë i shoqëruar me shokët e tij partiak.

“Dje ky zotëri akuzoi Qeveritë se nuk paskan investuar në zonën e Likovës. E pyes: “Mos vallë ke harruar ti zotëri se pas vitit 2001 ke qenë ministër i Qeverisë, ke qenë deputet në Kuvend, ndërsa tani je Kryetar i Komunës së Likovës? Është e turpshme të akuzosh Qeverinë dhe të amnestosh vetveten pikërisht kur në mënyrë permanente ti dhe partia jote keni pasur dhe keni pushtetin qendror dhe pushtetin lokal të Likovës!”Me çfarë ndërgjegje dhe çfarë morali sot paraqitet Sadulla Duraku, kur nga ana e djathtë e tij ka zëvendëskryeminstrin Abdylaqim Ademi, ndërsa nga e majtë ka deputetët e vet, dhe deklaron se asnjë qeveri nuk ka investuar në Likovë? Nëse është dikush fajtor kryesor për anashkalimin e Likovës dhe zonës së Karadakut dhe mungesën e investimeve kapitale në këtë vend, është pikërisht vet Sadulla Duraku dhe partia e tij”, deklaroi Zymberi. (INA)