Shkruan: Fadil SHYTI

Është bërë zakon, kjo sëmurje kronike nga disa kalemxhinj të sojit të ngritjes së 100 flamujve të huaj; apo më saktë të sojit të kameleonëve që kujtojnë se, ”çka fluturon hahet”, të hiqen tani si shpëtimtarët e kombit në fusha të shkencës; të artit e të kulturës, e, madje edhe të politikës “kombëtare”, -pa çka se deri dje as guxonin të ngritnin zërin për të “vërtetën” e tyre. Për më tepër dhe për më keq: të gjitha këto vlera njerëzore dhe kombëtare i bëjnë mishmash, kurdoherë; duke i zier sipas orekseve të qarqeve më reaksionare brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike. Për të bërë këtë punë të “ndershme”, atyre, padyshim dhe pa ngurrim u shkon mendja që të përpiqen të hedhin baltë mbi figura të ndritura kombëtare që i deshën dhe i duan, i ruajtën dhe po i ruajnë përparimet e djeshme dhe të sotme kombëtare; nga të gjitha këto fusha të jetës së shqiptarëve. Këtë mundim të kotë, siç po vërtetohet nga dy shkrime të mbushura me vrer kundër Ragipit e ka marrë dhe intelektuali “i famshëm”, Sami Islami. Ky zotëri, i cili fëshfërinë, -siç do të thoshte Noli ynë i madh, “si kofini pas të vjeli”, duke vajtuar si shumë qyqarë e kukuvajka të tjera, -pse dikur në një kohë kur sundonte “diktatori” Enver Hoxha, shqiptarët, qenkan detyruar të NJËSOJNË gjuhën e tyre!!!

-Dhe, shih për këtë, ky “satrap” Enveri, e paska shtuar më tej persekutimin ndaj shqiptarëve të cilët kurdoherë e paskan “dashur” NDARJEN sipas, motos së grupit të paraardhësve të tyre që nga Kongresi i Manastirit (1908) që, e paskan lënë amanetin e “shenjtë”: “bashkim dialektesh ndarje zemrash”, dhe “ndarje dialektesh, bashkim zemrash”!!!

-“Dhe, për më keq”: kur ky “diktator”, i “nxitur” nga qarqe të huaja- i paska eliminuar pamëshirë; gjithë ato banda kriminelësh që hynin nga toka, deti dhe qielli që lëshoheshin si futat me parashute; -të dërguar nga imperialistët e etur për koloni; -toka të huaja -pra, dërgoheshin nga lindja sllave dhe perëndimi “miqësor” -të cilët mjerisht paskan qenë “kosovarë”.

-Sa kot po përpiqeni z. Islami dhe kompania juaj e “shkencëtarëve”, kinse, historianë “kombëtarë”, kur mendoni doni t´i rehabilitoni kriminelët-diversantë; e atyre qindra shqiptarëve të pafajshëm të vrarë maleve, fushave dhe qyteteve të Shqipërisë, nga vitet 1945-1982 si dikur që vranë paraardhësit e tyre bandat e Xhafer Devës dhe Pajazit Buletinit dhe të Rexhep Mitrovicës; të cilët në Tiranë dhe gjetiu në atdheun tonë, Shqipërinë Nënë, nën emblemat fashiste të Hitlerit e Musolinit; kanë vrarë e kanë plaçkitur pamëshirë dhe etshëm gjatë LDB-së. – Kur jemi këtu tek kjo histori e hidhur, dua t´ia përkujtoj z. Sami Islamit se, për ata “kosovarë”, që vajton ti dhe shumë të tjerë si ti; -mos kujto(ni) se e mashtroni njeri; kur kujtojmë këtu faktin se, përkundër gjithë atyre të këqijave që i bënë ata bukëshkalët e Kosovës Kreshnike; Enver Hoxha dhe qeveria e Tiranës; e dalë nga gryka e pushkës e rritur e zhvilluar dhe e forcuar nga djersa e punës–kurrë se ka hequr interesimin dhe ndihmat për popullin vëlla të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare.

-Pse ju or z. Islami, dhe të tjerë vajtues si ti; kurrë nuk bëheni shqiptarë të sinqertë e të thoni: “Po këta mercenarë të paguar e të strehuar nga të huajt, që përtej kufijve me ish-Jugosllavinë, Greqinë, Italinë, Gjermaninë e më tej; -madje dhe deri në Rusi, për këto “viktima” të luftës herë të hapur e herë të fshehur kurdoherë gjendeshin aleatët që interesoheshin t´i shpëtonin këta “fatkeq”; që nga Titoja, Hrushqovi e tjerë të cilëve, Enveri Legjendarë, i cili qe ZOT në vendin e tij e jo spurdhjak që do të mund ta kapnin për hunde, sikur sot-që po i kapin për hundësh politikanët shkretanë, jo vetëm agjentët të UDB-së e KGB-së, e të tjera agjentura të huaja, por edhe ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup. Ay, burrë i madh i kombit, as lajkatarëve, as kërcënuesve-gjakatarë, kurrë s´ua vari veshin çfarë lehnin prapa gardhiqeve; asnjëherë s´ua bëri qejfin duke mos lejuar që ata të bëhen për asnjë sekondë ZOTËR shtëpie në Shqipëri, kur Ay në ballë të popullit, sundoi dhe vendosi shqiptarisht, për kombin shqiptar.

-Pse, ju ore “të uruar” asnjëherë nuk ia thoni të vërtetën popullit; po, çfarë bënin apo çfarë kishin planifikuar të bënin këta falangistë të pasluftës së dytë botërore; kur i vërsuleshin me armë deri në dhëmbë, apo xheparoshë të fryrë, -trafikantë mafiozë, me deviza të huaja; drejt Shqipërisë Socialiste. Pse, nuk e thoni ju kurrë; a kryen këta “engjëj” ndonjë krim apo të gjithë ishin burgosur ose vrarë, pasi kishin bërë peligrenazhe “paqësore” në Meke apo në Vatikan.

-Pse ju nuk merrni kurajën, të thoni bile njëherë: Këta “atdhetarë” që ranë viktima të regjimit komunist të Enver Hoxhës, a u përgatitën bile njëherë të sulmonin si diversantë, ish-Jugosllavinë e cila kishte okupuar aq shumë troje shqiptare, apo Greqinë okupatore e cila, po aq sa ish_Jugosllavia, e kishin gllabëruar Çamërinë dhe kishin bërë aq shumë mizori kundër shqiptarëve autoktonë, çamriotë?!

-Nëse vendet mike perëndimore që ju i keni aq për zemër, e kishin aq shumë hallin si ta rrëzonin “Qeverinë e Hoxhës?-siç e quajnë shpesh; -përse, nuk e kishin këtë hall dhe zell aq të madh t´i çlironin shqiptarët nga okupatorët sllavë?!

Nëse, juve dje deh sot nuk iu shkon përshtati ta thoni këtë; ja, me këtë rast po ua them unë –pa dorashka: kolonizatorët më të egër që i njeh historia botërore, nuk mund t´ i sulmonin sivëllezërit e tyre kolonizatorë-pa u ngritur fuqishëm popujt liridashës, pa u rrezikuar vetë interesat e tyre strategjike në rajonin tonë.?! -Dhe, përse nuk na thoni kurrë, pse nuk e kishin këtë qëllim edhe mercenarët “ shqipfolës” të sojit të titistëve shqipfolës dhe anti-enveristëve të mjerë?!

-Rrejnë ata që thonë se Shqipëria nuk na ndihmoi për 50 vjet me radhë, bile, pa harruar të theksojë që kjo ndihmë vëllazërore vazhdoi dhe deri në ditët tona! Kujtoj, me këtë rast se: -Që nga hapja e shkollave të para shqipe në Kosovë, sjellja e abetareve u bë nga mësuesit zemërbardhë të Tiranës, të Korçës e të Vlorës -e deri tek koromania e baroti i thatë i topit- gjatë; luftës çlirimtare të UÇK-së, Shqipëria, kurdoherë është gjetur pranë nesh, si një NËNË e sakrifikuar, në të gjitha betejat dhe frontet e jetës.

Ajo, na dha lotin dhe gjakun, ajo na dha dritën dhe qëndresën!

Ajo, na ka ndihmuar pa interesa meskine as neo-strategjike të bazuara sipas konjukturave politike, të tyre vetëm përfituese, -siç e kanë bërë dhe po e bëjnë shumë shtete mike e bile, edhe armike; -që po na “ndihmojnë” të ngjitemi lart e më lart –e, pastaj, të na e thyejnë qafën si mos më keq! Të na kthejnë prapa në historinë e errët të ricopëtimeve, sipas orekseve ballkanike dhe aprovimeve të Evropës Plakë.

-Secili shqiptar dhe secila shqiptare, duhet ta ruaj si vath në vesh të vërtetën dhe kujtimet se: pa ndihmën e Shqipërisë administrative; shqiptarët në viset e tyre të robëruara do të kishin mbetur robër të mendimit dhe të veprimit; kundër okupatorëve sllavë dhe të tjerë, për jetë të jetëve. Themelet e para të diturisë dhe të qëndresës, ne shqiptarët e trojeve të robëruara të Shqipërisë Etnike, i kemi marrë nga Shqipëria Nënë, pastaj, e kemi ngritur më lart organizimin dhe qëndresën për ta bërë, Shqipërinë-Shqipëri.

Tani, z. Islami po i rikthehem dyshimit tënd të pabazuar në fakte: për të sqaruar ty, nëse sadopak e ke të pastër e të zhvilluar logjikën e arsyes: dua të të them: se, Mexhuani nuk është “njeri që nuk din të shkruan drejt emrin e vet”, me këtë rast dua që për hir të së vërtetës t´i njoftojë lexuesit që nuk e njohin atdhetarin e madh, Mexhuanin se, -siç më ka folur një mik imi i cili e paska vizituar në shtëpi këtë burrë bujar dhe trim dhe të ditur, -në odën e tij vatër për mikpritje e bujari për atdhetarët nuk mund të shohim mobile të klasit të parë, ashtu siç mund të shohim në sallonin e ndonjë ministri, deputeti o biznesmeni të Kosovës së varfër; që, tani jetojnë me komoditete e lukse të papara ndonjëherë; por mund të shohim një bibliotekë “të dytë” të Kosovës Shqiptare. Me këtë dua të them se, ajo bibliotekë është tempull diturie për të, për familjen e tij dhe për të gjithë bashkëpunëtorët dhe popullin e tij, që e do aq shumë. Mos harroni gjithashtu, z. Islami se këto libra, Muxhuani nuk i ka për dekorime, por i ka për lexime dhe studime tepër të begatshme. Kujtoj, që njerëzit e ditur me një bagazh veprash të mira edhe jetësore; nuk mund të quhen me aq papërgjegjësi, “njerëz analfabetë”; dhe nuk duhet “të lodhesh” kot së koti nga mbrojtja e tyre kur këta ia bëjnë së vërtetës gjuhësore dhe historike.

-Mbase, kur jam duke e trajtuar këtë çështjen e librave; -nuk e teproj kur ua them një “sekret” se, -po një të tillë por, shumë më të pasur e kishte dhe Gjeniu Enveri, i cili, -siç shkruan veterania e LANÇ-re, dhe shoqja e tij e jetës, Nexhmija në kujtimet e saj “Jeta ime me Enverin”: “Enveri, i kishte 25000 libra në shtëpi, të cilat i lexonte vazhdimisht; bile shpesh i lexonte dhe dy-tri njëkohësisht”.

– Tani, ju pyes z. Islami; po cili politikan shqiptar që, me njëmijë e një dredhi e pasuri ka ardhur në pushtet e ka një pasuri të tillë NJERËZORE dhe cili prej tyre lexon aq shumë?! -Më besoni se, do të isha i kënaqur po kishim së paku një udhëheqës si Ay, që tani e ka për oreks të pashuar leximin dhe që do mendonte e vepronte me kokën e vet, e jo sipas mësimeve të huaja dhe vetëm të huaja! Idenë e ribashkimit të kombit dhe NJËSIMIT të tij e kishin rilindësit tanë detyrën më parësore dhe më sublime! -Mos harroni z. Islami dhe kompania jote se, këtë objektivë, jo vetëm me fjalë, por dhe me qindra e mijëra vepra e kishte edhe shqiptari i madh, Enver Hoxha.

-Me këtë rast dua përkujtoj lexuesve se, kur akademiku ynë, Rexhep Qosja më 1996 erdhi në Malme të Suedisë, në Shoqatën atdhetare “Liria”, duke folur për çështjen kombëtare nga aspekte të ndryshme të saj; kur njëri nga pjesëmarrësit e pyeti për Kongresin e Drejtshkrimit i mbajtur më 1972 në Tiranë që, u organizua siç po thuhet nga shqiptari i madh, Enver Hoxha; çfarë mendon profesor i nderuar, për këtë veprim të Enverit?

-Me atë rast, profesori Rexhep Qosja qe përgjigjur: ”Pavarësisht, si e trajtojnë disa këtë çështje, si organizim “diktati”, si përpjekje e Enverit, “për të dominuar toskërishtja” në gjuhën letrare shqipe etj, etj, -Enveri, bëri shumë mirë që e organizoi këtë Kongres të famshëm dhe, duke vazhduar më tej shtoi: …edhe në Francë, dikur shekuj më parë është bërë një hap i tillë nga një Kardinal ”diktator” i cili quhej, Reshlie -Prandaj, për këtë veprim, “diktati”, Franca , Kardinalin, Richelieu. e respekton përjetësisht.-tha R. Qosja. …Dhe, e ruan sot e sot; me fanatizëm gjuhën e saj letrare, të NJËSUAR” -tha, profesori, R.Qosja.

..Dhe, gjithnjë, duke u bazuar në gjurmët historike të gjuhës franceze po citoj, (F.SH): “L’Académie française fut fondée en 1635 par Richelieu. Les statuts et règlements visés par le Cardinal, avec les lettres patentes signées en 1635”; (përkthmi në shqip) : ”Akademia françeze është themeluar më 1635 nga Kardinali, Rishelië.Statuti dhe rregullorja e hartuar nga Kardinali, me patentet (lejet) të nënshkruara më 1635. Prandaj, ky vit mirret si fillim i gjuhës së njësuar frënge!

-Pra, shkurt e shqip, profesori -tha: ”Enveri bëri shumë mirë që e bëri këtë hap të madh shkencor dhe kulturor”!…

-Gjithashtu, dua t´ ua përkujtoj Ty dhe bashkëmendimtarëve si ti që jeni fryrë si bibanët nga ambiciet tuaja ”patriotike” lokaliste e krahainoriste të ”gegërishtes” e të ”kosovarishtes” – së persekutuar” nga Enveri, se, i madhi gjuhëtar, Idriz Ajeti aspak nuk mendon si ju, o shkretanë! Ky burrë i madh i letrave të Gjuhës Shqipe, këtë përpjekje tuajën të kotë, e ka rrëzuar disa herë me një mal argumentesh shkencore. Mua, më kujtohet se, kur Radio Televizioni Shqiptar, e dha një dokumentar për jetën e tij të bujshme shkencore, ky doajen i gjuhësisë shqiptare, përveç tjerash tha: ”Përpjekje për dominimin e dialektit toskë, mbi dialektin gegë, nuk ka pasur nga askush”!

…Duke vazhduar më tej, foli për këtë ”pikën neurologjike”, të infinitivit verior; që, ju e konsideroni si shkeljen më flagrante nga vëllezërit tanë gjuhëtarët toskë-të nxitur nga Enveri. –“Për këtë, një punë e madhe (debatuese) u bë aty -dhe shtoi: -iu siguroj… që, infinitivi verior nuk e pasuron shqipen , përkundrazi , -e varfëron atë”.

-Po këtë qëndrim, për vite të tëra e deri sot, e kanë mbajtur si flamur qëndrese të së drejtës shkencore edhe “toskët” tjerë si : Shaban Demiraj, Isa Bajçinca, Shefkije Islami, e të tjerë dijetarë e dijetare të shqipes nga jugu në veri, nga lindja në perëndim! Shkencëtarët që, nuk i tretin mendimet e tyre gjeniale, andej nga treten erërat politike “demokratike” të mbështjella me njëmijë e një prapësi, madje edhe me ide fashiste e fundërrina si këto; –të cilat kudo dhe kurdoherë i ka dënuar dhe do t´i dënoj koha e popujve liridashës.

-Mos u përpiqni kot së koti ore zotërinj; të merrni “kafshatën e madhe”-që, s´ju takon se, pastaj nuk do të mundeni ta përtypni dot, – dhe u mbetet në fyt e mbyteni në vend! –Pra, mos provoni t´jua kaloni me “zbulime të reja”, korifejëve të gjuhës shqipe, që ishin pjesëmarrës në atë Kongres të shenjtë gjithëkombëtar!

-Mos tentoni kot pastaj, që, me shpifje, trillime dhe injorime, t´ i bëni ato si të ligjshme dhe si ide dhe vepra “kombëtare” vetëm mendimet dhe veprimet tuaja bastarde , -sepse, NJËSIMI i gjuhës shqipe na duhet, na duhen edhe NJËSIME të tjera kombëtare si Flamuri, Abetarja, e të tjera elemente të shenjta si këto, por jo kurrsesi të provoni ta mbysni mendimin dhe veprimin revolucionar i kalitur dhe i ngritur në shekuj në panteonin e lirisë njerëzore dhe kombëtare!

Përpjekje të tilla, koha është dëshmitare se, dje, sot dhe nesër kanë dështuar, po dështojnë dhe do të dështojnë me turp!

Suedi, 19 prill 2010