E vërteta mbi to të bënë të mendohesh ditë e natë.Ato të jepin kaq moralë sa që sot ato janë futur në psikologjin e çdo shqiptari.Mosë zgjidhja e kësajë të drejte vite të tëra ka farosur shumë probleme në jetën e shqiptarëve.Probleme politike,sociale shoqerore dhe ekonomike.Ajo ka çfaqur edhe probleme morale.Historia po na gjykon .Një popull vital me histori shekullore me traditë në historinë e tijë ka nxjerrur gjithmonë patriot,atdhetarë,figura të shquara në shkencë,histori.

Pse ata mos valle skanë ditur apo skanë dashur që të marrin përsipër përgjegjësinë e problemeve të kombit të tyre.Apo influencat e jashtme kanë bërë punen e tyre përçaj e sundo.Mos veprimi për zgjidhjen e çështjes kombëtare është në pajtim me gjendjen ekzistuese dhe veprim kundër interesit kombëtar.Pra historia po na akuzon për shumë gjëra të padëshiruara.Prandaj është momenti që këtë histori ta ndryshojmë ti japim asaj karakterin dhe moralin e duhur.Është momenti që dhëndurët të hëqin dorë nga ,, zonja e bukur,, .Ajo tashme ka dhëndrin e vetë.Marrja pjesë në zgjedhjen e çështjes kombëtare është një obligim për kombin.JU BËJMË THIRRJE GJITHË POLITIKANËVE.INTELEKTUALËVE FIGURAVE TË SHQUARA,ATDHETARË DHE HISTORIAN ,,ZGJOHUNI,, .Ajo sot na thërret,thirrja e sajë është zë i një kushtrimi dhe kërkon angazhimin e një grupimi intelektual politiko-profesionalist që përfundimisht ajo të drejtohet dhe të zgjidhet në mënyren më të drejtë të sajë.Erdhi momenti të tregojnë veten shqiptarët e vërtetë, ka ardhur momenti të ndryshojmë historinë e hidhur dhe gurët e rrokullisur të zënë vendin e tyre.

Grupimi i ri politik

Balli Kombëtar i Kosovës dhe Shoqata Demokratike Shqiptare Çamëria

Datë 19.04.2010