Beadin Ballazhi-Populli shqiptar gjithmon ka luftuar për mirëqenje dhe liri te vertetë, për të cilën gjë ka dhënë edhe sakrifica ndër shekuj.

Nuk dua që me këtët rast të shërbehem me historinë tone kombëtare,por më brengos fakti se mu në kohët kur duhet të bashkohemi,neve na ndodh ndarja,mu atëherë kur duhet të mbledhim forcat dhe të shfrytëzojmë faktorët të cilët (për fat të keq) na I mundësojnë të tjerët (por janë kushte në të mirën tone)-Neve na ndodhin përçarje e përçarje,ashtuqë na mbetet të merremi me vehten tone dhe kështu rehatohet armiku.

Këtu në IRJM e gjetk veprojnë parti politike, gjoja për të realizuar të drejtat e popullit shqiptar,e për fat të keq të përçarë luftojnë njëra tjetrën për tendera që të mbushin xhepat e tyre,kurse populli mbetet gojëhapur.Shpresat tona janë në organizim të përbashkët gjithkombëtar ku do të bëhej edhe ribashkimi kombëtar dhe mu për këtë edhe shpresa ime ishte tek FDBK-ja për themelimin e së cilës pata ftesë dhe morra pjesë edhe unë.

Siç ndodh në çdo themelim edhe në themelimin e FDBK-s kishte oratorë dhe diskutime nga më të ndryshmet që të jepnin kurajo për realizimin e aspiratave tona kombëtare-ribashkimin e trojeve shqiptare.Entuziazmi dhe vullneti I të gjith të pranishmëve në atë Kongres themelues ishte (siç dukej) në nivel të lartë që të jepte shpresë në punë serioze dhe me themel për bashkimin e dëshiruar.Për mua paraqitte një problem serioz pyetja se si do të senzibilizohet faktori shqiptar në IRJM për të realizuar projektin e merituar nga populli.Në atë kohë aspak nuk më shkonte mendja se do të mund të ndodhte ndonjë ndarje e aq me pak përçarje.Nuk dukej në pamje se dikush nga të pranishmit do ta kenë sëmundjen e bajraktarizmit-të qenurit i parë.Të gjithë ma mbushën mendjen se do të punonin të bashkonin të tjerët të cilët sindromi i përçarjes i kishte kapluar më herët.Poashtu pata bindjen se ata njerëz të zgjedhur në udhëheqësinë e FDBK-s do të mund ta gjenin formulën e shumkërkuar për pajtimin e subjekteve politike shqiptare kudo që janë për realizimin e ëndrrës shqiptare.

POR,

Kur lexova se në Fier do të mbaheshka Kuvend, të emëruar pak më ndryshe,por me disa njerëz të njëjtë (nëse nuk janë manipulime emrash) atëherë më shkon mendja se ne e kemi shumë vështirë të veprojmë të bashkuar për ideale të njëjta.

Më vjen keq por jam i detyruar që tua përkujtoj tregimin e plakut të urtë kur i mësonte 7 djemt e tij duke përdorur shufrat për përçarje-tregim ky që ne mësuesit ua mësojmë fëmijëve të klasës së parë bashk me mësimin e shkronjave,e për fat të keq nuk e ditkan njerëz të “mençur”

Më pëlqenin thëniet e Dr.Musa Limanit, emrin e të cilit e dëgjova për herë të parë në Kongresin themelues të FDBK-s (mund të ketë dhënë kontribut edhe më herët),por,kur në ekranin e TV News 24 e pashë se kishte marrë pjesë edhe në Kuvendin e FBKSH-s në Fier e që paraprakisht mësova se kishte lëshuar rradhët e FDBK-s u habita dhe vehtes ia parashtreova disa pyetje:

1.Cili është qëllimi i këti profesori të nderuar që në vend të bashkojë të tjerët bën ndarjen e vehtes?

2.Si mendon tia arrij qëllimit të parashtruar për bashkimin e trojeve etnike?

3.A mendon ai dhe shokët me mendime të njëjta si ai se me oratori do të bëhet bashkimi i trojeve?

Unë me bindje dhe përgjegjësi të plotë mund të konkludoj me sa vijon:

Qëllimi kryesor i popullit shqiptar është SHQIPËRIA në kufit e saj natyral.

Për realizimin e këtij projekti duhet dhënë kontribut konkret çdo shqiptar kudo që ai të ndodhet.

Asnjë titull shkencor nuk mund të kontriboj nëse personi që e posedon luhatet ne veprimet e tij politike duke shëtitur si drugëza e vekut herë andej e herë këndej sepse ata mund të konsiderohen edhe si shërbetorë të armikut sepse vetëm atyre u ndihmojnë.

Pa u bashkuar njerëzit-nuk mund të bashkohen trojet.