Në shesh vendosen pëmendoret e revolucionarëve maqedonas
Përmendoret e dy revolucionarëve maqedonas Goce Dellçev dhe Dame Gruev janë sjellë nën përkujdesjen e madhe të forcave policore, por edhe nën mbikëqyrjen e rreptë të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska.
Në tërë organizimin e kësaj situate nuk janë lajmëruar as edhe mediat, ndërsa xhirimet speciale janë bërë vetëm nga Qeveria, e cila disponon me materialet origjinale. Dy përmendoret me një gjatësi prej 5 metrave janë ngritur në sheshin e Shkupit, ndërsa ato ndiqeshin nga autori i tyre, Zharko Bashevski. Në ceremoninë e vendosjes janë parë kryesisht anëtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së por dhe zyrtarë qeveritar, ndër të cilët edhe ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski. Vendosja e këtyre busteve, menjëherë ka nxitur reagimin e LSDM-së, e cila ka bërë të ditur se Gruevski në orën tre të mëngjesit, në mënyrë qyqare dhe larg syve të opinionit vendosi që të vazhdojë projektin megaloman Shkupi 2014.
“Duam të rikujtojmë se bëhet fjalë për një projekt për të cilin do të harxhohen 200 milion euro, projekt për të cilin kryeministri nuk u konsultua me qytetarët dhe tani po ikën nga përgjegjësia”, ka akuzuar LSDM-ja.
Vendosja e këtyre busteve, menjëherë ka nxitur reagimin e LSDM-së, e cila ka bërë të ditur se Gruevski në orën tre të mëngjesit, në mënyrë qyqare dhe larg syve të opinionit vendosi që të vazhdojë projektin megaloman Shkupi 2014.
“Duam të rikujtojmë se bëhet fjalë për një projekt për të cilin do të harxhohen 200 milion euro, projekt për të cilin kryeministri nuk u konsultua me qytetarët dhe tani po ikën nga përgjegjësia”, ka akuzuar LSDM-ja.