Ju i sollët shqiptarët në gjendje psikike shume të rëndë!
Alisetar Ramadani-Politikanët shqiptarë nuk u mësuan me politikë
U detyrova të shkruaj këtë letër ngase mora shumë reagime lidhur me letrën e hapur drejtuar krerëve të shtetit Shqiptarë, ato ishin edhe përkrahëse por edhe që nuk ju ka pëlqyer! Duke dashur që t u drejtohem lexuesve jo që të arsyetoj vetveten por të argumentoj atë që e thashë në letrën e hapur që ia drejtova Kryeministrit të Shqipërisë zotëri Sali Bersha dhe zv. Kryeministrit zotëri Ilir Meta e cila letër u postua në disa medie elektronike si Zhurnal, Liria Kombëtare, Alsat M Shqipëriapress (Albaniapress)
Të nderuar, duke u bazuar në mësimin praktik të demokracisë perëndimore me 25 vjet jetë në Zvicër, si dhe përcjellje të rregullt të lajmeve nga shtëpitë me prestigjioze meditative siç janë CNN, BBC, ARD, ZDF, TSR1, RAI, F1 etj. kam kuptuar shumëçka që nuk ka ama asgjë të përbashkët me politikanët shqiptarë të cilët gjithmonë arsyetohen se atje qenka Ballkan! Po! Po! Atyre kur ju vërshojnë kritikat gjithmonë e kanë arsyen në majë të gjuhës: Ballkani është ky!
Në 25 vjet jetë në Zvicër, 5 inaugurimet e fundit të presidentëve amerikan i kam përcjellë në mënyrë fanatike, dhe mund të them se është impresiononte si zgjidhet Presidenti në SHBA, shtet ky me 50 të tjera shtete në vete dhe i përçarë tej mase. Mos habiteni, amerikanët janë aq të përçarë që nuk do t ju besohet, por besoni, se ato e urrejnë për së tepërmi njëri tjetrin. Megjithatë ka një anë tjetër të medaljes, e ajo është se kur janë në pyetje interesat e amerikanëve me ndonjë shtet jo amerikan, atëherë ato janë aq unik sa që do të formoni përshtypjen se nuk ka unitet më të fortë në rruzullin tokësorë!
Çka premtohet në kampanjë parazgjedhore 90 % realizohet
Mbase flasim për zgjedhjet, ato zhvillohen në mënyrën më demokratike të mundshme dhe transparenca është impresionante, formon përshtypjen se çdo njëri mund të kandidon për president të mundshëm në SHBA dhe çka është më e rëndësishme, platforma politike dhe ekonomike më bindëse fiton, dhe pas asaj ai që zgjidhet President, realizon 90 % atë që e ka premtuar gjatë zgjedhjeve, dhe demokratët dhe republikanët për interesa të SHBA-ve gjithmonë janë mbështetës të Presidentit pa merë parasysh a është ai demokrat apo republikan.
Në Evropë është e njëjta shemë e veprimit, dhe ato që dalin të flasin për fatin e popujve të tyre janë në radhë të parë udhëheqës të popujve të tyre pastaj evropian!
Ndërsa te ne çka ndodhë?
Mos vallë duhet të tregojmë se çka ndodhë kur që tani e dimë të gjithë se ato që i kemi zgjedhur, ose i kemi zgjedhur me eufori, ose e kanë shfrytëzuar euforinë për t u marrë me politikë, dhe nga premtimet bombastike asgjë nuk realizojnë, dhe po qe se vini re me kujdes nga e kaluara dhe e tanishmja, do të shihni se udhëheqësit e shqiptarëve ose kanë qenë ekstrem komunistë, ose ekstrem demokratë dhe evropian por asnjëherë shqiptarë siç duhej të ishin! Kjo letargji për fatin e keq tonin zgjatë edhe sot e kësaj dite, dhe sot i është shtuar një ekstrem tjetër- interesi personal dhe përfitimi material! Kjo s’do më tepër të komentohet, përveç se të kritikohet deri në ekstrem duke thënë se na morën në qafë politikanët aktual kudo që ato i kemi. Tani me siguri shtrohet pyetja. Pse kështu? Jam munduar të gjej përgjigjën duke hulumtuar qofshin ato nga analiza të shumta politike, qofshin ato intervista politike të zgjedhurve tanë, përgjigjen nuk kam mundur ta gjej adekuate, por dyshoj se në mesin e shqiptarëve mbretëron një betejë e madhe xhelozie për pasurim të shpejtë duke u marrë me politikë e jo për të zgjedhur çështjen aq të rëndësishme shqiptare!
Nuk hezitojnë fare të japin leksione politike të tjerëve (siç është rasti z. Meta që bën për shqiptarët e Maqedonisë apo ato të Preshevës, apo qofshin ato nga Kosova dhe kështu deri në pakufi në rrethin vicioz politik shqiptar, ndërsa ka një grumbull problemesh në oborrin e vet) duke ju thënë duroni, keni kujdes, mos këtë mos atë! Jo të nderuar, ju nuk e keni dhënë provimin vetë që të jepni leksione sepse e keni harruar një gjë tepër të rëndësishme: Se jeni shqiptarë ju keni harruar!
Si rezultat kemi mjerimin që mbretëron në mesin e shqiptarëve kudo që ato jetojnë, varfërinë e skajshme, deri edhe tek sëmundje të rënda psikike në mesin e familjarëve ose familjeve të mëdha. Në vend se për këta të kujdesen ato që deshën t i zgjedhim, ato bëjnë “politikë” të mjerueshme, ose nuk janë shqiptarë thjeshtë, ngase atyre nuk ju fishkëllon me siguri barku, nuk flejnë për toke, nuk i kapë të ftohti, i kanë këto të mira, nuk ju mungojnë! Sepse mbi të gjitha sikur janë të kënaqur që jemi të ndarë dhe se bashkimi do të na ndodhë kur të bashkohet Evropa! O Zot, çfarë demagogësh kemi!?
Për të më bindur politikanët shqiptarë se janë shqiptarë, ato duhet të fillojnë t i shikojnë interesat e shqiptarëve në radhë të parë (ato personale pastaj), ndërsa problemet tjera duhet të jenë sekondare. Si duket, politikanët aktual i kanë ngatërruar kabllot! Nuk meritojnë përkrahje, dhe nuk meritojnë të përfillen “leksionet” e tyre që ua japin “shqiptarëve tjerë”.
Mësohuni nga amerikanët dhe evropianët, nuk ju duhet më tepër.
Alisetar Ramadani – Nyon