image
Bie ndjeshëm numri i publikut në Teatrin e Tetovës. Kohëve të fundit ndodh që shfaqjet të luhet vetem para 5 apo 6 spektatorëve. Nëpër bilbordet reklamuese nuk ka risi, por vetëm se paralëjmërim për reprizim të shfaqjeve të mëherëshme të cilat luhet në kushte joadekuate, me ndriçim dhe zërim të dobët. Sipas drejtuesve të teatrit gjendja e krijuar është pasojë e mungesë së fondeve që duhet të ndahen nga Ministria e Kulturës.
“Ne në statusin e gjithmbarshëm republikan jemi ndoshta të barabartë me teatrot tjera mirëpo me buxhet të cunguar. Teatri kërkon shumë më tepër angazhim shumë më tepër shfaqje shumë më tepër mysafir nga jashtë. Ne kemi mungesa tekniko tekonologjike, për shembull nuk kemi ndriçues ose zërim të trajnuar, janë njerëz të cilët për herë të parë profesionalisht merren këtu, kemi mungesë ende të aktoreve. Repertoari përsëritet se ata vijnë në premiera dhe për ta mbajtur kondicionin ne i japim shfaqjet për ata njerëz që nuk e kanë pare”, ankohet Artan Skenderi, drejtor i Teatrit të Tetovës.
Por sipas aktoëreve, faji përvec në Ministrinë e Kulturës duhet kërkuar ndoshta edhe të menaxhimi jo i mirë me teatrin.
“Unë do ia kasha lënë fajin repertoarit të Teatrit, përshkak se në Teatrin e Tetovës vjet janë realizuar dy ose tri premiera dhe tani është muaji Maj ndërsa në Teatrin e Tetovës tani sa ka filluar një shfaqje e re. Kjo do të thotë që ne nuk mundë t’i servojmë publikut diçka të mirë sepse fundi i fundit, jemi bërë bajat vetëm me dy tri shfaqje që rrotullohen në Teatër prandaj, faji nuk mundë të themi që ësht tek aktorët por te Ministria e Kulturës që nuk ndan mjete të mjaftueshme për Teatrin e Tetovës por ndoshta edhe tek menaxhmenti i teatrit”, vlerëson aktorja Naime Azi.
“Unë nuk shoh që ministria e Kulturës përpilon projekte për zhvillimin e publikut, projekte që ndryshe quhen audience development, me të cilët mund të grumbullojmë publik dhe të kemi fond të publikut”, thotë aktori Petrit Neziri.
“Për këtë duhet analizuar e menduar gjatë sepse, ndoshta na mungon edhe kultura”, pohon aktori Altrim Mamuti.
Këtë vit teatri i Tetovës nuk realizuar ende asnjë shfaqje-premier ndërsa gjatë vitit të kaluar janë dhënë gjithsej dy premiera. Akorët dhje drejtuesit e teatrit shpresojnë  të rikthejnë publikun e humbur, por për këtë nevojitet jo vetëm fondet, por edhe menaxhim më i mirë me teatrin, i cili statusi e Isntitucioni nacional e fitoi para rreth tre viteve.
Bashkim Sulejmani