Ka filluar nga data 30 Prill  deri më 6 maj, do të mbahet festivali i filmit Rochester Internationa në të cilin do të shfaqen filma të gjinive të ndryshme përfshirë këtu komedi, drama, trilerë dhe filma dokumentarë nga Evropa, Azia dhe SHBA-ja.

Rochester International këtë vit shënon 15 vjetorin e themelimit të tij, dhe e veçanta tjetër e këtij festivali është se këtë vit do të shfaqet filmi shqiptar “Koha e Kometës” i cili shfaqet më 2 maj në kinemanë Wehrenberg Galaxy 14 Cine.

Rochester International Film Group është organizatë e artit nga Minnesota Juglindore dhe qëllimi i saj është që t’i shfaqë para publikut në Rochester filmat më cilësorë ndërkombëtar dhe filmat e pavarur