DR: Qeveria përgjegjëse për përkeqësimin e raporteve ndëretnike
Demokracia e Re sot akuzoi se VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja me politikën që e zhvillojnë janë përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe për ngecjen e proceseve eurointegruese të shtetit.
“VMRO-ja dhe BDI-ja janë gjeneratorë të krizave me politikat e tyre, siç janë enciklopedia, projekti ‘Shkupi 2014’, maqedonishtja nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë, ndërtimi i kishës, por jo edhe i xhamisë, bllokimi i Komitetit për marrëdhënie ndëretnike, mosangazhimi për sanimin e pasojave të konfliktit të vitit 2001 përmes mospërkrahjes së Propozim-Ligjit për familjet e dëshmorëve, viktimave civile dhe invalidëve të UÇK-së, procesuimi i rasteve të Hagës, moslirimi i të burgosurve të pafajshëm të Sopotit dhe shumë çështje të tjera, tha në konferencën për shtyp deputetja Flora kadriu.
Demokracia e Re apeloi deri te Qeveria ta ndërmerr përgjegjësinë dhe urgjentisht të fillojë me zgjidhjen e problemeve