Luigj Shkodrani Lajme nga Shqipëria-05/05/2010

Kukan: Jam i zhgënjyer. Bostinaru: Bejës i telefonuan nga Tirana, u prish kompromisi

Parlamenti Europian dështoi. Jo vetëm nuk mundi të afrojë palët për të nisur një dialog politik për zgjidhjen e situatës, por për herë të parë nuk mundi as të miratojë deklaratën e zakonshme përfundimtare në fund të takimit BE-Shqipëri. “Ngërçi politik ishte evident këtu në Parlamentin Europian, sepse pas dy ditë diskutimesh intensive, ne nuk ia dolëm të miratojmë deklaratën e përbashkët me rekomandimet e nevojshme. Jam i zhgënjyer, nuk e fsheh këtë, sepse për herë të parë një takim i tillë përfundon në një situatë të tillë”, vlerësoi Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit për Ballkanin në PE. Eurodeputeti rumun i PSDE-së, Victor Bostinaru, u shpreh se kompromisi u arrit me të dyja palët. “Zoti Beja erdhi në fund të negociatave, e ndoshta, them se ndoshta, ai pati telefonata nga Tirana, sepse bllokoi negociatat dhe ne nuk ia dolëm të miratonim deklaratën përfundimtare”, tha ai. Në vlerësimin e eurodeputetit kjo është e paprecedentë për takime ndërparlamentare apo komitete të përbashkëta që të mos kenë një qëndrim përfundimtar. “Kjo është alarmante për Parlamentin Europian, i cili nuk po sheh gatishmëri nga të dyja palët në Shqipëri për të punuar së bashku për fatin europian të vendit tuaj. Unë nuk e kuptoj dhe nuk e pranoj që përmes pingpongut, ne këtu në Parlamentin Europian të bashkëpunojmë, ndërsa kolegët tanë shqiptarë të mos bëjnë të njëjtën gjë”, insistoi Bostinaru.
Jo më pak e ashpër u tregua në deklaratat e saj të djeshme edhe eurodeputetja gjermane e PPE-së, Doric Pack. Ajo shprehu keqardhja që jemi ende në këtë situatë kaq problematike. “Tani ka protesta, bëhet grevë urie, po ata duhet të punojnë bashkë dhe i kuptoj shqiptarët që u ka ardhur në majë të hundës, që nuk besojnë më tek askush, as te kjo qeveri, as tek opozita, pasi kjo sjellje nuk e ndihmon klimën e krijuar në shoqërinë shqiptare”, theksoi Pack. Më tutje, shkon eurodeputeti Bostinaru, i cili i bën thirrje Edi Ramës dhe Sali Berishës të nisin menjëherë bashkëpunimin, për një marrëveshje të momentit të fundit, që është në mënyrë dramatike shumë e nevojshme. “Ndoshta mesazhi im është po ashtu dramatik, por ata duhet të kuptojnë se nuk mund t’i tregojnë muskujt njëri-tjetrit në mënyrë të vazhdueshme. Çmimi është shumë i lartë dhe ata duhet të bëjnë ‘STOP’. Letrat janë në duart e zotit Berisha, sepse unë po të isha Kryeministër i Shqipërisë, e imagjinoj se ç’duhet të bëja, por fakt është se është z. Berisha. Ai duhet të tregojë lidership, gatishmëri e fleksibilitet për të arritur marrëveshje”, u shpreh Bostinaru.
Negociatat për të gjetur kompromis mbi deklaratën e përbashkët nisën që në mëngjes, përpara se të fillonte zyrtarisht takimi.
Ndërsa eurodeputetët e majtë dhe të djathtë hoqën dorë nga mbështetjet respektive të partive shqiptare, vetë socialistët dhe demokratët fokusuan energjitë e tyre në çdo fjalë të deklaratës, secila palë duke mbrojtur interesat e selive përkatëse. Shqipëria renditet e treta, pas Turqisë dhe Maqedonisë, në historikun e Parlamentit Europian për mosarritje të marrëveshjes me rekomandimet përfundimtare.
 
Marre nga Shqip.
 
 
Bregu replikon me eurodeputetin e majtë Bostinaru
 
 
Dita e dytë e takimit BE-Shqipëri në Parlamentin Europian mishëroi mungesën e dialogut mes pozitës dhe opozitës shqiptare në sy të komisionit, vendeve anëtare dhe eurodeputetëve. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, nisi fjalën e saj me replikën, që iu mohua një ditë më parë nga bashkëkryetari i seancës, Eduart Kukan, ndaj deklaratës së eurodeputetit socialist Boshtinaru, sipas të cilit fjalimi i Berishës në Bruksel krijonte përshtypjen e një vendi ideal. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se “Shqipëria është një vend ideal, sepse është vendi im dhe ne ia dolëm që pas 20 vitesh të identifikojmë perspektivën perëndimore, në vend të perspektivës bolshevike. I menjëhershëm ishte reagimi i eurodeputetit të PSDE-së, Victor Bostinaru, sipas të cilit “poezia nuk e ndihmon asnjëherë përshpejtimin e gatishmërisë së vendit për t’u anëtarësuar në BE”. Bregu reagoi sërish, duke thënë se “mu dha shansi nga ju kur thatë dje ‘ideal’, kjo fjalë qëndron këndshëm për poezinë”. “Zoti Rama ka thënë se nuk do të mbahen zgjedhjet në këtë vend nëse kutitë e votimit nuk hapen e për sa kohë që Berisha do të jetë Kryeministër. Pas tij, dëgjuam moton e Luftës së Dytë Botërore, një apel i bërë nga djaloshi i ri që është aty e që tha: “Liri a vdekje” do të jetë motoja jonë. Ja ku e keni, pyeteni çfarë dëshiron tani, vdekje a liri për shqiptarët”. Arben Malaj iu përgjigj në shqip me pyetjen “ministrja erdhi për dialog apo si militante e PD-së?”. Bregu këmbënguli se ka një komision hetimor tashmë në Parlament që nuk funksionon, por sërish oferta e mazhorancës ndaj zotërinjve të opozitës është që të vijnë dhe të pranojnë ofertën e shumicës për të hetuar procesin, madje dhe përmes ndihmës së 100 prokurorëve”. Deputeti socialist, Ditmir Bushati, tha se akuzat ndaj opozitës janë të papranueshme dhe shtroi pyetjen specifike që i referohet raportit të progresit të Komisionit Europian për vitin 2009. “Në të përmenden emra të përveçëm ministrash, të cilët janë ende në kabinetin ‘Berisha’, çështja e Gërdecit dhe ajo për rrugën Rrëshen-Kalimash. Çfarë keni bërë ju zonja ministre, si përfaqësuese e qeverisë, për t’i adresuar këto dy raste të nivelit të lartë të korrupsionit?” – nënvizoi Bushati. Komisioneri Stefan Fule konstatoi se është e qartë se duhet t’i jepet fund kulturës së padënueshmërisë. “Për këtë arsye po ndjekim nga shumë afër zbatimin e ligjeve të reja dhe funksionimin e institucioneve. Për këtë arsye po nxisim për dhënie të rezultateve konkrete të besueshme për këtë çështje. Lufta ndaj korrupsionit nuk duhet të ndalet përballë asnjë dere, e përballë asnjë zyre, aq më tepër për zyrtarët e lartë, ku përgjegjësia është akoma më e rëndësishme. Ndaj komisioni po e ndjek këtë çështje nga afër”, insistoi Fule.
 
Marre nga Shqip.
 
 

Xhafaj: Greva e urisë pa afat, protesta në çdo qytet dhe fshat të vendit

Shekulli Online
 
Xhafaj: Greva e urisë pa afat, protesta në çdo qytet dhe fshat të vendit
 
UPDATE- Greva urie pa afat dhe protesta në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga grevistët e urisë për transparencën e zgjedhjeve, përballë shurdhërisë së qeverisë.
Gjatë një komunikimi për mediat, deputeti grevist Fatmir Xhafaj ka njoftuar përshkallëzimin e detyruar të protestës opozitare.

“Ne kemi hyrë në grevë urie në emër të themelit të cdo demokracie, kërkesa jonë është e thjeshtë; hapje kutish dhe materialeve zgjedhore. Kërkesa jonë nuk ka për synim marrjen e pushtetit, por qëllim që zgjedhjet e ardhshme të jenë të garantuara dhe manipulimet të mos përsëriten me”- ka thënë Xhafaj.

Ai ka kujtuar se qeveria gënjeshtare e Berishës nuk pati vesh të dëgjonte 200 mijë shqiptarët që protestuan për hetimin e zgjedhjeve.

Letra e plote derguar nderkombetareve
Tiranë, 5 Maj, 2010
Komiteti i Grevës së Urisë
Letër drejtuar përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe medias

Të dashur miq,
Ne, 22 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë sëbashku me 200 bashkëqytetarë, të shqetësuar për fatin e demokracisë në vendin tonë, kemi vendosur të angazhohemi në formën më ekstreme të protestës demokratike, duke hyrë në grevë urie në emër të themelit të cdo demokracie : zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kërkesa jonë është një kërkesë e thjeshtë dhe demokratike: hetim parlamentar i plotë dhe i detajuar mbi zgjedhjet e 28 qershorit, që përfshin hapjen e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore që gjenden brenda kutive. Kjo kërkesë e jona nuk ka për synim marrjen e pushtetit në tavolinë, por ka qëllimin e pastër që zgjedhjet e ardhshme të jenë të garantuara dhe manipulime si ato të zgjedhjeve të fundit të mos përsëriten më.

Për plot nëntë muaj, ne jemi përpjekur të ushtrojmë të drejtën tonë kushtetuese për transparencë, por përpjekjet tona kanë ndeshur murin e arrogancës dhe kokëfortësisë të një qeverie, veprimet e të cilës nuk njohin më kornizat e vendosura nga Kushtetuta e Republikës. Është pikërisht kjo qeveri që nuk pati kurajë për të reaguar ndaj mbështetjes të jashtëzakonshme të qytetarëve shqiptarë për kauzën tonë. Plot 200 mijë shqiptarë protestuan në Tiranë në emër të transparencës së votës së tyre, por sërish, qeveria nuk pati vesh për të dëgjuar kërkesat e tyre demokratike.

Kryeministri Berisha flet për një vendim gjykate që pengon transparencën, por përgjatë dhjetë muajve të fundit ai nuk ka arritur kurrë ta bëjë publik këtë vendim për arsyen e thjeshtë se ky vendim nuk egziston. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar se kjo gënjeshtër e Sali Berishës, e ndërtuar në formën e një alibije për të penguar transparencën e zgjedhjeve, fatkeqësisht është besuar edhe nga një pjesë e miqve dhe partnerëve të Shqipërisë.

Përballë këtij mohimi të jashtëligjshëm dhe antikushtetues të së drejtës tonë për transparencë, të vetëdijshëm për rëndësinë e kauzës tonë për fatin e demokracisë dhe zgjedhjeve të ardhshme në vend, ne kemi vendosur ta përshkallëzojmë protestën tonë duke hyrë në një grevë urie pa afat, që do të shoqërohet nga protesta në mbrojtje të kësaj kauze në cdo qytet dhe fshat të Shqipërisë.

Ky vendim nuk ishte i lehtë për tu marrë dhe në të njëjtën kohë ne jemi të vetëdijshëm për pasojat që ky vendim mbart. Por, sikundër secili prej jush në vendin tuaj, ne nuk mund të sakrifikojmë më demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme në vendin tonë.

Ajo çka ne kërkojmë është një standard që në vendet tuaja konsiderohet normal: zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asgjë më shumë. Asgjë më pak.

Nënshkruar nga pjesëmarrësit e grevës së urisë
________________

Ora 11.00
Balla e Malaj, sërish në grevë:Dalim vetëm pasi të arrijmë transparencë

Deputetet Taulant Balla dhe Arben Malaj i janë rikthyer grevës së urisë, pas një shkëputjeje për shkak të vizitës së tyre në Bruksel.

Pak para se t’i bashkoheshin kolegeve deputete dhe 180 mbështetësve të tjerë, Balla deklaroi për mediat se janë aty jo vetëm në mbajtje të fjalës së dhënë dhe respektit të madh për kolegët, por për të cuar deri në fund betejën e nisur.

“Jam këtu së bashku me kolegun Malaj për t’iu bashkuar grevës së urisë. Greva e urisë është element demokratik sa cdo lloj proteste, por kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë. Ka ndodhur me shumë sukses në vitin ’91 dhe ju siguroj që kjo grevë do ketë po aq sukses”- tha Balla.

Ora 09.30
Greva e urisë, Gjermeni: Gjendja shëndetësore sot, më e rënduar
UPDATE- Paraditja e sotme i ka gjetur grevistët e urisë me shëndet më të dobët, por gjithnjë të vendosur për të mos u tërhequr përballë veshtirësive shëndetësore dhe vuajtjeve fizike.

Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni ka deklaruar se situata shëndetësore paraqitet më e rënduar, ndonëse grevistët mbahen me moral shumë të lartë.

“Gjendja sa vjen e rëndohet dhe kjo është e kuptueshme. Është shtuar numri i atyre që marrin serume dhe problemet me tensionin, dhimbjet e kokës dhe këputjet trupore janë shtuar”- ka thënë ajo.

Sipas Gjermenit, të gjithë grevistët mbahen në mbikëqyrje dhe në rastin e parë të përkeqësimit do të shihet mundësia e zëvendësimit të tyre, me shumë të tjerë që janë gati të vazhdojnë betejën.
______________

4 maj, protesta në ditën e pestë
UPDATE- “Situata po përkeqësohet dhe kriza thellohet çdo ditë e më shumë, por ne nuk ndalemi nga beteja e nisur, pa e çuar atë deri në fund”. Kështu ka deklaruar lideri i PS-së, Edi Rama nga çadrat para kryeministrisë, ku grevistët e urisë kanë hyrë në ditën e pestë.

“Ne nuk ndalemi dhe do ta çojmë përpara këtë betejë, pasi kemi marrë përgjegjësinë tonë me vetëdije të plotë kombëtare, europiane dhe qytetare. Protesta do të vijojë me të gjithë fuqinë e shpirtit dhe dhimbjen e trupit që nevojitet për t’i dhënë rezistencës paqësore të gjithë përmasën e aspiratës”- tha Rama.

Sipas tij, opozita sot nuk është në protestë për pushtet, por për transparencë dhe kërkon që të vihet në vend e drejta e popullit për t’u zgjedhur nga ata që voton dhe jo nga ata që vjedhin votat.

ora 10.30
Gjoni: Nuk levizim nga sheshi pa gjetur zgjidhje
Grevistët e PS-së dhe mbështetësve të tyre janë të vendosur për të çuar deri në fund kauzën për të cilën janë të ngujuar; transparencën e zgjedhjeve.

Në ditën e pestë të grevës së urisë dhe protestës për transparencë, Ilir Gjoni ka deklaruar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” se nuk kanë ndërmend të lëvizin nga vendi pa marrë zgjidhjen e kërkuar.

“Ne jemi të vendosur të kërkojmë transparencën dhe një jetë më të mirë për fëmijët tanë”- ka thënë Gjoni, pas vizitës në çadrat e grevistëve.

Sipas tij, Berisha nuk duhet të bëjë të paditurin në sytë e shqiptarëve, por të tregojë se cili është ai vendim gjykate që nuk lejon hapjen e kutive dhe transparencën e votës së shqiptarëve.

Ai i ka cilësuar të turpshme reagimet e tij dhe të kryeparlamentares, Jozefina Topalli. “Mjaft të shohësh reagimin e saj dhe e kupton se në çfarë hapësirash të ngushta kanë vepruar deputetet e PS-së. Fshati digjet, Jozefina krihet”- ka thënë Gjoni, duke komentuar vizitën e saj te deputetja Klodiana Spahiu, në spital.

Dje qytetare dhe mbeshtetes te PS-se iu rikthyen bulevardit Dëshmorët e Kombit në protestën e radhës për transparencën zgjedhore.
Deputeti i PS, Fatmir Toci, gjatë fjalës së tij ka akuzuar qeverinë Berisha se po grabit xhepat dhe pronat e familjeve shqiptare dhe ka theksuar se protesta nuk do të ndalet.
Ndersa kreu i PDS tha se “kjo rezistencë duhet të shkojë deri në fund. Kjo protestë është një stafetë ku duhet të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pasi nuk bëhet për pushtetin e një partie, por për lirinë”.
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule u shpreh se “mazhoranca shpifi duke akuzuar opozitën për djegien e flamurit. “Flamurin kemi detyrë që ta ruajmë e ta mbrojmë”, u shpreh Dule. Sipas tij, kjo histori ka një fund dhe ai është i afërt. “Fundi është si medalja me dy anë. Këtu është shpresa jonë, këtu është e ardhmja dhe këtu është Brukseli”, theksoi Dule.
Ndërkohë kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela tha se janë 200 njerëz që kërkojnë mbështetje në sakrificën e tyre për t’i dhënë fund kësaj qeverie. “Kjo qeveri kërkon të na shkatërrojë tërësisht pasi na ka vjedhur votat. Nuk ka mundësi për të ndryshuar rënien ekonomike të Shqipërisë. Pas 2 muajsh do dëgjoni se nuk do të ketë më para për të paguar rrogat”, theksoi Ngjela.
 
 

Romeo, vlonjati 20-vjeçar i rikthehet grevës së urisë: I zhgënjyer nga votimi im i parë

Shekulli Online
 
Romeo, vlonjati 20-vjeçar i rikthehet grevës së urisë: I zhgënjyer nga votimi im i parë
 
Historia e Romeo Sinaj nga Vlora qe per nje muaj ben 20 vjec. La grevën vetëm për disa orë për shkak të humbjes së ndjenjave dhe rikthehet sërish.
“Do të rikthehem përsëri në grevë dhe nuk do të ndaloj edhe para rrezikut për jetën”. Kështu u shpreh për gazetën 20-vjeçari grevist, Romeo Sinaj nga Vlora, i cili u detyrua dje të linte grevën e urisë për disa orë, pasi humbi ndjenjat. Mjeku që e ka ndjekur theksoi se djali ka marrë vetëm serum në spital dhe pas realizmit të gjitha analizave do të rikthehet përsëri në grevë. Sapo ka lënë dyert e Urgjencës së Patologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Romeo Sinaj i vendosur është nisur rreth orës 17:30 minuta për tu futur sërish në grevë, ndonëse fiziku i tij shumë i dobët dukej se e ka të papërballueshme.

Mjekët thanë se keni humbur ndjenjat në grevë. Mund të na thoni se si ndiheni tani?
Nuk e mbaj mend momentin që kam humbur ndjenjat. Mendoj se zgjati për pak kohë kjo situatë, pasi kur erdha në spital dhe mora serum u përmenda e tani jam gati të futem sërish në grevë. Sigurisht që këtu më kanë bërë të gjitha analizat dhe e vetmja gjë që kam konsumuar është serumi.

Edhe pse humbët ndjenjat dhe përfunduat në spital, do të rrezikoni sërish?
Nuk e quaj ndonjë rrezik të madh. Unë do të vazhdoj grevën së bashku me të tjerët deri sa vullneti për votën e lirë dhe të ndershme të popullit të zbatohet. Nëse ky vullnet nuk zbatohet, ju duhet ta dini se ky është rreziku më i madh dhe jo humbja e ndjenjave apo rrezikimi i jetës në një grevë urie.
Sa vjeç jeni dhe për çfarë studioni?
Edhe për një muaj mbush 20 vjeç. Për herë të parë kam votuar në zgjedhjet e qershorit. Është për të ardhur keq që unë dhe shumë bashkëmoshatarë të mi na u desh të zhgënjeheshim nga këto votime, sepse u vodh vota e lirë e popullit. Tani jam student në degën Administrim-Biznes në Universitetin e Vlorës.

Përse vendosët të merrni pjesë në këtë grevë dhe aq më tepër tani po merrni vendimin për tu rikthyer sërish, ndonëse mjekët theksojnë se keni fizik të dobët për të përballuar grevën e urisë?
Po është shumë e thjeshtë. Jam këtu për një parim, për të cilin dua të luftoj deri në pikën e fundit. Kjo Qeveri po mohon votën e lirë të popullit. Vota është një e drejtë legjitime e çdo njeriu dhe nuk duhet vjedhur, por duhet fituar.

_________________

Bllokimi i bulevardit, policia tjetër letër Ramës: Trafiku është në kaos
UPDATE- Policia e TIranes i eshte drejtuar me nje tjeter leter zyrtare kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe kreut të PS-së së Tiranës, Besnik Bare, ku i kërkon zhbllokimin e sheshit dhe normalizimin e trafikut. Letra mban firmen e kreut te Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ne vijim te korrespondences mes paleve.
Vocaj ne letren e sotme nenvizon problemin e madh qe shkakton ne qarkullimin e mjeteve, shmangia e tyre nga bulevardi kryesor dhe per kete kerkon lirimin sa me pare te tij.
Kjo leter vjen pas asaj te nje dite me pare, kur Vocaj shkruante se “Duke vlerësuar situatën e krijuar të trafikut rrugor në Tiranë për shkak të bllokimit me datë 30.04.2010 edhe të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ju informojmë se, bllokimi i bulevardit nga data 30 e në vazhdim ka rënduar së tepërmi situatën e trafikut këtë fundjavë”- thuhet në letrën e Vocajt, për Ramën.

Sipas tij, vazhdimi i mbajtjes së tij të bllokuar edhe për ditët në vazhdim, kur fluksi i qarkullimit të automjeteve rritet ndjeshëm do të përkeqësojë edhe rëndojë më tej situatën e trafikut rrugor në Tiranë dhe në tërësi të rendit publik.

“Zoti kryetar i Bashkisë së Tiranës, kërkojmë ndërhyrjen tuaj që me autoritetin e kryetarit të bashkisë të ndërhyni për zhbllokimin e këtij segmenti rrugor dhe normalizimin e trafikut në qytetin e Tiranës”- shkruan Vocaj.

Ndërkohë, në letrën për Besnik Baren, Vocaj thekson se Ligji për tubimet nuk lejon zhvillimin e tubimeve disa ditore dhe vënia e pengesave dhe ndalimi me cdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit përbën vepër penale.

_______________

Policia: Grevistët të lënë sheshin.Rama:Ndërhyrjet me forcë janë provokim
Policia e kryeqytetit kërkon të largojë 22 deputetët dhe 180 përkrahësit e Partisë Socialiste nga sheshi përballë kryeministrisë ku ata kanë hyrë në grevë urie. Duke e cilësuar këtë veprim si të jashtëligjshëm, policia ka kërcënuar se do të nisë ndjekjen penale për organizatorët e grevës. Sipas korrespondencës zyrtare, organizatori i grevës dhe i protestës është kryetari i PS-së, Edi Rama.

Pas “qetësisë” së kryeministrit, veprimi i parë i strukturave shtetërore kundër protestës duket se është lëvizja e nisur nga policia e kryeqytetit. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë pohuan dje se pas përfundimit të tubimit, grupi parlamentar i subjektit Partia Socialiste, rreth orës 21:30 komunikoi hyrjen e një grupi deputetësh dhe qytetarësh në grevë urie, duke vendosur çadra dhe improvizuar një vend për zhvillimin e grevës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit, ndërmjet Godinave të Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, duke bllokuar plotësisht këtë bulevard, për kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve. “Në të gjitha njoftimet që Partia Socialiste ka dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nuk ka kërkuar mbështetjen e policisë për këtë përshkallëzim të protestës, me qëllim që policia të marrë masat e saj në zbatim të ligjit.

Sqarojmë opinionin publike se veprime të tilla që pengojnë qarkullimin e mjeteve të transportit përbën veprën penale të parashikuar nga nenin 293 i Kodit Penal. Policia e Kryeqytetit u kërkon organizatorëve të grevës që të marrin masa për zhbllokimin e bulevardit dhe lënien e lirë të mjeteve të transportit”, – thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës. Sipas saj, të gjithë protestuesit janë filmuar nga kamerat e policisë për shkakun se ky veprim parashikohet në nenin 21 të ligjit Nr. 8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet”.
 
 
 
 
 

Libri i Jetës, Ramiz Alia: Si u njoha me Enverin

Shekulli Online
 
Libri i Jetës, Ramiz Alia: Si u njoha me Enverin
 
Jo pa keqardhje ai thotë se ky nuk është një ditar, sepse ai nuk mbante shënime, por është një rrëfim me meditime dhe kujtime për një periudhë 70-vjeçare, i cili sapo ka dalë në treg, botuar nga shtëpia botuese “Toena”.
Aty janë vitet e rinisë së djaloshit nga Shkodra, Lufta Nacional-Çlirimtare, periudha e vështirë e pasçlirimit, dhe nuk mungon padyshim koha kur ai ishte në krye të shtetit shqiptar, pas vdekjes së Enver Hoxhës, 25 vite më parë.

Si protagonist dhe dëshmitar i gjysmës së shekullit që lamë pas, Alia ndriçon disa nga momentet më të rëndësishme dhe delikate të historisë së popullit shqiptar. Në pjesën e parë të rrëfimit t ëish-presidentit do të njhemi me punën e tij pranë Enver Hoxhës që nga vitet e luftës deri në vitin 1985 dhe vlerësimet për figurën e tij.

Rrëfimi i bashkëpunëtorit më të ngushtë të ish-udhëheqësit komunist. Takimet e para që në kohën dhe luftës dhe puna me të në drejtimin e vendit. Si sillej Enver Hoxha me bashkëpunëtorët dhe reagimin ndaj dështimeve apo veprimeve armiqësore. Dhe autokritika për ngritjen e kultit të Hoxhës në kohën e vitet ’60-’70

Per here to pare, sic e permenda edhe me siper, kam pasur mundesi ta “njoh” E. Hoxhen diku nga fillimi i vitit 1943. E dija që kishte qenë profesor ne Gjimnazin e Tiranes dhe me pas ne liceun e Korces, qe ishte udheheqes i PKSH dhe qe ishte ne ilegalitet.

Tek ne to rinjte, aktiviste to LNCL, emri i E. Hoxhes permendej shpesh, sidomos pas demonstrates se pare antifashiste ne Tirane, asaj te 28 Tetorit të vitit 1941.

Në perleshje me policine fashiste, Profesori kishte goditur me nje grusht aq te forte sa e kishte rrezuar perdhe kolonelin italian, komandant te forcave policore, qe perpiqeshin te shperndanin demonstraten. Ky “vigan” na ra ne sy të gjitheve.

“Njohja” ime me Enverin ishte krejt e rastit. Bile me teper e pame njeri¬tjetrin, sesa folem. Ja si ndodhi: Kam treguar se me Zeqi Agollin ishim shoke shume te ngushte. Nje dite, si shume here te tjera, une shkova ne shtepine e Zeqiut, sepse bashke do te pergatitnim mesimin e neserm te shkolles.

U futem ne nje dhome dhe, pasi mbaruam mesimet, ndesha po dilnim, ne korridor ndesha me Enverin. E njoha ate burre te gjate, me trup te lidhur, te veshur me pantallona dhe nje zhile. Na foli ai i pari: “Mbaruat me mesimet?” na pyeti.

Pastaj, pa pritur pergjigjen tone, iu drejtua Zeqiut: “Ky eshte ai shoku yt per te cilin me ke treguar se mesoni dhe shoqeroheni bashke?” Zeqiu pohoi. Enveri me shtrengoi doren dhe na u drejtua -Le dyve: “Ju duhet te mesoni mire. Por duhet te jeni edhe ne ballë te rinise shkollore, per to ngritur ate ne lufte kunder fashizmit. “. Ne nuk thame asnje fjale, vecse tundem kokat, si per te thene “po, ashtu eshte” dhe u larguam.

Heren e dyte e pashe E. Hoxhen ne fshatin Panarit te Korçës, ne mars te vitit 1944, pasi mbaroi kursi politik, per te cilin kam folur me siper. Natyrisht tashme edhe paraqitja e tij ishte tjeter, me veshje gjysme ushtarake, me kilota e cizme, me kobure ne brez dhe rrip me fisheke.

Edhe ne pamje kishte ndryshuar. Fytyra sikur kishte marre ngjyre tjeter, nje pamje malesore, por gjithnje e qeshur. Ndersa sjellja e tij ishte ashtu sic e kisha pare heren e pare, e ngrohte, miqesore.

Me njoftoi se isha caktuar te punoja me rinine ne ushtrine partizane, konkretisht si anetar i seksionit politik te Brigades se 7-te, e cila sapo ishte formuar ne Skrapar. Me keshilloi qe, pervec punes me rinine e brigades, te kujdesesha edhe per gjendjen e rinise ne terren, kudo qe do te kalonte brigada.

“Por -shtoi- mos u kufizo vetem me punen e rinise. Bashkepuno edhe me shoket e komandes dhe ata te partise ne brigade. Mbaj lidhje me KQ te Rinise, por shkruaji edhe Shtabit te Pergjithshem, kur ke ndonje sugjerim”.

Heren e trete e kam takuar E. Hoxhen ne gusht te vitit 1944, gjate punimeve te Kongresit I te Bashkimit te Rinise Antifashiste Shqiptare, i cili njihet si Kongresi i Helmesit, si edhe ne mbledhjen e KQ te Rinise Komuniste qe u mbajt po ne Helmës, menjehere pas Kongresit.

Diten qe u hap Kongresi, pata nderin qe, ne erner te te gjithe delegateve, t’i uroja mireseardhjen ne Kongresin tone dhe t’i premtoja se rinia Shqiptare do te vazhdonte me vendosmeri luften deri ne clirimin e plote te vendit.
Takimi tjeter, gjate Luftes, ka qenë ne ditet e para te muajit dhjetor 1944, pak dite pasi ishte cliruar e gjithe Shqiperia.

Tani ai ishte ne zyrat e Kryeministrise, ne Tiranen e cliruar. Ne kete takim, ai me foli per punen e madhe qe na priste per rindertimin e vendit te shkaterruar nga lufta dhe me njoftoi se une isha caktuar me detyren e Komisarit te Divizionit V dhe me foli gjate se si duhet te silleshim me popullin, vecanerisht ne Kosove, si dhe me forcat jugosllave.

Kam treguar per kete takim edhe me pare. Pas clirimit te vendit, takimet e mia me E. Hoxhen kane qenë të shumta, bile 25 vitet e fundit (1960-1985), mund te them pa e ekzagjeruar aspak, ato kane qenë të perditshem.
Enver Hoxha u be nje udheheqes i dashur per popullin, sepse te gjithe veprimtarine e tij revolucionare e vuri ne sherbim te lumturise se masave dhe te perparimit te Shqiperise.
Enver Hoxha ishte organizator dhe politikan mendjemprehte.

Ai ishte arkitekt i ndertimit socialist. Por ka nje veti qe karakterizon tere qenien e tij: dashuria per popullin. Enver Hoxha nuk lindi shtetar i shquar -dashuria per popullin dhe atdheun e beri te tille.

Ai nuk ishte ideolog e mendimtar i dale nga bankat e universiteteve – perkushtimi ndaj ceshtjes se revolucionit e armatosi me kete cilesi. Enver Hoxha ishte udheheqes i Luftes NÇL, e cila perben faqen me to ndritur ne historine tone kombetare.

Ai e udhehoqi kete Lufte ne krye te partizaneve, ne lufte te perditshme, me arme, me pene, me debate, duke pare qarte atehere kur te tjere qorollepseshin, duke frymézuar guxim dhe vendosmeri atehere kur armiqte e tradhtaret mbilinin frike e disfatizem. Tek Enveri guximi dhe maturia ishin gjithnje bashke, ne pajtim dhe harmoni te plote.

Tamam kjo, bente qe ai te ishte gjakftohte edhe ne ato momente kur fare lehte mund te humbej durimi, edhe atehere kur armiqte kerkonin “sherr” dhe i shumëfishonin provokacionet. Ne kohe te tilla, si ne rastin e largimit te flotes sovjetike nga Baza e Vlores apo denoncimi i Traktatit te Varshaves, ai shperthente fuqishem me gjithe mencurine e trimerine e tij.

Enver Hoxha ishte nje intelektual me njohuri te gjera. Ai kishte nje kulture te gjere humanitare, por orientohej me kompetence edhe ne shkencat natyrore. Kishte dijeni. te shumta, si per kulturen e se kaluares, ashtu edhe per ate bashkekohore, si per kulturen klasike, ashtu edhe per drejtimet moderne e moderniste të artit te sotem, si per trashegimine kulturore të ilirëve dhe te shqiptareve te mocem, ashtu edhe per zhvillimet e sotme te letersise dhe te artit tone modern. Kujtesa e forte e ndihmonte se tepermi te perdorte me efikasitet te plote dhe atje ku duhej, te gjithe bagazhin e madh kulturor qe zoteronte.

Njerez te ndryshem me kane bere pyetjen: “A i degjonte Enveri shoket dhe a i pyeste ata, apo vepronte ne koke te vet?”

Te tilla pyetje behen, sepse propaganda e kundershtareve sidomos pas ngjarjeve te vitit 1990, e pershkruan Enverin si diktator te eger. Pergjigja ime per pyetjen e mesiperme eshte: “Po, Enveri i degjonte shoket, keshillohej me to per probleme te ndryshme dhe vepronte sipas vendimeve qe merreshin kolegjialisht”. E. Hoxha, ne veprimtarine e tij me njerezit dhe me shoket, ishte i sjellshem e korrekt.

Ne pergjithesi, ai ishte i qete, por ne rastet kur ndokush nuk zbatonte mire detyrat qe i ishin ngarkuar, ose bente ndonje gabim serioz ne pune, Enveri ishte i rrepte dhe kerkonte llogari deri ne fund. Ndaj armiqve, ose edhe ndaj atyre qe dyshoheshin si te tille, ai ishte i papajtueshem dhe i ashper.

Thashe se Enveri keshillohej me shoket, por kuptohet qe ai degjonte kryesisht ata shoke qe vertete kishin mendime te vlefshme. Enveri keshillohej vecanerisht me M. Shehun dhe H. Kapon, por per probleme te vecanta, keshillohej edhe me shoke te tjere, sipas sektoreve qe drejtonin.

Deri ne mesin e viteve ’70-te, pra para se to pesonte atakun. e pare ne zemer, ai gjente rastin dhe takonte njerez te shquar ne fusha te ndryshme te veprimtarise shteterore e shocjerore. Shpesh therriste ne zyrén e tij ministra dhe specialiste, degjonte shkrimtare e intelektuale te vecante, kuadro te universitetit etj.

Ne ate kohe, jo rralle udhetonte edhe neper krahina të ndryshme te vendit, njihej nga afer me gjendjen e puneve, takonte fshatare e punetore, kuadro e intelektuale. Keto kontakte i sherbenin si burim informacioni, vec raporteve zyrtare partiake ose qeveritare, qe merrte rregullisht.

Eshte folur dhe flitet shpesh per “kult” te Enverit. Sipas mendimit tim, periudha kur “kulti i Enverit” mori perpjesetime te medha, ka qenë ajo e viteve ’60-70-te. Ne ate kohe, Shqiperia kishte kaluar me sukses bllokaden sovjetike dhe i kishte neutralizuar disa veprime te tyre per minimin e Republikes se Shqiperise.

Ne plan ndërkombetar, Shqiperia po shihej me me simpati, sidomos per faktin se ajo ndiqte nje politike te pavarur, ose te pakten qe nuk i nenshtrohej ndikimeve, as te Lindjes, as te Perendimit. Ndersa ne aspektin ekonomik, pa dyshim, ishte periudha me e mire. Kishte nje zhvillim te shpejte te industrise, sidomos te energjetikes dhe te industrise kimike.

Ne kete kohe perfundoi elektrifikimi i te gjithe vendit. Nga ana tjeter, bujqesia pati nje zhvillim te suksesshem. Shqiperia arriti te siguroje ne vend prodhimin e dritherave të bukes, ndersa eksportonte perhere e me shume prodhime bujqesore-blegtorale.
Sukseset krijuan, ne pergjithesi, nje atmosfere euforie. Ato i atribuoheshin vijes se Partise, qendrimit te saj politik, qe Conte perpara ndértimin socialist, duke sfiduar si imperializmin, ashtu edhe revizionizmin.

Ne ate kohe, Shqiperia terhoqi edhe vemendjen e vendeve perendimore, pa folur per levizjen marksi.ste-leniniste dhe te gjithe atyre qe nuk u pajtuan me pikepamjet e Hrushovit.

Kjo situate ka ndikuar per krijimin e nje klime euforike dhe te vetekenaqesise tek e gjithe udheheqja e partise, duke perfshire edhe Enverin. Natyrisht edhe per krijimin e kultit te Enver Hoxhes.

Lidhur me “kultin”, mund te them se Enveri, personalisht, nuk e ka kerkuar nje gje te tille. Por ishim ne, bashkepunetoret e tij, ishte e gjithe propaganda e partise, qe ka luajtur rol per krijimin e kultit. Mund te thote ndokush: – Po Enveri perse e lejonte nje gje te tille? F verteta eshte se ai, ne disa raste, ka porositur qe te ndalen teprimet ndaj figures se tij.

Por me pas, duket se edhe ai u ambientua me nje situate te tille.
Pasojat e kesaj vetekenaqesie nuk mund te mos jene pasqyruar ne ngjarjet qe kane karakterizuar sidomos vitet ’70-te, si ne perjashtimin e disa kuadrove ne udheheqje te partise, ashtu edhe ne prishjen e marredhenieve me Kinen.

Per keto do te ndalem sipas radhes, por eshte e qarte se euforia dhe vetebesimi qe rrembeu te gjithe udheheqjen e partise, penguan qe te arrihet ne konkluzionin se rruga e autarkise dhe e kufizimit te lidhjeve ekonomike me boten e jashtme, qofte edhe me ate “kapitaliste e revizioniste”, do te sillte pasoja negative ne zhvillimin e vendit.

Duke vend ne dukje sa me siper, deshiroj te nenvizoj se une kam qene dhe jam i mendimit qe, si per sukseset, ashtu dhe per gabimet, pergjegjesi ka jo vetem E. Hoxha, por e gjithe udheheqja e partise.

Kjo per arsye se, pergjithesisht, sic e kam thene disa here, vendimet parimore dhe kryesore jape marre ne menyre kolegjiale, ose sidoqofte, per ato kane gene ne dijeni te gjithe anetaret e udheheqjes. Asnjeri prej tyre, ne asnje rast, nuk ka ngritur zerin dhe nuk ka kundershtuar.

Pavaresisht nga sa eshte shkruar e thene per E. Hoxhen, duhet theksuar se E. Hoxha ka qene udheheqesi me i shquar i popullit shqiptar gjate gjystnes se fundit te shekullit XX. Nen drejtimin e tij, populli shqiptar u bashkua gjate Luftes dhe arriti te fitoje lirinë dhe pavaresine e humbur.

Nen udheheqjen e E. Hoxhes, Shqiperia e lire dhe e pavarur, me pune dhe perpjekje kolosale, kaperceu prapambetjen shekullore dhe hyri ne rrugen e zhvillimit dhe te perparimit ne te gjitha drejtimet, ekonomike e kulturore.
Nen udheheqjen e E. Hoxhes, Shqiperia fitoi ne syte e botes nderin dhe krenarine qe i takonte, duke respektuar miqesine per te tjeret dhe duke ruajtur me vendosmeri, te paprekur, Brine dhe pavaresine e atdheut.

Enver Hoxha eshte vazhdues i denje i Rilindesve te Kombit shqiptar. Ai ka luftuar dhe punuar per Shqiperine e per viset shqiptare, sidomos per Kosoven, me te njejtin pasion e vendosmeri sic luftuan ne kohen e tyre Rilindesit.

4 Maj

Ish-Presidenti i Shqipërisë në periudhën komuniste Ramiz Alia ka botuar librin e jetës, mes tyre kujtime të shumta me politikanë edhe të ditëve të sotme, si kryeministri Sali Berisha apo ish-kryeministri Fatos Nano.

Në librin e kujtimeve, Ramiz Alia, i cili drejtoi vendin që nga vdekja e Enver Hoxhës deri në vitet 90, shpjegon në dhjetë kapituj, ngjarjet politike më të rëndësishme të kohës. Ai flet për raportet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik e më pas me Kinën, vitet pas vdekjes së Enver Hoxhës, etj. Libri përmban 500 faqe dhe pasqyron ngjarje të jetuara prej tij në harkun kohor të 70 viteve.
 
 

Protesta PS, dita 6-të Xhafaj: Tani grevë urie, pa afat Berisha: Keqardhje për nismën
 
xhafaj ne proteste
 
TIRANE-Njëzet e një deputetë grevistë dhe 180 mbështetës të tyre kaluan kaluan një tjetër natë të grevës së urisë në cadrat para godinës së kryeministrisë ku janë vendosur që prej natës së 30 prillit për përmbushjen e kauzës për transparencën e votave. Mes protestuesve është dhe 19 vjecari Romeo Sina, djaloshi i cili gjatë ditës së djeshme të grevës së urisë ka pasur dhe komplikacione që i rrezikuan jetën, por pasi ndërpreu për disa orë grevën i është rikthyer sërish asaj. Në një intervistë të botuar sot në Gazeta Shqiptare ai deklaroi se është i vendosur të shkojë gjer në fund, pavarësisht se mjekët i thonë të ndërpresë grevën. Rama mbrëmë në “5 pyetje nga Babaramo”: Trupi im në dispozicion të kauzës për transparencë.

ORA 14:00-XHAFAJ: NË GREVË URIE PA AFAT

Komiteti i grevës së urisë i drejtohet me një letër të hapur komunitetit ndërkombëtar dhe medias. Në dokumentin e firmosur nga të gjithë pjesëmarrësit në grevë ritheksohet edhe njëherë kërkesa e opozitës për hetimin e plotë të zgjedhjeve te 28 qershorit dhe vendosmëria për të cuar deri në fund kauzën për transparencën e zgjedhjeve. Deputeti Fatmir Xhafaj njoftoi vendimin e mbi 200 grevistëve, mes tyre 22 deputetë të opozitës për një grevë urie pa afat deri në transparencën e plotë të zgjedhjeve. Duke akuzuar qeverinë për mos reagim ndaj kërkesave të tyre, Xhafaj informon për përshkallzimin e grevës së urisë si dhe të protestave të cilat do të zhvillohen në cdo qytet e fshat.

“Kërkesa jonë është e thjeshtë dhe demokratike, hetim parlamentar i plotë dhe i detajuar i zgjedhjeve të 28 qershorit që përfshin hapjen e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore që gjenden brenda kutive. Kërkesa jonë nuk ka për synim marrjen e pushtetit në tavolinë por synimin e pastër që zgjedhjet e ardhshme të jenë të garantuara dhe manipulimet si ato të zgjedhjeve të fundit të mos përsëriten më. Për plotë 9 muaj jemi përpjekur të ushtrojmë të drejtën tonë për transparencë por ka ndeshur në murin e arrogancës dhe kokëfortësisë të një qeveria veprimet e të cilës nuk njohin më kornizat e vendosura nga Kushtetuta. Kjo qeveri nuk pati kurajon për të reaguar për kauzën tonë. Kryeministri Berisha flet për një vendim gjykate që pengon transparencën por përgjatë gjithë muajve të fundit ai nuk ka arritur kurrë ta bëjë publik këtë vendim për arsyen e thjeshtë se ky vendim nuk ekziston. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar se kjo gënjeshtër e Sali Berishës, e ndërtuar në formën e një alibie për të penguar transparencën e zgjedhjeve fatkeqësisht është besuar dhe nga një pjesë e miqve dhe partnerëve të Shqipërisë. Përballë këtij mohimi të jashtëligjshëm dhe antikushtetues të së drejtës sonë për transparencë, të vetëdijshëm për rëndësinë e kauzës sonë për fatin e demokracisë dhe zgjedhjeve të ardhshme në vend ne kemi vendosur ta përshkallëzojmë protestën tonë duke hyrë në një grevë urie pa afat që do të shoqërohet nga protesta në mbrojtje të kësaj kauze në cdo qytet dhe fshat të Shqipërisë” theksohet në letër.

ORA 13:30 QEFALIAJ: TË VENDOSUR NË KAUZËN TONË, BERISHA PO PËRDOR SARKAZËM
“Kërkesa është për transparencë, asnjë lloj rrugë tejtër nuk ka. Ka një vendosmëri absolute për të zbardhur maskaradën e ndodhur në zgjedhjet e 28 qershorit”- deklaroi deputeti socialist Xhemal Qefalia në një prononcim për NEWS24. Qefaliaj tha se Berisha po përdor “sarkazëm” për të përshkruar grevën e urisë së opozitës dhe nuk po i jep zgjidhje kërkesës për hapjen e kutive. “Theksoj se ne nuk kërkojmë marrjen e pushtetit por kërkojmë transparencë dhe vetëm transparencë “- tha Qefalia.

ORA 11: 50 TEPELENE, PROTESTË NË MBËSHTETJE TË GREVËS PS
Në qytetin e Tepelenës po zhvillohet protestë në mbështetje të grevistëve të vendosur në cadrat para godinës së kryeministrisë. Mësohet se protestuesit janë vendosur fillimisht në sheshin qëndron të qytetit më pas janë zhvendosur në aksin nacional Tepelenë- Gjirokastër. Protestuesit në mbështjetje të deputetit socialist Et’hem Ruka kanë bllokuar aksin dhe nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve

ORA 11:00 BALLA E MALAJ I BASHKOHEN GREVËS
Deputetët socialsit Taulant Balla dhe Arben Malaj i janë rikthyer grevës së urisë, të cilën e ndërprenë për tju bashkuar dy ditë më parë delegacionit shqiptarë në Bruksel ku u diskutua për krizën në Shqipëri.
“Do të jemi deri në ditën që së bashku të arrijmë objektivin e përbashkët në shërbim të demokracisë, këtë thamë në Bruksel këtë thamë në Tiranë”- tha Balla për gazetarët para se të hynte në cadrat e grevistëve.
Sipas tij një grevë e tillë për demokracinë “nuk ka ndodhur ndonjëherë as në Shqipëri as në Europë … dhe ju garantoj se do ketë sukses”.

ORA 10:30-BERISHA: MË VJEN KEQ PËR NISMËN E PS  

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot ndaj protestës së opozitës që prej 6 ditësh po vazhdon me një grevë urie të dhjetra aktivistëve si dhe 21 deputetëve.
“Më vjen keq për nismën e PS, pasi vendimet janë marrë nga Gjykata”, tha Berisha për mediat pas homazheve që kreu sot në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
Kreu i qeverië theksoi se pavarësisht kësja e respekton grevën e PS, porse ai vetë nuk është as prokuror as gjykatës që japë vendime për kërkesat e PS.

“Fakti që protestohet para ndërtesës së kryeminsitrisë u bën nder të gjithë atyre që kanë si të para, vlerat e lirisë. Dua të garantoj qytetarët shqiptarë se do të mund të ushtrojë të drejtat kushtetuese. Shpreh ndjesinë time për vuajtjet e deputetëve dhe qytetarëve në grevë, vendim të cilin unë nuk do t’ua kisha këshilluar kurrë , por nuk kam alternativë tjetër përvec respektimit të tij sikundër më duhet të them edhe një herë se Berisha është kryeminsitër i vendit se Berisha nuk është as gjykatësi as prokurori i këtij vendi dhe nuk mund të marr vendime gjykatash apo prokurorësh”, tha Berisha.

I pyetur rreth reagimin e ndërkombëtarëve dje në Komitetin Parlamentar Europian, Berisha u shpreh se nuk ka asnjë koment.

ORA 10.30 ISH TE PERNDJEKURIT SOLIDARIZOHEN ME GREVISTET
Shoqata e ish- të përndjekurve politik ka zhvilluar sot një takim me grevistët në cadrat e vendosura para godinës së kryeminsitrisë. Kreu i shoqatës Kurt Kola tha se solidarizoheshin me grevistët dhe e cilësoi atë si vazhdimësi e luftës shumë e shumë vjecare për demokraci”.NEWS24 tha sot se deputetët Arben Malaj dhe Taulant Balla pritet t’i rikthehen grevës së urisë pas kthimit të tyre nga Brukseli.

ORA 08:30 DEPUTETJA KLODIANA SPAHIU RIKTHEHET NË CADRAT E GREVISTËVE
Deputetja Klodiana Spahiu është rikthyer pranë ambienteve të grevistëve në cadrat e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë.
Këtë herë jo si greviste për të cuar deri në fund kauzën për transparencën e votës por si mjeke që do të asistojë protestuesit.
Klodiana Spahiu u detyrua të ndërpresë grevën për shkak të komplikacioneve që pati në stomak. Dy ditë më parë ajo u shtrua urgjentisht në Spital Ushtarak. Pasi mori mjekimin e duhur deputetja mësohet se është rikthyer pranë cadrave për të dhënë ndihmesën e saj

ORA 07:20 DEPUTETËT PS: PROTESTA E TOPALLIT SOT, E TURPSHME
Deputeti Erion Brace në një prononcim për NEWS24 gjatë orëve të natës duke u gdhirë e mërkuar thotë se gjëndja shëndetësore e grevistëve sa vjen e përkeqësohet por morali i tyre është i lartë dhe kanë mbështetjen e qytetarëve.

Deputeti Ahmetaj në një komunikim në News24 mbrëmë rreth orës 21:08 tha se 24 persona kishin marrë serum gjatë ditës, ndërsa tre grevistë u shtruan në spital. Deputeti socialist, pjesë e 22 deputetëve që kanë përmbyllur ditën e katërt të grevës së urisë theksoi se greva është një instrument ekstrem i detyruar. “Kemi 10 muaj që përdorim të gjithë format demokratike institucionale për të arritur një marrëveshje. Jemi të vendosur për të arritur transparencë” u shpreh Ahmetaj.

Mes 201 grevistëve deputetë, anëtarë dhe militantë të Partisë Socialiste, janë edhe 7 gra, katër prej tyre deputete, Ledi Shamku, Olta Xhaçka, Shega Ligori dhe Ermonela Felaj.
Deputetët e PS, Erion Brace dhe Vasilika Hysi reaguan mbrëmë duke e konsideruar të turpshme inisiativën e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për të organizuar një protestë të grave sot paradite para Bashkisë së Tiranës.
Ata “thonë se është një antimiting të dytë pas atij të 1 majit” theksojnë se gratë e hyra në grevë urie nuk po përdoren nga askush por po bëjnë historinë.
Është e paimagjinueshme, është antimiting kundër këtyre grave që po i japin një mesazh historik të gjitha grave dhe vajzave dhe po bëjnë dhe një betejë”.“Do të ishte shumë e turpshme” – e cilësoi Vasilika Hysi. Sa i përket bllokimit të trafikut Brace tha se e konsideronte si “gjëja e fundit që mund të flitej tani”

5 MAJ ORA: 22:00 – RAMA NE NEWS24: TRUPI IM NË DISPOZICION TË KAUZËS PËR TRANSPARENCË
Duke folur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin News24, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi se greva e urisë ishte rruga e vetme e mbetur për të cuar deri në fund kauzën e opozitës për transparencë. “U ezauruan të gjitha rrugët demokratike, greva ishte e vetmja rrugë” u shpreh Rama.

Duke ju përgjigjur deklaratave të qeverisë, kryesocialisti ripërsëriti bindjen se nuk ka asnjë vendim gjykate që mohon transprencën e zgjedhjeve, sikundër pretendon mazhoranca.
“Ne nuk kërkojmë rinumërim të votave, ne kërkojmë hetim të rinumërimit. Nuk duam të merremi me rezultatin, ndarjen e mandateve, nuk kemi qëllim të ndryshojmë rolet në tavolinë, por ne kërkojmë hetim të kutive të zgjedhjeve ku përfshihen hetime të listave, të procesverbaleve, identiteteve të atyre që kanë votuar. Hapja e kutive të zgjedhjeve për efekt transparence përmes një hetimi parlamentar nuk është e ndaluar .” u shpreh Rama.

I pyetur për arsyen pse PS nuk i drejtohet prokurorisë për të hetuar pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve, kreu i opozitës tha “Provat janë në kuti, duhen hapur kutitë që provat të cohen në prokurori”.
Duke folur për sakrificën e grevistëve që kanë mbyllur sot ditën e katërt të grevës së urisë, Rama nënvizoi se edhe turpi i tij do të vendoset në dispozicion të kauzës për transparencë. “Trupi im në dispozicion të kësaj kauze deri në zgjidhjen e krizës” tha Rama.

I pyetur për mundësitë e zhbllokimit të ngërcit politik, kryesocialisti tha se zgjidhja i takon qeverisë, ndërsa theksoi se shumica absolute e deputetëve të opozitës janë të gatshëm të bëhen pjesë e grevës së urisë deri në momentin që sic tha Rama, mazhornaca do të reflektojë.

“Të gjithë janë të vendosur, kjo nuk mbaron deri në fund. Kur te vijë momenti im do të hyj edhe unë në grevë. Për secilin ka një moment, nëse zgjidhja do të vonojë jemi të gatshëm të bëjmë cdo sakrificë” u shpreh kryesocialisti në “5 pyetje nga Babaramo”.
(s.g/e.n/BalkanWeb)

 

 
 

 

Moisiu apel politikës: Gjeni gjuhën e komunikimit
 
Moisiu apel politikës: Gjeni gjuhën e komunikimitTIRANE- Ish Presidenti i Republikës, Alfrend Moisiu u bën thirrje forcave politike të gjejnë gjuhën e komunikimit në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ambasada Italiane, Moisiu tha se klasa politike duhet të tregohet më e ndjeshme ndaj problemeve të vendit.

“I bëj thirrje forcave politike kryesore të mendojnë më shumë për këtë popull. Drejtuesit politikë duhet të tregohen më elastikë në kuptimin e zgjidhjes së problemeve të lindura, në mënyrë të vecantë të gjejnë forcën e duhur për tu treguar më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve dhe problemeve të njerëzve” theksoi ish presidenti Moisiu.
(e.n/BalkanWeb)

 

5 Maji, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
 
5 Maji, homazhe në  Varrezat e DëshmorëveTIRANE- Me rastin e 5 Majit Ditës së Dëshmorëve Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, kryetari i PS-se Edi Rama ministra dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, në nderim të veprës së dëshmorëve të kombit.
Berisha: Perulemi para deshmoreve
Kryeministri Berisha tha se “kjo është dita kur çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë ndaj dëshmorëve të kombit”.
Berisha është pyetur dhe për grevën e opozitës, duke shprehur keqardhjen për nismën e Partisë Socialiste, deputetë dhe mbështetës të së cilës kanë hyrë në grevë urie.
Edhe bashkia Kamëz organizoi një sërë aktivitetesh, të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e busteve pranë disa shkollave të Kamzës. Shkollat në të cilat do të vendosen këto buste janë: 2 buste në Bathore, 1 në Zallmner, si dhe 1 në Valias. Këto shkolla janë emëruar me emrat e katër dëshmorëve: Sulejman Elezi, Niko Hoxha, Halit Coka dhe Elez Isuf Ndreu.
Rama: Dita për të kujtuar sakrificat
Në një ceremoni të vecante, nga ajo e Berishës jane kryer homazhet dhe nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili tha per mediat se “Është një ditë e shënuar e të shkuarës që na kujton cdo vit sesa shtrenjtë është investuar në këtë vend për të ardhmen. Sesa shumë sakrifica janë bërë për ëndrrat dhe shpresat e këtij vendi. Sa shumë solidaritet energji, zemre dhe mendje është dashur për të projektuar një Shqipëri që ende nuk e kemi

(s.g/BalkanWeb)