Shoqata e UÇK-së “Kalaja” ka shfaqur dyshime lidhur me vrasjen në Radushë
Shoqata e UÇK-së “Kalaja” ka shfaqur dyshime lidhur me vrasjen në Radushë, me ç`rast ajo ka kërkuar hetim të plotë mbi këtë incident.
“Shoqata Sh.V.I.L. të UCK-së, “Kalaja”, duke ndjekur me vëmendje ngajrjet e kohëve të fundit në Maqedoni i bënë thirrje organizatave ndërkombëtare se ngjarja e ndodhur në Radush të Shkupit, ku u ekzektuan në mënyrë klasike katër shqiptar kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e policisë sllavomaqedonase . Në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe konventave të të drejtave të njeriut që nënshkruese është edhe Republika FYROM, në këtë rastë policia ka shkelur të drejtën e jetës. Sipas informatave dhe deklarimeve që dha vetë MPB dalin qartë se policia nuk ka dhënë sinjalet për parandalim siç është gjuatja në ajër, por ka qëlluar direkt mbi njerëzit në furgon”, thuhet në një komunikatë të kësaj shoqate. Siç bëhet e ditur më tej, sipas fotografive të ofruara nga policia shihet që furgoni është fjalë është qëlluar nga të gjitha anët, sikur të ishte gjah në kurth për gjahtarët shtetëror.
“Policia sllavomaqedonase shpeshherë ka shkelur të drejtat e njeriut , të drejtën e jetës. Është i njohur për opinion ndërkombëtar rasti i Vreshtave të Rashtakut ku u ekzekutuan gjashtë pakistanezë dhe një indian të cilët për disa ditë policia i kishtë mbajtur arrest dhe më tej i ekzekutoi duke i akuzuar si terroristë, por u vërtetua se ata ishin emigrantë ekonomik. Rast për të cilin nuk mbajti askush përgjegjësi penale. I bëjmë thirrje deputetëve shqiptar që të kërkojnë ngritjen e një Komisioni parlamentar për të vërtetuar nëse policia ka shkelur ligjin e së drejtës për jëtën duke qëlluar pa paralajmërim.
Shihet qartë se Maqedonia pasi mori drejtimin e Këshillit të Evropës ku prioritet ka të drejtat e njeriut , ky vend shkeli me të dyja këmbët që ditën e parë të drejtimit të saj”, thuhet në komunikatë duke shtuar se kjo “tregon se politika e Maqedonisë nuk është demokratizimi i saj, por diktatura policore fashiste”.