Komisioni Evropian
BE parajmëron se mosarritja e marrëveshjes rrezikon integrimin

Një draft për arritjen e marrëveshjes u është paraqitur palëve për miratim, ndërsa në të kundërt paralajmërohet se proceset integruese të Shqipërisë do të kenë pasoja.

Ndërkohë në terren pavarësisht disa deklaratave me tone të larta, palët po japin shenja bashkëpunimi.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat shqiptare, të cilat i referohen më së shumti burimeve nga Brukseli, por edhe nga selitë e partive në Tiranë.

Sipas tyre, një takim i grupit të partive popullore europiane dhe atij të partive socialiste europiane ka konkluduar me një draft marrëveshje që duhet të firmoset nga dy krerët e politikës shqiptare, Rama dhe Berisha.

Në thelb të saj është formula tashme e njohur e hapjes së kutive të materialeve zgjedhore, kontestimi në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe ndihma në Komisionin e Venecias.

Read More
Kirgistani kërkon ndihmë nga Rusia

Qyteti i Osh-it

Qeveria e përkohëshme e Kirgistanit ka kërkuar ndihmën e Rusisë në mënyrë që ti japë fund dhunës në qytetin e Oshit.

‘Kemi nevojë për ndihmën e forcave të armatosura nga jashtë në mënyrë që të qetësojmë situatën në vend’, tha udhëheqësja e përkohëshme Roza Otunbayeva.

Në një deklaratë zonja Otunbayeva tha se i kishte dërguar një letër presidentit rus Dmitry Medvedev duke i kërkuar atij të dërgonte përforcime ushtarake.

Ajo e përshkroi situatën në Osh si të dalë “jashtë kontrollit”.

Mijëra persona me prejardhje nga Uzbekistani të cilët jetojnë në qytetin e Oshit, po largohen pasi lufta mes kirgistanezëve dhe uzbekëve vazhdon për dy ditë rresht.

Read More

 Statuja të tjera grandioze janë vendosur në anën e majtë të Urës së Gurit dhe lumit Vardar, e cila lidhet me Çarshinë e Vjetër në Shkup.

Statujat e vendosura të rilindasëve sllav Shën Kirili dhe Metodi dhe Shën Klimenti dhe Naum Ohridski janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Të dy statujat janë të shkrira në bronz të cilët kanë një çmim prej mbi 1 milion euro, të punuara nga agjencia italiane për arte Frokaro Arte Viçenca.

Read More

Prishtinë: Policia e Kosovës, arrestoi Albin KurtinLideri i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti është arrestuar para disa minutash nga Policia e Kosovës. Kurti, pak orë më parë në një konferencë për shtyp, ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Lajmin për arrestimin e Albin Kurtit e kanë bërë të ditur përfaqësues të kësaj lëvizjeje, të cilët kanë thënë se së bashku me Alin Kurtin janë arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë.

Kurti u arrestua në selinë e Vetëvendosjes.

Read More
image
Komunat vazhdojnë të zhyten në krizë dhe të punojnë me arka të zbrazëta ndërkohë që nuk kanë ndihmuar as masat anti-krizë të pushtetit qendror

Fitim KRYEZIU

Masat anti-krizë të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë nuk kanë nxitur biznesmenët të investojnë në sektorin e ndërtimtarisë, gjë që do të kishte mbushur arkën e komunave nga të ardhurat që gjenerojnë pagesat e taksave komunale. Menaxhimi i tokës ndërtimore, thjeshtësimi i procedurave për ndërtim, lehtësimi i procedurës për thithjen e investitorëve nëpër komuna, janë vetëm disa nga masat anti-krizë, të cilat i ka marrë Qeveria e vendit për t’u dalë në ndihmë komunave që të shpëtojnë nga kolapsi financiar. Por, çdo lloj mase anti-krizë, e cila hartohet apo promovohet nga Qeveria, shihet me shumë skepticizëm nga ana e drejtuesve të komunave sepse, sipas tyre, deri më tani të gjitha masat e deritanishme të promovuara kanë qenë vetëm gënjeshtra dhe demagogji të hartuara nga Qeveria aktuale.

Read More
image
As në Kabinetin e kryeministrit Gruevski, e as nga Kabineti i Ivanovit nuk dëshirojnë të komentojnë arsyet e vizitës së tij përveç arsyetimit se takimi ka qenë joformal dhe pa ndonjë agjendë të përcaktuar. Që ironia të jetë më e madhe për blic-vizitën e Tadiqit nuk janë informuar as partitë politike shqiptare. Kanë reaguar edhe analistët shqiptarë

Bekim MURATI

Vizita e papritur e Presidentit serb, Boris Tadiq në Shkup dhe takimi me Presidentin Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Nikolla Gruevski, ka hapur dilema. Të gjitha informacionet çojnë në atë se Tadiq ka hyrë në lëkurën e ndërmjetësit Metju Nimic për kontestin e emrit me Athinën. Por pyetja që lind është nëse Presidentit serb ka kredibilitet të ndihmojë në kontestin që ka shteti me Athinën, kur merren parasysh problemet e brendshme që ka ky shtet në oborrin e vet.

Read More
image
Pushteti fiktiv në institucione i pamundëson partitë të mos munden të kenë ndikim te elektorati shqiptar apo të rekrutojnë votues të rinj. Analistët thonë se USHT-ja dhe BFIM-ja janë mënyra më e lehtë për të ushtruar pushtetin e munguar dhe për të dominuar me popullatën shqiptare në vend

Blerina SALIU
 

Bashkësia Fetare Islame (BFI) dhe Universiteti Shtetërorë i Tetovës (USHT) janë dy institucionet, të cilat partitë politike shqiptare me ardhjen e tyre në pushtet qëllim kryesorë kanë që t’i  kontrollojnë. Edhe pse janë dy institucione me garanci kushtetuese për autonomi dhe liri të veprimit në kuadër të ligjeve ekzistuese, partitë shqiptare shpesh bëjnë edhe luftë të vërtetë për të shtruar kontrollin e tyre mbi to.
Njohësit e mirë të situatës politike në vend vlerësojnë se ushtrimi i pushtetit mbi USHT-në dhe BFIM-në nga ana e partive shqiptare ndodh për shkak të mungesës së pushtetit të real në qeveri dhe institucionet shtetërore.

Read More

Hamas nuk asht organizate terroriste, por levizje e rezistences, tha kryeministri i Turqise Recep Tayyip Erdogan, simbas gazetes “Hurriyet”.
Erdogan ka thane se Hamas, asht fitues legjitim i zgjedhjeve palestineze, dhe ata luftojne per token e tyne.
Kryeministri turk e ka kualifikue akcionin e komandosave izraelit si ‘masaker”. Ju qe i keni lexue 10 urdhnat biblike, nuk keni guxue me vra njerez te pafajshem, u ka thane Erdogan autoriteteve izraelite. Dhe nese s’e pasket kuptue ne turqisht, po jau them edhe ne anglisht: nuk keni guxue me vra, ka thane Erdogan. Ju vrate e masakruet edhe cunin 19 vjec me emnin Furkan, dhe as ju hanger palla per bebet ne djep”, ka thane Erdogan.

Read More
Shkup, 11 qershor – Dy anëtarët shqiptarë të Redaksisë së re të Enciklopedisë së Maqedonisë,  akademiku Alajdin Abazi dhe profesori Ramiz Abdyli mendojnë të japin dorëheqje për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga ana e kryesisë së Akademisë.

Këtë vendim ata do ta marrin së shpejti, pasi Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) nuk po respekton asnjë vendim, të cilin e kanë marrë përpiluesit e enciklopedisë së re.

“Sinqerisht mendoj të jap dorëheqje. Nuk e shoh veten në atë redaksi dhe Akademi në të cilën nuk përfillet asnjë nga kërkesat. Do të pres deri në shterjen e argumenteve dhe më pastaj do ta marr vendimin. Asnjë nga kërkesat, të cilat deri më tani ia kam dërguar Akademisë nuk është përfillur”, ka thënë Abdyli për mediat në Shkup. Ai shprehet skeptik se në Maqedoni do të ketë enciklopedi të re për shkak të shantazheve të cilat po i bën Kryesia e ASHAM-it dhe persona të në të, të cilët publikisht shprehin albanofobizmin e tyre.  

Nëse deri në vjeshtë të këtij viti Kryesia e ASHAM-it nuk ka mirëkuptim për kërkesat e anëtarëve shqiptarë, edhe akademiku Abazi ka paralajmëruar të largohet nga ASHAM-i.

Read More
description

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke hetuar për dallaveret, të cilat kanë çuar në lirimin e disa të burgosurve të dënuar me burg, para se ata të kenë përfunduar vuajtjen e dënimit. Gazeta “Kosova Sot” nga burime të saj ka mësuar se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista dhe të njëjtat kanë të bëjnë me lirimin e një numri të konsideruar të burgosurve, të cilët pasi që kanë dhënë mitë, kanë arritur që të lirohen nga vuajtja e dënimit pa e përfunduar atë, duke shfrytëzuar dënimet alternative me kusht apo privilegjin tjetër atë të lirimit pas mbajtjes së 2/3-ave apo 1/2-ës së dënimeve. Nga burime të saj gazeta ka mësuar se ky hetim ka filluar tash një vit e gjysmë, përderisa në të janë duke u hetuar rastet e lirimeve të të burgosurve në katër vitet e fundit, e të cilët kryesisht kanë vuajtur dënimet e tyre në Burgun e Dubravës. “Hetimi në fjalë tashmë është duke u konkretizuar përderisa shumë shpejt mund të priten arrestimet e para të cilat kanë të bëjnë me këto veprime”, thotë burimi i gazetës brenda hetuesisë.

Read More