Mefail ISMAILI
Edhe pse është një e vërtetë shumë e hidhur, por është realitet, që shumica e të rinjve struganë nuk kanë para vetes asnjë të ardhme të sigurt, sepse ata kohën e tyre të lirë e nuk e kalojnë duke mësuar, duke u marrë me aktivitete sportive ose kulturore, por rrinë gjithë ditën dhe natën nëpër kafeteri në të cilat luajnë poker njëjtë si në “facebook”.
E gjithë kjo që ndodh me të rinjtë e Strugës, mund të thuhet që është një pakujdesi e prindërve të tyre, por nuk duhet të mos theksohet se kjo ndodh edhe për shkak të lënies anash nga autoritetet lokale dhe qeveritare të cilët, gjatë gjithë vitit nuk u mundësojnë asnjë aktivitet sportiv, kulturor madje as edhe kushte ku të organizohen ato aktivitete, ndërsa kur organizohen fushatat zgjedhore, pikërisht këta të rinj janë ata që shfrytëzohen nga funksionarët lokalë dhe qeveritarë, duke vrapuar pas nevojave të tyre të ndryshme.
Shqiptarëve u duhet politikë shumë më dinamike
Këtë javë, tashmë më në qetësi, do ta pranojnë njoftimin zyrtar edhe për një dështim të ambicieve njëzetvjeçare për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Vendimi negativ për nismën e negociatave për anëtarësim në BE ende nuk është formuluar, edhe pse përmbajtja globale e tij dihet. Kështu, deri në nëntor vendi ynë do të mbushë plot 5 vjet nga koha kur u caktua statusit i vendit kandidat. Kaq shumë pritje për kalim prej njërit në statusin tjetër ka përjetuar vetëm Turqia, si shtet ndaj të cilit, për shumë arsye, të njohura e të panjohura, nuk shikohet me simpati të njëjta nga disa shtete evropiane që janë me ndikim të theksuar në këtë organizatë.
Rezultati i zgjedhjeve i përgjigjet tendencave evropiane
Autor: Bernd Riegert-Pas zgjedhjeve parlamentare në Hollandë, për herë të parë pas gati 100 vjetësh liberalët po bëhen përsëri partia më e fortë. Rezultati i zgjedhjeve thellon edhe më shumë një tendencë të zhvillimeve politike në Evropë.
Ishte kryesisht kriza ekonomike, jo armiqësia ndaj të huajve, që solli ndryshimin e qeverisë në Hollandë. Zgjedhëset dhe zgjedhësit hollandezë e ndëshkuan kryeministrin e padëshiruar konservator, Jan Peter Balkenende dhe ia besuan votën kryetarit të partisë së djathtë liberale Mark Rutte, i cili premtoi në fushatë vende të reja pune. Por diskutimi rreth euros dhe kriza e borxheve nuk ka çuar në një spostim të plotë nga e djathta në Hollandë, gjithsesi socialdemokratët me një diferencë shumë të vogël janë bërë forca tjetër në dhomën e dytë të parlamentit.
Prizreni rikujtoi ngjarjen që e futi në historinë e kombit
Prizren, 10 qershor– Lidhja e Prizrenit ka qenë lëvizja e parë me karakter politik e ushtarak, e cila në saje të angazhimit të shumë patriotëve nga shtresa të ndryshme shoqërore ka mundësuar njohjen e kombit shqiptar si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e territoreve të tij dhe formimin e një shteti autonom, është thënë në akademinë solemne me rastin e shënimit të 132 vjetorit të themelimit të saj.
Në këtë ditë të shënuar të mbamendjes kombëtare, historianët kanë pohuar se atdhetarët e kohës me punën e nisur në Prizren kanë sjellë një qasje të re në përpjekjet për lirinë e kombit, duke i shfrytëzuar të gjitha format e veprimit.
Haga jep burgim të përjetshëm për Srebrenicën
Gjykatësit në Hagë kanë dhënë vendimin e tyre për shtatë serbë të Bosnjës të akuzuar në lidhje me masakrën e Srebrenicës në 1995.Dy prej tyre morën dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid. Pesë të tjerët morën dënime më të lehta mes 5 dhe 30 vjetësh burg. Akuzat ndaj tyre lidheshin me ekzekutimet e më shumë se shtatëmijë myslimanëve të Bosnjës burra dhe djem në një zonë të shpallur të sigurt nga OKB-ja. Ky ishte gjyqi më i madh për krime lufte në Hagë dhe ka përfshirë dëshmitë e 450 dëshmitarëve gjatë seancave të zhvilluar për tre vjet. Hashim Thaci:Pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi (?) Zijadin GashiKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një fjalim para Parlamentit, se pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, po i vjen fundi. Sipas Thaçit, Kosova ka kapacitete të plota t’i zbatojë standardet e nevojshme për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ndërkaq, deputetë opozitarë vlerësuan se deklarata të tilla nuk kanë të bëjnë me realitetin ekzistues.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjten në një fjalim para Parlamentit se pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, po i vjen fundit. Ai tha se shteti i Kosova ka ngritur dhe po ndërton kapacitete të mjaftueshme për t’iu bashkuar familjes së integruar evropiane. Ndalet hovi i “rebelëve” të BDI-së
Maji i përgjakur – historia përsëritetAgim JAKUPI Nga mëvetësimi i Maqedonisë deri më sot, të gjitha të këqijat iu bënë popullit të pranueshme duke e bindur atë se ka edhe me keq! Për më tepër, populli po nxitet të duartrokas për të “keqen e mirë”! KUR NUK KE Ç’TË THUASH, DUHET TË NDJEHESH ME SIKLET
Të nderuar lexonjës të vëmendshëm dhe të paanshëm. Këtë shkrim do ta lidh me një shprehje proverbiale nga Shqipëria veriore, ku pos tjerash thuhet: poqese bën një nder (në veçanti ndaj vatanit) mos e ndiq pas. Dhe unë nuk do t’i vihem pas kësaj shprehje sepse nuk kam kushedi çfarë hise në ndërtimin e filozofisë dhe gjenealogjisë së saj. Këtë nuk do ta bëjnë as hisedarët e saj, ata që kanë pjesë në atë trashëgimi shpirtërore. Megjithatë, kësaj radhe do më duhet ta personalizoj pak shkrimin, shih për këtë do t’i referohem një historie që ka dy kaptina, njëra që do hetohet me jallaninë e ca shqiptarëve taze, të cilët, në emër të një pordhe që u ka ngelë në brekë, do mëtojnë të identifikohen me fatet e njerëzve që projektuan patriotizmin dhe atdhedashurinë, të kopjojnë retrospektivën nacionaliste të shumë shqiptarëve të cilët rininë e tyre e filluan dhe e përfunduan në kazamatet e ish Jugosllavisë dhe një tjetër kaptinë që heton atdhetarizmin e vërtetë të ca shqiptarëve që dikur në hapësirat e Luginës, Kosovës dhe Maqedonisë, kishin mëtuar të ndërtojnë një Shqipëri natyrale, siç do të thonin të gjithë ata që e duan Shqipërinë me këtë mbiemër Arrestohet Ajsela Lula, mori mito 10 mijë euroPunëtorja e Drejtorisë së Kadastrit në Prizren, Ajsela Lula, ka përfunduar në pranga mëngjesin e së hënës. Ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka marrë mito prej 10 mijë euro, në kompensim të lëshimit të një flete poseduese të falsifikuar. Zyrtarja komunale është prangosur së bashku me dy të dyshuarit e tjerë, Ibrahim Ahmeti dhe Muhamet Syla, përderisa mbi ta rëndon dyshimi se kanë kryer vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare mitmarrjes dhe mashtrimit. Arrestimi i këtyre personave ka të bëjë me ngastrën kadastrale 142/2, pronë e “KBI Progres” në Prizren. |
Gjykatësit në Hagë kanë dhënë vendimin e tyre për shtatë serbë të Bosnjës të akuzuar në lidhje me masakrën e Srebrenicës në 1995.
Zijadin Gashi
Fadil LUSHI