Abazi dhe Avdylu paralajmërojnë largimin nga Akademia
Shkup, 11 qershor – Dy anëtarët shqiptarë të Redaksisë së re të Enciklopedisë së Maqedonisë, akademiku Alajdin Abazi dhe profesori Ramiz Abdyli mendojnë të japin dorëheqje për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga ana e kryesisë së Akademisë.
Këtë vendim ata do ta marrin së shpejti, pasi Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) nuk po respekton asnjë vendim, të cilin e kanë marrë përpiluesit e enciklopedisë së re. “Sinqerisht mendoj të jap dorëheqje. Nuk e shoh veten në atë redaksi dhe Akademi në të cilën nuk përfillet asnjë nga kërkesat. Do të pres deri në shterjen e argumenteve dhe më pastaj do ta marr vendimin. Asnjë nga kërkesat, të cilat deri më tani ia kam dërguar Akademisë nuk është përfillur”, ka thënë Abdyli për mediat në Shkup. Ai shprehet skeptik se në Maqedoni do të ketë enciklopedi të re për shkak të shantazheve të cilat po i bën Kryesia e ASHAM-it dhe persona të në të, të cilët publikisht shprehin albanofobizmin e tyre. Nëse deri në vjeshtë të këtij viti Kryesia e ASHAM-it nuk ka mirëkuptim për kërkesat e anëtarëve shqiptarë, edhe akademiku Abazi ka paralajmëruar të largohet nga ASHAM-i. |