Këngëtarja nga Kosova Albërie Hadergjonaj është mbajtur në një kamp refugjatësh në Greqi për më shumë se njëzetekatër orë, ndërsa më pas është liruar nga aty, dhe është urdhëruar që të kthehet në Tiranë.

 Hadërgjonaj që po udhëtonte për në Athinë, për të marrë pjesë në një koncert së bashku me këngëtarin Sinan Hoxha, është ndalur në aerport të ktëij shteti nga autoritet greke, të cilët pasi nuk i kanë lejuar hyrjen në shtetin Grek, e kanë dërguar atë në kampin në fjalë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zëri” vetë këngëtarja, e cila nëpërmjet telefonit ka thënë se arsye pse ka ndodhur ky ekces është pasaporta e Republikës së Kosovës, të cilën, shteti Grek nuk e njehë.

Read More

Zbardhet takimi në PE. Konfirmohet drafti dhe ultimatumi

Bashkimi Europian jo vetëm ka rënë dakord për një draft për krizën shqiptare, por ka bërë gati një ultimatum të qartë dhe të fortë që i bën të ditur Tiranës zyrtare se nëse nuk zgjidhet kriza politike atëherë do të ngrihen të gjitha marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, pra liberalizimi i vizave dhe statusi i vendit kandidat. Këtë e bën të ditur në një korrespondencë të sajën, gazetarja e “Top Channel” nga Brukseli, Arta Tozaj. Kështu është konfirmuar mbajtja e takimit mes grupit të Partive Popullore Europiane dhe grupit të Partisë Socialiste Europiane për krizën politike në Shqipëri, siç është publikuar në numrin e djeshëm të “Shqipit”. Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, rumuni Victor Boshtinaru, tregon se pritet telefonata për Berishën dhe Ramën për datën dhe vendin e takimit në Bruksel apo Strasburg. Burime të besueshme theksojnë se gjithçka vërtitet prej 14-17 qershorit, përkatësisht javën e ardhshme.

Read More
Në lagjen Çento një taksist është qëlluar nga udhëtarët
11 qershor- Siç kumtoi MPB-ja, incidenti ka ndodhur kur dy udhëtarë, burrë dhe grua kanë hipur në taksinë e L.P. (56) nga kompania “Ekspres” në rrugën “Bllagoja Stefkovski” para kinemasë Maxhari. Kur kanë arritur në rrugën “Brigadat e Moravës jugore” në lagjen “Metodia Andonov-Çento”, burri i ka drejtuar armën vozitësit dhe i ka kërkuar para.
Një vozitës taksie është plagosur mbrëmë në Shkup rreth orës 23 nga udhëtarët të cilët i ka vozitur.

Siç kumtoi MPB-ja, incidenti ka ndodhur kur dy udhëtarë, burrë dhe grua kanë hipur në taksinë e L.P. (56) nga kompania “Ekspres” në rrugën “Bllagoja Stefkovski” para kinemasë Maxhari. Kur kanë arritur në rrugën “Brigadat e Moravës jugore” në lagjen “Metodia Andonov-Çento”, burri i ka drejtuar armën vozitësit dhe i ka kërkuar para.

Read More

Një gomone me 35 emigrantë që dyshohet se janë nisur nga brigjet shqiptare është kapur sot nga Guardia di Financa. Gomonia është identifikuar sot në mëngjes 10 milje larg në jug të brigjeve të Santa Maria di Leuca në Lece. Referuar ANSA-s mësojmë se skafisti është shtetas shqiptar.

Mjeti detar është ndaluar në kuadër të mbrojtjes së brigjeve salentine për të ndaluar trafikun ilegal. Media italiane thotë se skafisti shqiptar është ndaluar pasi është vënë në ndjekje nga policia. Klandestinët ishin të kombësisë pakistaneze, iraniane dhe afgane pasi janë zbarkuar në anijet e Guardia di Financës janë dërguar në kazermë për të bërë modalitetet e identifikimit.

Read More

LOJA E PARË E KAMPIONATIT BOTËROR AFRIKA E JUGUT-MEXIKA 1:1

Në Afrikë nis sot gara e madhe: Gjermania prezantohet me ekipin më multikulturor, 9 lojtarë të huaj

 Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Gati për kupën – Kombëtarja gjermane Ata quhen Marin, Cacau, Özil dhe Khedira. Janë shpresa e miliona tifozëve gjermanë për Kampionatin Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. Më shumë se gjysma e lojtarëve të kombëtares gjermane kanë prejardhje të huaj.

Kampionati Botëror i Futbollit FIFA 2010 në Afrikën e Jugut. Gjermania do të luajë kundër Serbisë. Përfytyroni këtë skuadër: Neuer – Boateng, Tasci, Aogo, Mertesacker – Khedira, Trochoëski, Özil, Podolski – Cacau, Klose.

Në këtë skuadër imagjinare gjermane luajnë 9 futbollistë me prejardhje të huaj. Të gjithë përveç portierit Neuer dhe mbrojtësit Mertesacker. Në stolin e rezervës ndodhen dy lojtarë të tjerë me prejardhje të huaj: Marin dhe Gomez. Gjysma e lojtarëve që përfaqësojnë Gjermaninë në Afrikën e Jugut rrjedhin nga 8 vende të ndryshme të botës.

Read More

Prishtinë, 11 qershor – Gjykata e Qarkut në Prishtinë u ka dhënë dy të akuzuarve për vrasjen e policit Triumf Riza, 50 vjet burgim. Arben Berisha është shpallur fajtor për vrasjen e Rizës dhe i është shqiptuar dënimi  maksimal prej 40 vjetësh, Fitim Avdiu është dënuar me 10 vjet burgim për vrasje në bashkëkryerje, ndërsa Agron Emini është dënuar me 2000 euro gjobë për dhënie  të ndihmës për kryerësin e veprës penale.
Ky vendim është marrë gati tri vjet pas vrasjes së policit, Triumf Riza. Të akuzuar për këtë vrasje janë edhe Enver Sekiraça, Ilir dhe Rrahim Abdullahu, të cilët ndodhën në arrati.

Read More
image
Ylber VOKSHI

Nuk do të zbuloj asgjë të re nëse konstatoi se veprimet tona me ndërtime pa leje dhe në të shumtën e rasteve edhe me leje, po i dëmtojnë me të madhe zonat turistike si në bregdetin shqiptar në Shqipëri ashtu edhe në zonat malore të Kosovës. Në zonat e monumenteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, nëpër qytetet kryesore turistike, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar me mburrje po prezantohen në “guidat” dhe reklamat shumë të bukura turistike, edhe në mediat e shkruara dhe elektronike tona dhe ndërkombëtare. Organet shtetërore në princip janë për respektimin e ligjit, pasi ashtu “deklarohen”, por kur të vjen në pyetje sanksionimi i tyre ata nuk veprojnë, situata reale tregon këtë.

Read More

 

Duke kujtuar rolin historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, LIB-i iu uron të gjithë shqiptarëve 10 qershorin e lavdishëm të historisë dhe iu bën thirrje atyre, ta mbajnë gjallë sot dhe përgjithmonë Lidhjen, e cila si dikur, edhe sot por edhe nesër, i ka bashkuar dhe i  bashkon shqiptarët si komb.

Është e papranueshme se si institucionet e Republikës së Kosovës dhe ato të Republikës së Shqipërisë nuk e respektojnë 10 qershorin 1878, datën e themelimit të Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për institucionet në fjalë është ditë pune, ditë e zakonshme, thuajse nuk ka ngjarë asgjë para 132 vjetësh. Ndërkohë, nuk harrojnë të festojnë data të cilat nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët. Ne jemi shqiptarë dhe jetojmë në trojet tona, ne kemi histori, nuk jemi të shurdhër as memec, ne kemi identitet të fuqishëm, prandaj nuk e meritojmë të kemi institucione të cilat i injorojnë dhe i mohojnë datat të tilla të shënuara të historisë së popullit shqiptar, siç është data 10 qershor.

Read More

Deklaratë për media

Lëvizja për Bashkim ia uron mbarë popullit shqiptar 10 Qershorin, njërën prej datave më të rëndësishme të historisë sonë.

Është e padiskutueshme se 10 Qershori i vitit 1878 do të shënohet me shkronja të arta në historinë e popullit shqiptar, sepse pikërisht në këtë ditë do të sublimohen përpjekjet shekullore të popullit tonë për çlirim kombëtar dhe do të na e japin organizatën e parë politike e ushtarake mbarëkombëtare.

Read More

Driton AVDIU

 Sot kryeministri i vendit na u drejtua neve qytetarëve me një flamur që po e mban në dorë tash e sa ditë – luftë kundër korrupsionit. Por ç’i ndodhi kryeministrit që ta shpallë veten prijatar të luftës kundër korrupsionit, vetëm pak ditë që nga paraqitja publike në RTK kur akuzoi të njëjtin mekanizëm që sot e uron dhe e mbështet në këtë luftë pra EULEX-in, se po e linçon një ministër-njeriun e dytë në partinë e tij. Atë ditë aksioni i EULEX-it ndaj ministrit të ministrisë më të përfolur për korrupsion ishte “përpjekje për linçim”. Sonte (dhe në 5-6 ditët e fundit) kryeministri e ndërroi plotësisht pllakën.

Kjo paraqitje e kryeministrit u pasua nga disa paraqitje të tjera publike të kryeparlamentarit dhe të kryetarit të shtetit që shkuan në të njëjtën vijë me paraqitjet e kryetarit të qeverisë.

Read More