Komuna e Tetovës dhe e Gostivarit do të kishin ndërtuar dhe zbukuruar sheshet e tyre, nëse do të kishin pas mjete financiare. Bustizimi i Tetovës dhe Gostivarit nuk do të bëhet, siç po bëhet bustizimi i Shkupit, pasi këto komuna nuk vuajnë nga ndonjë kompleks, por objekte dhe sheshe do të kishin ndërtuar pa tjetër nëse Qeveria I mbështeste projektet e tyre. Faton Murseli, përgjegjës për informim pranë Komunës së Tetovës tha se kjo komunë ka një projekt i cili përfshin ndërtimin e bibliotekës, teatrit dhe xhamisë në qendër të Tetovës, mirëpo nuk ka mjete financiare për ta realizuar atë. “Është një projekt i madh për të cilin nuk mjaftojnë paratë e komunës”, thotë ai, duke shtuar se projektin “Shkupi 2014″ e financon Qeveria dhe jo komuna. Ndërsa për të ndërtuar buste në qendër të qytetit, Komuna e Tetovës momentalisht nuk e ka në plan. “Për këtrë vit nuk është paraparë ndërtimi i ndonjë busti apo përmendoreje, por kjo s’do të thotë se vitin e ardhshëm nuk mund të ketë ndonjë të tillë”, thotë Murseli, duke shtuar se komuna bën plan një vjeçar.
Kalaja: Festimi i përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, është cinizëm
Tetovë – Shoqata Sh.V.I.L. të UÇK-së “KALAJA”, reagon ndaj cinizmit të disa shoqatave joqeveritare dhe Institucioneve shtetërore që udhëhiqen nga shqiptarët në Maqedoni të cilët në kohën kur flamuri shqiptar ndalohet, gjuha shqipe nuk e gëzon statutin e barabartë shtetëror dhe ende pa mbushur 40 ditët nga vrasja makabre e katër shqiptarëve në Radushë, ndër ta ish-Komandantët e UÇK Dëshmorët e Kombit Harun Aliu dhe Shaban Zenuni. Kanë paralajmëruar se do festojnë 132 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit në Maqedoni. Ne, këtyre vasalëve të sllavëve i pyesim publikisht se a e dini çfarë është Lidhja e Prizrenit dhe memorandumi i saj?
BOTOHET LIBRI “SEKRETI I SHQIPTARËVE” NGA SHEFQET BALLA
Janë tri nga sekrete që ka evidentuar autori Shefqet Balla në këtëlibër për shqiptarët; Lidhja me dheun e të parëve, drejtësia apohakmarrja me çdo kusht ndaj padrejtësive dhe kujdesi për ruajtjen apovazhdimësia e farës shqiptare
Pas dy botimeve të suksesshmetë guidave për bukurit turistike të Kosovës, Shefqet Balla, vjen paralexuesve shqiptarë me librin e tij, “Sekreti i shqiptarëve”. Libër icili që nga sot është në duart e lexuesve dhe është i ekspozuar nëPanairin e Prishtinës.
SHBA/Kapet banda e drogës,mes tyre shqiptarë
Një bandë e madhe shqiptarësh që trafikonin drogë, është shkatërruar në Shtetet e Bashkuara me arrrestimin e dhjetëra personave në New York, Connecticut dhe në Canada, kanë bërë të ditur burimet zyrtare amerikane, të cilat saktësojnë se mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Banda e njohur si “skuadra Krasniqi” e kishte bazën në Queens dhe Staten Island dhe trafikonte marijuanë në New York, Michigan dhe Connecticut. 13 persona janë arrestuar të martën, përfshirë këtu edhe kreun e bandës i identifikuar si Bruno Krasniqi, 26 vjeç, e bashkë me të është ndalur nga autoritetet edhe i vëllai, Saimir Krasniqi. Banda ka nisur të trafikojë marijuanë në vitin 2003. ” Kjo organizatë kriminale ndërkombëtare akuzohet gjithashtu për rrëmbime, grabitje e trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrës në akte të dhunshme që shërbenin për të themeluar dhe për të mbrojtur operacionet e grupit kriminal”, tha prokurori amerikan në Manhatan, Preet Bharara. Arrestimet janë bërë të mundura falë bashkëpunimit të FBI-së dhe departamentit të policisë së New York-ut.
Grykësia e këtyre KRIMBAVE është e pangopshme!
Agresioni ndaj dinjitetit tonë kombëtar nuk ka fund. Të kthjellojmë mendjet, le të ringjallen zemrat tona, ajo kreshnikja e trashëguar nga të parët tanë, që të jemi këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshave tonë nga tirania, vdekja dhe rrënimi.
Mos i pranoni rregullat e imponuara nga armiqtë e SHQIPËRISË. Si qytetarë duhet t`i respektoni ligjet por ka regjime si ai i krimbave të FYROM-it, që duhen kundërshtuar e jo pranuar. Për to jam duke folur. Kemi nevojë urgjente për UNIFIKIMIN e veprimeve politike.
Propozoj të përcaktohet racionale cilido mendim,ndjenjë apo veprim që është në mbështetje të funksionimit dhe rritjes së përshtatshme të së tërës në të cilën bën pjesë, dhe irracionale atë që priret të dobësojë apo të shkatërrojë të tërën.
"Shkëmbimi i territoreve" – çka humb dhe çka fiton Kosova?
Shkruan: Arben JAHIU
Fillimisht, dua që të paraqes katër fakte historike dhe aktuale prej të cilave lehtë mundemi të nxjerrim përfundimin se pse duhet të jenë vetë shqiptarët ata që duhet të ngulin këmbë për një lëvizje serioze drejt një marrëveshje historike me fqinjin tonë verior, Serbinë. Sepse të dobishëm apo të padobishëm ata i kemi fqinjë dhe kështu ishte fati që do të duhet të jetojmë me ta si fqinjë për shumë vite në vazhdim dhe ata anasjelltas me ne. As Kosova e as Serbia nuk janë ishuj të vetmuar diku në Oqeanin Paqësor që do t’i jepte luksin e të jetuarit vetëm dhe rehat larg marrëdhënieve fqinjësore dhe konflikteve me vendet fqinje.
Në përvjetorin e martesës politike
Artan Mullaj-Duket se shpërthimi ende i pabërë, “i dashurisë” mes Berishës dhe Metës, ka gjasa të mos ndodhë asnjëherë… Të dy palët e koalicionit që sot qeveris Shqipërinë, nuk ndiejnë aq magjisht njëra për tjetrën sa të bëjnë marrëzira, por ato e kanë kuptuar dobinë e sakrificave të mëdha që duhet të bëjnë për të siguruar në aventurën e tyre, një ardhmëri të qetë, të gjatë dhe të pushtetshme.
Prandaj, edhe Meta, edhe Berisha, si ai çifti që zgjedh të bashkëjetojë edhe për hir të fëmijëve, paraqiten sot natyrshëm në publik, si familjarë të konsoliduar. Ka edhe një arsye tjetër që e bën të domosdoshëm kujdesin e ndërsjellë të liderëve për dashurinë artificiale që kanë. Kjo arsye nuk ka lidhje me merakun e tyre të shtirur për integrimin e vendit dhe as me pasurimin e tyre të shpejtë, çka është një ngjarje rutinë tashmë për ata dhe për të tjerët: të dy krerët po investojnë moralitet të ri dhe ndjeshmëri të re në mblesërinë e tyre, kryesisht për të sfiduar pa mëshirë kundërshtarin e tyre, kryetarin e fuqizuar sërish të Bashkisë së Tiranës.
Ramiz Alia: Dua të takohem me Edi Ramën
INTERVISTA/ Kam dëshirë të takohem me Edi Ramën por deri tani nuk ka qenë e mundur. Pohimi i z.Ramiz Alia u bë në emisionin “Ora e Debatit” transmetuar mbrëmjen e së Premtes, në Ora News tv nga gazetari Alfred Peza. Më poshtë vijon intervista e plotë e zbardhur:
Ajo që është bërë shkaku kryesor apo spunto kryesore për t’ju ftuar është botimi i librit tuaj të fundit “Jeta ime”, kujtime. Është një libër që tregon historinë e jetës suaj nga rinia e hershme deri në pothuajse ditët e sotme dhe është një libër që me të thënë të drejtën, pothuajse edhe për shkak të angazhimeve mediatike, e kam lexuar pjesën më të madhe të botimeve tuaja, por ky më duket si një kapak i atyre librave, kujtimeve që ju keni bërë deri më sot, apo është një perceptim i gabuar ky që kam?
Jo, keni të drejtë. Unë kam shkruar edhe libra të tjera gjatë këtyre kohëve, por natyrisht ky është libër që jo rastësisht edhe titullin që mban është “Jeta ime”. Në të vërtetë në këtë libër unë jam përpjekur të përshkruaj jetën time që nga fëmijëria deri në ditët tona. Natyrisht nuk pretendoj që kam shkruar ndonjë vepër artistike, por jam përpjekur që të jem sa më realist për ngjarjet në të cilët kam jetuar. Unë jam 85 vjeç. Që 16 vjeç kam hyrë në rininë komuniste dhe që atëherë kam filluar jetën time si luftëtar për çështjen e interesave të atdheut tonë, të popullit tonë. Prandaj shumë-shumë gjëra në jetë kanë bërë vaki, kanë ndodhur, që unë doja t’i thosha.
Ahmadinejad shpërfillës ndaj KS-së
Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, thotë se Irani nuk do të pranojë bisedimet për programin bërthamor, nëse Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendos sanksione të reja ndaj vendit të tij.
Ai paralajmëroi gjithashtu se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Brazili ishte një rast i vetëm dhe nuk do të përsëritej. Zoti Ahmadinejad, i ndodhur në Ankara me rastin e një takimi për sigurinë, i bëri thirrje Rusisë të mos mbante anën e armiqve të Iranit. Megjithëse Moska ka qënë shpesh e kujdesshme ndaj veprimeve të ashpra ndaj Iranit, e mbështet projekt-rezolutën e fundit të OKB-së. Presidenti iranian paralajmëroi se SHBA-ja do të humbte nëse kaloheshin masat e reja dhe i bëri thirrje presidentit Obama ta rishikonte qëndrimin. Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka rënë dakord për të vendosur sanksione të reja ndaj Iranit. Këto masa shtrëngojnë kufizimet financiare dhe inspektimet e dërgesave në Iran dhe edhe zgjerojnë një embargo të armëve. Read MoreJeremiq: Nuk kemi mbështetje të superfuqisë, siç e ka Prishtina
“Megjithëse kemi ditë të vështira përpara, në luftën për Kosovën, nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të tërhiqemi”, tha zoti Jeremiq, në margjina të një takimi të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) në Lima të Perusë. | |||||



