Albin Kurti

Çka ua merr mendja për Republikën e Sanxhakut? Me kryeqytet Novi Pazarin? Para se të më shikonin mua u shikuan me njëri-tjetrin. I ulën sytë përdhe duke u mbllaçitur me vështirësi. Nuk e besoj të jenë edhe më tutje në burgun e Pejës. Mbase i kanë liruar: për kontrabandë me sheqer s’i mbajnë dot më shumë se gjashtë muaj. Dhe, ka dy vjet kjo punë tashmë…

Read More

Albin Kurti

 Miti më i ri i kapitalizmit – ai i të qenit të tij i globalizuar – ka pasur shumë sukses në Kosovë. Nga izolimi i gjatë dhe i dhunshëm, qytetarët e Kosovës e dëshironin dëshpërueshëm bërjen e tyre pjesë të botës. Globalizimi u përfytyrua si neutralitet botëror gjithëpërfshirës, duke u shpërfillur fakti se ai ka hierarki, dhe se integrimi në kapitalizmin global bëhet nga poshtë. Meqenëse Kosova ishte tërësisht e varur nga UNMIK-u, qytetarët e saj nuk u integruan në globalizëm si shtet, por më parë si individë. Ata nuk u lejuan të shkojnë në botë (përveçse si refugjatë), ndërkaq bota erdhi tek ata (si sundimtare). Ishte shumë e vështirë për vendasit të dilnin nga Kosova si njerëz ose mallra, porse ishte fare e lehtë për të tjerët që të hyjnë në Kosovë, qoftë si njerëz apo si mallra. Politika fiskale privilegjonte tregtarët e huaj dhe shtypte prodhuesit e paktë vendas. Produktet finale të Serbisë nuk paguanin 10% taksë doganore kur hynin në Kosovë për dallim prej lëndës së parë kur ajo importohej nga ndërmarrësit kosovarë. Deficiti i jashtëzakonshëm tregtar dhe investimet e pakta direkte, dhe atë kryesisht në sektorin bankar, vazhdojnë të jenë tiparet dominuese edhe të Kosovës së pavarur.

Read More
Nga: Luigj Shkodrani-Danimarkë

Muaji i madhërueshem i Ramazanit, shqiptaret e Danimarkes i priti me nje sihariq te mire. Ata sot kryejne ritet e tyre fetare ne Xhamine e re, qe u inagurua pak dite me pare.

Data 15 gusht 2009, shenoi nje ngjarje per gjithe komunitetin shqiptare qe jeton e punon ne Danimarke, ata u mblodhen per te bere inagurimin e Shtepisë Kulturore Shqiptaro-Daneze, qe tashme dhe shqiptaret, kane nje shtepi te tyre ne Kopenhagë. Aty mund te mblidhen, dhe kane mundesi nga me te ndryshmet, si per kryerjen e riteve fetare, por dhe per cdo aktivitet tjeter.

Read More

Albin Kurti

albin-ilbrahim Thirrjeve të Serbisë që të mos njihet Kosova e pavarur, Kosova i përgjigjet me thirrje që të njihet. Kaq. Ndërkohë, Kosova ia toleron Serbisë strukturat paralele dhe mallrat e shumta të saj që e kanë vërshuar tregun kosovar. Deklaratat e krerëve institucionalë të Kosovës kundër Serbisë janë thjesht hipokrizi.

Faktorët ndërkombëtarë e dinë dhe e shohin këtë gjë. Ata për çdo ditë përballën me mungesën e sinqeritetit të politikanëve shqiptarë kur këta e ndërrojnë ndonjë llaf kundër Serbisë. Në njërën anë flasin kundër Serbisë, e në anën tjetër ia lejojnë asaj mekanizmat shtetërorë në Kosovë dhe mjeljen e konsumatorëve kosovarë. Cilido shtet normal, po ta kishte një fqinj siç e kemi ne Serbinë, do të bënte gjithçka për t’ia neutralizuar asaj veglat politike, dhe patjetër që do t’ia bllokonte produktet ekonomike. Mirëpo, jo edhe Kosova. Në këtë kuptim, shteti i Kosovës njëmend është sui generis. Shteti i Kosovës, jo vetë Kosova apo populli i saj.  

Read More

Shkruan: Fadil SHYTI    

Hasan Prishtin- 1873–1933 Brezni të tëra shqiptare, në rrugën e  idealeve

të Hasan Prishtinës!

  -Kanë kaluar kaq vite dhe ende i mbajë në kujtesë, rrëfimet e gjyshit tim, Hajzer Tafa Shyti,  ngjanë kështu, sepse ato rrëfime ishin të  flakta atdhetarisht dhe të argumentuara historikisht;  kur tregonte për babain  e tij, ish-ushtar i Hasna Prishtinës, para se të shpërthente kryengritja e viteve 1908-1912, në katundin Pantinë, që shtrihet në  rrethin e Vushtrrisë, ideologu madh i lëvizjes kombëtare, Hasan Prishtina, i kishte organizuar rekrutët e parë shqiptarë, me objektivin për të zgjeruar më tej veprimtarinë  tij ushtarake edhe në vise të tjera të atdheut , për të krijuar një ushtri kombëtare.

Read More
Koço Danaj

E majta ne Shqiperi lypset te kete me te theksuar karakterin kombetar te saj. Ky do te ishte nje nder treguesit kryesore te modernizimit te saj. Referenca qe do te merret per Partine Socialiste ka te beje me faktin se kemi te bejme me forcen kryesore te se majtes. Por ka te beje edhe me faktin se ne gjirin e saj, vecanerisht te udheheqjes se saj, jane kristalizuar tashme dy rryma: Njera rryme progresin e kombit shqiptar ne teresi, pra te dy shteteve e gjysem shqiptare, e konsideron thelbin e veprimtarise politike te vete partise. Dhe tjetra rryme I permbahet mentalitetit se Atdheu eshte atje ku jetohet me mire. (Bota duhet per tu shijuar, ndersa Atdheu duhet per 2 metra varr.)

Read More

Letër Parlamentit Evropian

 logoMe rastin e propozimit të Këshillit Evropjan për liberalizimin e vizave për Sërbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe mos përfshirjen e Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, Bashkimi Demokratik Shqiptar ka dërguar letër përfaqësuesve legjitim të shtetit Shqiptar dhe Kosovës, në të cilën kërkohet një mobilizim i të githë potencialit politik dhe diplomatik për të parandaluar pasojat për stabilitetin e Ballkanit Perendimor, që mund të rrjedhin si rezultat i aprovimit të një vendimi të tillë.

Të nderuar deputet të Parlamentit Evropian,

 Me 15 korrik 2009 Komisionit Evropian miratoi propozimin që të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe të mbetet në fuqi regjimi i vizave për qytetarët e  Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

 

Read More

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

M_Hyseni_761105871_165742343*** Statusi kolonial i shqiptarëve dhe i Kosovës Lindore nuk mund të zgjidhet, duke e ndërlidhur me zgjidhjen e “problemit” minoritar të kolonëve serbë në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht përmes shitjes Serbisë territorin e Kosovës Veriore të Shqipërisë Etnike. Për këtë lloj tregtimi të territorit shqiptar në llogarit të Beogradit, Kosova Lindore, as Veriore, as Perëndimore e as Jugore, nuk ka nevojë, që të hapet kurrfarë “kutie e pandorës”! Një gjë të këtillë me pasoja katastrofike për interesin e përgjithshëm kombëtar, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, mund ta ëndërrojnë vetëm fatalistët, që nuk kanë lidhje as me politikën e as me dialektikën e ekzistnecës që qenies shqiptare në Ballkan.

Read More

Avni KLINAKU-Kryetar i Lëvizjes për Bashkim avniklinaku@levizjaperbashkim.com

 (Edhe pse z. Dana Rohrabaker e quan “shkëmbim territoresh”, zgjidhja që ai propozon në përmbajtje është zbatim i parimeve themelore të vetëvendosjes së kombeve, e cila është zgjidhja më e mirë edhe për shqiptarët, edhe për serbët, edhe për të kombet tjera.)

 

                      Shtypi i përditshëm në Kosovë, mediat vizive dhe ato elektronike i kushtuan rëndësi mjaft të madhe deklaratës së anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabaker. Nuk munguan as “analizat” e deklaratat e shpejta për shtyp nga shumë drejtime. Ashtu siç ndodh shumë shpesh tek ne, askush nuk u mor me përmbajtjen e vërtetë të deklaratës së Rohrabakerit, por sulmet u koncentruan në mënyrë joparimore në termin formal të deklaratës “shkëmbim territoresh”.

Read More

Baki Ymeri (Bukuresht)

 Nuk është hera e parë kur revistat rumune hapin shtyllat edhe për vlerat shqiptare. Revistat e para rumune (Gazeta de Transilvania dhe Curierul romanesc), qysh më 1845 e prezantuan Naum Veiqlharxhin dhe Abetaren e tij Ëvetori Shqip (1844 dhe 1845), duke i porositur bashkatdhetarët shqiptarë ta përkrahin Naumin në misionin e tij të shenjtë për përhapjen e dritës shqiptare në botë.

Read More