PROGRESI ,RESPEKTI DHE VOTA E QYTETARIT
Pa mare parasysh a do të egzistojë ky shtet ,apo do të instalohet tjetër, ne shqiptarët medoemos duhet të mësohemi njëherë e përgjithmonë se duhet të ndërtojmë ,forcojmë,kultivojmë ,integrojmë dhe rruajmë institucionet tona ,qofshin ato locale apo qëndrore.Kjo pike së pari duhet të fillojë me respektimin e ligjeve egzistuese positive nga ana e të zgjedhurve tanë.Edhe sikur të formojmë shtetin tone të quajtur p.sh. Republika e Iliridës apo SHqipëria e bashkuar,Kosova Lindore …pa respekt ndaj ligjeve asnjëherë nuk do të mund të kemi institucione të mirëfillta me autoritet ndërkombëtar ose së paku që ti kënaq dhe plotësojë vullnetin e përgjithshëm të shumicës.
Institucionet kushtimisht thënë demokratike, janë jashtëzakonisht të vështira për tu ngritur dhe ruajtur, madje është shumë rrëndë , edhe gabim të provosh praktika politike komplekse në një shoqëri ku mungojnë elementet e duhura të kulturës politike,të traditës dhe të strukturës shoqërore.
‘’Mund të ketë situate kur zyrtarëve u duhet tu bëjnë të ditur udhëheqësve se I vlerëso-jnë si të gabuara udhëzimet e tyre ;por në instance të fundit ,ata ose duhet të bëjnë ashtu si u thonë ose të largohen.Qeveritë dhe organizatat (politike sh.i.i)marin sensin e drejtimit nga ata që janë në krye,nga’’ kokat udhëheqëse’’ nga ‘’shpirtrat udhëheqës’’ ose thjesht nga ‘’udhëheqësit’’.Ralf Dahrendorf.
Jam plotësisht I bindur në egzistimin e dirigjencave të krerëve partiak për cungimin e autonomies së të vepruarit të një funksioneri të ndonjë organizate politike mirëpo urdhëri për veprim “në vijën partiake “ nuk guxon të shkel mbi ligjin, sepse me automatizëm shëndrohemi në ‘’robotë anarhik”.Pa marë parasysh se ndjejmë një apati ndaj një pushteti duke e konsideruar si’’ jo I yni’’ por a nuk duhet njëherë e përgjithmonë të bëjmë traditë udhëheqjen e institucioneve,zbatimin ligjor,realizimin e vendimeve, së paku të atyre që I quajmë ‘’tonat’’.!?
Njerëzit rrealë ,në situatat e jetës reale,kur nuk janë aktivistë nuk mund të jetojnë sipas një programi politik.Ata do të kërkojnëtë shpallen ato vlera nga të cilat duhet të udhëhiqen.Një vlerë e tillë është liria në marjen e vendimeve,në diskutime,…kjo si liri në kuptimin më elementar,një dëshirë për të mos pasur kufizime.
Nga ana tjetër personat që janë aktivistë të një organizate politike ata janë të obliguar të respektojnë dhe të jetojnë me një program politik.Sic theksova më lart ,nëse eventualisht kundërshtojnë dirigjencat partiake, kanë shansa rreale që ,nëse janë në ndonjë pozitë ,dhuratë nga partia , do të duhet të largohen.Pra ata do të shpallin ata vlera që do të burojnë nga subjekti I tyre partiak.Por, në këtë rrast kjo vlerë nuk është liria në kuptimin e plotë të fjalës por është një liri e kufizuar.
Por është karakteristike se liria në kuptimin e plotë të flalës,në kohën që jetojmë na ,(sepse tjerët shumë para ne sh e kanë ‘’derxh’’ ashtu si sëmundjet ngjitëse që kur njëherë e kalon ,ajo nuk kthehet përsëri)’kërkon ndryshim,risi dhe sensin e tëqenuritunë;amullia,ngurtësia dhe skleroza janë armiq të lirisë.
Një numër I madh I njerëzve në të gjithë botën janë të ngjajshëm me banorët e këtyre trevave ,të gjithë bashkarisht kanë frikë se një ditë do të jenë të përjashtuar nga puna.Këto në një shikim mund të duken probleme të vogla por nëse shiqojmë më larg mund të perceptojmë se si bota më pak e zhvilluar shkon kah uria edhe më e madhe ,të sëmundjeve dhe tiranisë. Për miqtë e lirisë kjo është e padurueshme.Mirëpo nuk egziston vetëm varfëria si fenomen por është aty edhe rritja,nevoja për ndryshime dhe kërkesat gjithnjë më të zënshme për drejtësi.
Nga njëra anë kemi njerëz që harxhojnë energji për krijim të pasurisë,të tjerët energjinë e tyre e konsumojnë duke luftuar për të drejta kombëtare që shpesh bien ndesh në mes veti.Mirëpo ,lirisë I duhet edhe begatia edhe të drejtat njerëzore,kombëtare,fetare…sepse janë kusht për jetëgjatësinë e kombit.Gjatë historisë njerëzore këta dy fenomene pra pasuria dhe kërkesa për ruajtje të kombit kanë luftuar njëra kundër tjetrës ,por kur ka pasë rrast që të dyja të jenë në një anë me strategji të përbashkët , atëherë ka pasur rrezulltate positive.
Çfarë don autori të thotë?!
Institucioni,liria,begatia,egoja,respekti,rrendi dhe progresi,racionalizmi…kanë të përbashkët kulturën politike , ligjin dhe traditën.
Në një institucion si një komunë me shumicë shqiptare,me organe të zgjedhura në mënyrë demokratike ,me një administrate komunale të re jo sklerotike, së pari duhet që të bëjë rrend në institucionin e përmendur,kurse progresi vjen vetë.Një kryetar komune,duhet të udhëhiqet nga ata që e kanë zgjedhur duke I respektuar edhe ata ,bashkë me problemet që I kanë .Ky pra ,kryetari duhet të gëzojë të drejtën e lirisë ,mos shkel as mbi autoritetin e njerëzve tjerë të zgjedhur në atë komunë psh.sic janë anëtarët e këshillit komunal dhe kryetari I këshillit ,si organe të vecanta.Këta janë vlera të zgjedhura nga populli,dhe nuk gjenden rrastësish aty.Fundi fundit edhe kryetari si organ I vecantë edhe këshilli komunal ,kanë të përbashkët nocionin ‘’të zgjedhur’’.Eshaloni I dytë të ashtuquajtur ‘’të emëruar ‘’duhet të jenë servis I kryetarit dhe këshillit komunal,e jo shkelës të ligjeve dhe statutit komunal ,bile edhe të rregullores.
Liria si fenomen është një temë që gjatë historisë është shtjelluar aq shumë sa që sot e kësaj dite të shumtët ende nuk e kuptojnë ,derisa të fillojnë të udhëhiqen nga ajo.
Shkelja mbi lirinë e njerëzve të zgjedhur ,në një institucion don të thotë shumë për ata
që shkelin mbi të,sepse të mos respektosh autoritetin e një individi të zgjedhur,jo të emëruar ,paralajmëron se diku atje larg dikush ndjen dhimbje dhe revoltë se dikush shkel mbi vlerën e votes së lire.
Nuk njihet ndonjë shoqëri ku të gjithë bura ,gra ,fëmijë që të kenë kërkesa dhe të gëzojnë të njëjtat kushtëzime.Madje nuk njohim ndonjë shoqëri ku të gjithë individët kanë të njëjtin status.Mund të prejudikojmë se një gjendje e tillë nuk mund të egzistojë.Sipas Aristotelit ‘’të ngjajshmit ,nuk përbëjnë shtet.’’Shoqëria është e domosdoshme ngase njerëzit e ndryshëm duhet të krijojnë institucione të përbashkëta për të mbijetuar dhe përmirësuar fatet e tyre.Por ,rendi dhe liria duhet të jënë bazë e progresit.
Së paku ,kështu është mendimi im !