Skënder Limani

“Ai është gjallë”. Ky është reagimi i natyrshëm i disa nga qytetarët e Kosovës kur e shohin Sali Berishën në televizor, lexojnë për të në gazeta ose dëgjojnë për të në radio. Fjala këtu është për Ibrahim Rugovën. Duket se për këta qytetarë, Sali Berisha është ngjallje e Ibrahim Rugovës.

Tashti, çfarë kanë të përbashkët Sali Berisha nga Shqipëria dhe Ibrahim Rugova nga Kosova? Po më duket që kjo është pakëz si pyetje e tepërt. Ose, mund të dal të jem i vetmi që nuk e di përgjigjen.   

Read More
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
 
Rrit madhësinë e shkronjave
*** Shqipëria nuk ka asnjë arsye dhe, asnjë nevojë të ngutshme as afatgjatë për fashizïm dhe për përçarje fraksioniste dhe ideologjike antikombëtare, (që “mes rreshtash” nënkupton ndjelljen dhe kobin e luftës vëllavrasëse), por është e zhuritur dhe e etshme për unitet, për zhvillim, për sundimin e ligjit, për drejtësi, për barazi, për zhvillim, për demokratizim dhe për përparim ekonomik, politik, demokratik kombëtar dhe ndërkombëtar.

*** Amerika dhe Evropa antifashiste demokratike e kanë denoncuar dhe, edhe sot, e denoncojnë fashizmin-terrorizmin ngase përbën vepër penale ndërkombëtare. Prandaj, edhe Shqipëria e Sali Berishës është e detyruar ta ndjekë me përpikëmëri këtë rrugë të ligjshme, humane, demokratike antifashiste dhe paqësore të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore. Ndryshe, jo vetëm se do ta humbasë mbështetjen e Amerikës, të BE-së dhe të NATO-s etj., por, edhe do të mbetet si “sorrë e zezë” e vetme në Ballkan.

Nuk është koha e rikthimit dhe e rindërtimit të fashizmit, por e RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE, edhe pse, si rregull dialektike negative e historisë dhe e politikës me shekuj është provuar se, çdo sistem politik njeriun e robëron dhe e bën skllav servil, shërbëtor të interesave të politikës ditore, ashtu sikurse Sali Berishën dhe pushtetmbajtësit-derëbejët e tjerë, të sotëm shqiptarë në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, të cilët frytet e revolucionit çlirimtar kombëtar dhe demokratik liridashës i kanë zëvendësuar me antivlera të interesit të politikës ditore dhe personalizuese.

* * *
*** Historia e derisotme ka dëshmuar se, si Toptanit, si Ahmetit, si Salihit, për Kosovë-Shqipëri Etnike, ASNJËHERË pushka s’u krisi!

Read More

Xhevat bislimi-Soji i surrojve dhe Komuna e Vitisë

   Presionit, shantazhit dhe dhunës sistematike të Gjykatës ndaj Komunës së Vitisë këto ditë iu bashkua edhe soji i surrojve me mediat e tyre të shkruara dhe elektronike. “Koha Ditore” dhe KTV-ja e surrojve me shkrimet dhe lajmet e tyre spekulative kanë marrë përsipër të marrin në mbrojtje gjykatësit (vëllezërit e tyre ideologjikë) që mbrojnë dhe përkrahin uzurpatorët, krimin e organizuar dhe mbeturinat e sistemit të djeshëm komunist pushtues. Ballafaqimi i fundit midis Komunës, që zbaton Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, nga njëra anë, dhe Gjykatës, që është instrument i të kaluarës së zezë dhe i krimit të organizuar, nga ana tjetër, ndodhi më 14 korrik të këtij viti. Këtë ditë të turpshme për drejtësinë në Kosovë ndodhi ajo që nuk do të ndodhte kurrë në vendet ku sundon ligji. Gjykata dhe policia e vendit, të fshehur pas një gjyqtari të EULEX-it, ushtruan dhunë policore ndaj shkollës shqipe dhe ndaj Komunës së Vitisë. Atë ditë në objektin e Komunës u arrestua e gjithë udhëheqja komunale, pesëmbëjedhtë drejtorë të shkollave të Vitisë, dymbëdhjetë këshilltarë komunalë, njëzetë kryetarë fshatrash, Kryetari i qytetit të Vitisë dhe dhjetëra zyrtarë komunalë! Një dhunë e këtillë e shfrenuar ndaj Komunës dhe arsimit nuk është regjistruar ndonjëherë në vendet demokratike ku sundon ligji.

Read More

REAGIM

DECENTRALIZIMI NË BAZA ETNIKE ËSHTË I BARABARTË ME NDARJEN E KOSOVËS!

 Drejtuar: Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED);

Ministrisë së Puneve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

 Për dijeni: Institucioneve të Republikës së Kosovës.

  Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka lëshuar Analizën Politike nr. 14, e titulluar “Kosova në udhëkryq: decentralizimi dhe krijimi i komunave të reja”.

Lëvizja Antikoloniale Shqiptare (LAKSH) konsideron si të papranueshme, konstatimet e KIPRED – it sa i përket procesit të decentralizimit,  pasojave e rezultateve të kësaj politike për integritetin territorial të Kosovës. KIPRED gabon në Analizën Politike 14, sepse pasi nxjerr një analizë korrekte të situatës, del me përfundime të shtrembërta duke folur përçart se decentalizimi gjoja integron serbët në strukturat shtetërore të Kosovës, dobëson kontrollin e Serbisë mbi institucionet paralele serbe dhe ndalon strategjinë e Beogradit për ndarjen e Kosovës.
ke , jashtë mashtrimeve dhe dezinformimeve antishqiptare serbo-ahtisariane dhe jashtë zhurmit propagandistik në përkrahje të një procesi të dëmshëm. Ata duhet të marrin në konsideratë se decentralizimi në baza etnike është sinonimi i serbizimit dhe i ndarjes në baza etnike që njëkohësisht janë variabla varëse të konceptit të shkëputjes së entitetit të formuar serb prej Kosovës, sipas formulës së mëposhtme :

 

DECENTRALIZIM ETNIK = SERBIZIM DHE NDARJE ETNIKE  à SHKËPUTJE E ENTITETIT SERB

 

Pra, modeli parashikues i menduar nga KIPRED-i është joreal.

Ne, shqiptarët në përgjithësi dhe LAKSH në veçanti, nuk jemi kundër decentralizimit, sepse kapitalizmi parashikon ndarjen e pushteteve e po të jesh kundër decentralizimit do të thotë të jesh centraliste. Por jemi e do të jemi kundër “decentralizimit” etnik, sepse ky krijon premisa shumë të rrezikshme për të ardhmën e paqen e rajonit.

Decentralizimi etnik, i parashikuar në ”pakon Ahtisaari”, është taktikë serbe për serbizimin e pjesës juglindore të Kosovës (me anë të një ndarjeje administrative artificiale që krijon barbarisht komuna me shumicë serbe), lidhjen e saj me pjesën veriore me anë të lidhshmërisë horizontale midis komunave serbe dhe përforcim të lidhjeve (kontrollit) me Beogradin për arritjen e qëllimit taktik të krijimit të një entiteti serb brenda Republikës së Kosovës, i kontrolluar nga Serbia. Dëshmi për këtë është dokumenti i Institutit Gjeopolitik të Beogradit të vitit 1998, që struktura inteligjente e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) e ka zbuluar dhe që tregon për kopjimin në indigo të modelit të kantoneve serbe (i projektuar nga ai instituti) në pakon e Ahtisaarit. Pas përmbushjes së objektivit taktik të ndarjes etnike, Beogradi do të avancojë drejt objektivit strategjik të shkëputjes së entitetit serb brenda Republikës së Kosovës dhe bashkangjitjes së saj me Serbinë, që bashkë me Republikën Srbska (tani në Bosnje) do të ndërtonte Serbinë e Madhe. Nuk ka asnjë tregues politik se Serbia nuk do të vepronte kështu, sepse ajo e di të bëjë plane dhe të ndajë detyra, plane të cilat duhet t’i ndalojmë që tani, duke stagnuar për vdekje procesin e decentralizimit etnik në Kosovë, pastaj duke iu kthyer planin si bumerang gjithë pushtuesve dhe kolonizatorëve, në favor të kombit shqiptar.

Lëvizja Antikoloniale Shqiptare urgjentisht i kërkon Republikës së Shqipërisë, që obligohet nëpërmjet Kushtetutës së saj (Neni 8) të mbrojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë:

të veprojë për të imponuar  zbatimin e decentralizimit etnik (dhe përcaktimeve të tjera privilegjuese për serbët në Kosovë) për shqiptarët të pushtuara dhe të kolonizuara nga serbët (të Kosovës Lindore), sllavo-maqedonët (të Luginës së Vardarit) dhe malazezët (të Malësisë), por kurrën e kurrës për serbët kolonialistë nga Kosova (shumica e tyre duke qenë pasardhës të atyre kolonizuesë që Beogradi i ka prurë në Kosovë për ta ndryshuar balancën etnike), që mund të kenë çdo të drejtë të përcaktuar në konventat evropiane për të drejtat e minoriteteve, por assesi nuk mund të konsiderohen dhe të trajtohen si popullatë e dorës së parë, duke u “përkëdhelur” me privilegje të jashtëzakonshme në të mirën e politikës nacional-agresive të Beogradit

 

 

Në emër të Kryesisë Qendrorë të Lëvizjes Antikoloniale Shqiptare (LAKSH),

 

Kryetari,

 

Prof.Ideal BOLETINI

Email: idealboletini@gmail.com

 Mitrovicë (Shqipëri Veri-lindore), 20 korrik 2009

Gjeneral Lama: E vërteta shqiptare do të dalë në dritë  26/07/2009 10:27:00

 Gjeneral Lama: E vërteta shqiptare do të dalë në dritë

Gjenerali i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA flet për detaje të luftës së UCK-së në Kosovë, për luftën në Maqedoni, Luginë të Preshevës, për situatën në Mitrovicë, Marrëveshjen e Ohrit si dhe zhvillimet aktuale dhe të sigurisë në rajon.

Intervistoi: Suat Saqipi

Read More

Skënder Limani,

Në Kosovë mungojnë lëvizje për liritë dhe për të drejtat qytetare. Në Kosovë kishte lëvizje qytetare para vitit 1999. Ato lëvizje e formuan erën dhe ideologjinë e të jetuarit të lirë në vendin tënd. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk u formua nga asnjë individ, grupe individësh ose edhe familje. UÇK nuk lindi as në fshat e as në mal. UÇK lindi si frymë për të drejtat dhe liritë qytetare, frymë e cila lindi në qytet, në Prishtinë. 

 

Read More

Florentin Popescu

Nuk më kujtohet saktësisht në çfarë rrethanash, para disa vitesh, e kam njohur këtë shqiptar me prejardhje të dyfishtë përnga prindërit, por është e sigurtë që më ka impresionuar që nga çasti i parë për shkak të afshit me të cilin më ka folur për kulturën shqiptare, për poetët e mëdhenj të një vendi të vogël, por me një rol të rëndësishëm në historinë e Europës dhe botës. Në shikim të parë, nëse nuk e din se kush është dhe çfarë dhuntie ka, mund të krijosh përshtypjen se Baki Ymeri është një individ i zakonshëm. Po qe se, ndërkaq, ke rastin të zhvillosh me të një diskutim më të hollësishëm,  kupton se para teje gjendet një njeri i prekur nga poezia, një patriot i vërtetë, i gatshëm, madje edhe të kacafytet për të dëshmuar se poeti X apo Y nga Kosova ka vlera të padiskutueshme letrare dhe se meriton të përkthehet jo vetëm në gjuhën rumune, por edhe në gjuhë të tjera, që të jetë i njohur në tërë botën, jo vetëm në Europë.

Rrallëherë kam patur fatin të njoh një temperament të këtillë të pasionuar pas letërsisë, duke jetuar përmes letërsisë, duke kërkuar të deshifrojë kajmakun e vlerave, motivet dhe idetë, por sidomos ato rrugë që shpiejnë nga konkluzionet e ekzistencës së disa rrënjëve kulturore të përbashkëta. Kërkoj në kujtesë dhe nuk gjej një term krahasimi. Nuk e gjej ngase nuk di askend tjetër të ketë shëtitur kaq shumë, të endet me një çantë ku ngjeshen dokumente, artikuj të shkëputur nga shtypi, dëshmi të jetës kosovare bashkëkohore.

Baki Ymeri është njeriu të cilin nuk mund ta refuzosh atëherë kur të lutet për diçka. Elegjia e kuajve të humbur, një përzgjedhje e poezive të autorit të këtij shkrimi, do të dalë brenda një kohe të shkurtë në kushte grafike elegante, ndërsa, Bakiu, duke e kuptuar situatën time, më tha se nuk pretendon asgjë për përkthimin në shenjë respekti për eseistët rumunë që shkruajnë me admirim për vlerat letrare të shkrimtarëve shqiptarë. Por a mund t’i lëja gjërat ashtu? Si ta lë pa e shpërblyer simbolikisht për mundin e dhënë për përkthimin e vargjeve të mia, gjë që s’është një punë e lehtë? Më në fund u pajtua me një shpërblim simbolik, duke argumentuar se një miqësi është më e çmuar se sa mbulimi i shpenzimeve të një përkthimi. Me një fjalë, Bakiu u dëshmua se është një zotni i madh, një njeri që sheh në gjirin e korporatës së shkrimtarëve brengat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet çdo artizan i fjalës së shkruar në Rumani. Si mos ta vlerësosh një gjest të këtillë? Gjithmonë i ngutur (madje edhe në kafene ku zakonisht njerëzit kthejnë të relaksohen), Baki Ymeri është në çdo çast i “armatosur” me lloj lloj revistash, librash dhe publikimesh përmes të cilave t’i demonstron fijet e vëllazërimit të lashtë rumuno/shqiptar, jo vetëm të kulturës bashkëkohore.

Shqiptarët din t’i botojë dhe komentojë në shtypin rumun, ndërsa rumunët din t’i popullarizojnë në Kosovë, përmes artikujve apo përmes antologjive letrare të një niveli editorial të jashtëzakonshëm. Kështu duke ndenjur gjërat, e ndjej veten i detyruar të shtoj se përmes mënyrës së tij për të qenë dhe për t’u sjellur në shoqëri, në kompaninë e letrarëve nuk të mërzit, nuk krenohet, nuk insiston ta dëgjosh apo t’i besosh. Mu për këtë, sivëllezërit e tij rumunë që i shërbejnë shkrimit, e pranojnë me kënaqësi në kompaninë e tyre, si një lule të rrallë, e ftuar thuajse për rikonstituimin e një ylberi të mirëseardhur e të bukur si një buqetë lulesh të fushës. Nganjëherë, kur më shkon mëndja te ai, pyes nëse ambasadorë të këtillë të kulturës europiane, janë madje më të dobishëm dhe më të vlefshëm se sa funksionarët e ftuar zyrtarisht për të ndëmarrë aksione konkrete për njohjen dhe afrimin ndërmjet popujve, ndërmjet shkrimtarëve gjuhësh të ndryshme, por të frymëzuar nga po ato ideale të mrekullueshme humaniste. Baki Ymeri është një shembull të cilin duhet ta ndjekin edhe të tjerët. (Një ambasador i kulturës, revista Sud, nr. 4/2009, ribotuar në librin Portete në penë (Bukuresht, 2009) . Përktheu me shkurtime: B. Y.)

 Asllan Dibran

 Shqiptarët po mbarojnë katër dekada që filluan të emigrojnë me një fluks të madh për në shtetët e përendimit të shtrënguar fillimisht për shkaqe politike dhe ekonomike të asajë kohe:


1.Themi për shkaqe politike duke pasur parasysh se paknaqësia e popullit shqiptar në vitin 1968 shprehu demonstrativisht kërkesat e veta  për pa drejtësitë  e regjimit jugosllav ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që me forcë dhe në formë dinake mbeti nën administrimin   e sajë ,  dhe u nda nga Shqipëria dhe  pjesët tjera shqiptare që akoma kanë mbetur problem i pa zgjidhur  në shtetet e ballkanit siç është Greqia,Maqedonia,Mali i zi,dhe Lugina e Preshevës nën okupimin e Serbisë së sotshme. e banuar me shqiptarë.Prandaj shqiptarët me këto ngjarje filluaun që të bëhen faktor destabilizues për Jugosllavinë artificiale të asajë kohe ,prandaj u larguan qindra dhe mijëra shqiptar  për shkaqe sigurie  emigruan në shtetet e  Europës perëndimore.

Read More

LËVIZJA ANTIKOLONIALE SHQIPTARE – LAKSH;

KRYESIA QENDRORE

Mitrovicë – Tiranë – New York – Gjenevë –Bruxelles – Washington

 REAGIM

DECENTRALIZIMI NË BAZA ETNIKE ËSHTË I BARABARTË ME NDARJEN E KOSOVËS!

 Drejtuar: Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED);

Ministrisë së Puneve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

 Për dijeni: Institucioneve të Republikës së Kosovës.

                  Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka lëshuar Analizën Politike nr. 14, e titulluar “Kosova në udhëkryq: decentralizimi dhe krijimi i komunave të reja”.

Lëvizja Antikoloniale Shqiptare (LAKSH) konsideron si të papranueshme, konstatimet e KIPRED – it sa i përket procesit të decentralizimit,  pasojave e rezultateve të kësaj politike për integritetin territorial të Kosovës. KIPRED gabon në Analizën Politike 14, sepse pasi nxjerr një analizë korrekte të situatës, del me përfundime të shtrembërta duke folur përçart se decentalizimi gjoja integron serbët në strukturat shtetërore të Kosovës, dobëson kontrollin e Serbisë mbi institucionet paralele serbe dhe ndalon strategjinë e Beogradit për ndarjen e Kosovës.

Read More

 P I L O    Z Y B A

    Nuk e di në mund të quhen të mjaftueshme 19 vjet jetë mes lëvizjeve, këngës, mënyrës së jetesës, mikpritjes apo vdekjes, për të dhënë mundësinë të hedhësh në letër tingujt e të ngresh në këmbë nga rrënojat  një kulture që udhëtoi mes shekujve.Udhëtoi mes sëpatës e gërshërës së pa mëshirshme  në lufte për mbrojtjen e gjuhës dhe veshjes së saj kombëtare.Nga njëra anë donin ti prisnin gjuhën “Formën e komunikimit e shprehjes së ndjenjave” dhe nga ana tjetër, ti ndërronin kostumin e veshjes, që kishte të bënte me paraqitjen e saj në ambjentin e jashtëm e më tej.Si mund të gjelbëronte ajo kur pranvera nuk hynte kurrë në degët, filizat e sythet e saj.Si mund të ruante ajo “kostumin e blertë” për ta përcjellur përpara epokave, jetesën dhe mbi jetesës? E megjithatë ajo mbijetoi, lartësoi vlerat e saj deri në pabesushmëri.

Read More