Qindra mijëra studentë të UEJL dhe USHT-së si dhe qytetarë shqiptar kanë vërshuar sot rrugëve të qytetit të Tetovës duke protestuar kundër enciklopedisë maqedonase e cila fyen dhe poshtëron kombin shqiptarë.
“Jo korrigjim por tërheqje”, “ASHAM institut pa identitet”, Mentalna viagra za Risteski”, Për studentët kultura e kombit vazhdimësi e identitetit shqiptar”, S’ka enciklopedi s’ka Maqedoni” ishin mbishkrimet në pankartat e studentëve të cilin shprehnin revoltën e tyre ndaj enciklopedisë maqedonase të publikuar ditë më parë nga ASHAM.
Read More
Mehmet Bislimi
Politika luftënxitëse e krerëve maqedonas, e marrosur dhe e hutuar keq në kornizat e një enciklopedie të thurur nga akademikët e rinj me urrejtjen e vjetër nën gjuhë, këta rrugëhumbës mes udhëkryqeve, të zhgënjyer, me ambiciet për të qenë të ngazëllyer para unit të vet, duke dështuar radhë pas radhe, tani së fundi gjeten rrugën për të fyer dhe denigruar popullin shqiptar i cili është popull shtetformues atje, jeton në trojet e veta denbabaden, si: në Shkup, në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Manastir e në tërë hapësirat e tokës sonë e cila është tkurrur në vazhdimësi gjatë tërë shekullit të njëzetë. Nuk është e largët koha kur qyteti me më shumë banorë shqiptarë në Evropë ishte pikërisht Shkupi!
Read More
Skender Korca-Konfliktet janë po aq të vjetra sa edhe njerëzimi , ato janë një fenomen i përgjithshëm, i cili ndeshet në të gjitha rrafshet e jetës.
Nuk është ekzistenca e konflikteve ajo, që është problematike apo deri edhe përbën rrezik për paqen, por janë format dhunë-favorizuese të zgjidhjes së një konflikti, të cilat mbartin padrejtësinë e u japin një përparësi të dukshme në dëm të tjerëve atyre palëve, që orientohen për nga realizimi i njëanshëm i interesave si dhe përfaqësojnë idenë, se vetëm njëra palë disponon „të vërtetën“ dhe „të drejtën“. Ide të tilla përfundojnë shumë lehtë në mënyra veprimi dhe mendimi, që janë të orientuara për nga lojërat e shumës zero: Humbja e njërit është fitimi i tjetrit. Fituesi, kështu vijon zinxhiri i asociacioneve, është më i forti dhe ky ka të drejtën në anën e tij, por kjo lojë do ketë si rezultat gjakun në vend të “fitores” apo kërkim “fitores së nisur të maqedonasve”.
Read More
Dr. Alban DACI
www.albandaci.blogspot.com
Mora shkas për të trajtuar çështjen e Maqedonisë në një dimension më të gjerë rajonal për shkak të incidentit të radhës, siç është ai botimit të “Enciklopedisë së Maqedonisë”, e cila fatkeqësisht është e financuar nga shteti Maqedonas, ku një kontribut të rëndësishëm për ekonominë e këtij shteti, si taksa pagues japin edhe shqiptarët përderisa janë qytetarë të saj
Kjo enciklopedi e financuar nga shteti, diskriminon pikërisht qytetarët e saj, shqiptarët, duke deformuar për interesa të mirëfillta nacionaliste historinë e bërë dhe të konsumuar nga populli shqiptar, i cili është ndër më të hershmit dhe ndër të paktët popuj autokton në Gadishullin e Ballkanit.
Read More
Prof. Dr. Mehdi Hyseni-BAROMETRI DIPLOMATIK
I’m not going to make entire an account of who was right and who wrong regarding current political and national status of our Albanian borthers in Yugoslav Macedonia(1990-2009), but I’m conscious that was a great lose of us all.
*** Enciklopedia antishqiptare e ASHAM-së, mund të pësojë çfarëdo qoftë ndryshime në favor të së vërtetës shqiptare, por ajo nuk do të zgjidhë statusin politik, kushtetues, kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Maqedoni.
*** Derisa Bullgaria dhe Greqia nuk e njohin kombin dhe këtë Maqedoni jugosllave, atëherë lind pyetja, pse “elita politike” shqiptare e Maqedonisë dhe Shqipëria e Sali Berishës e njohu dhe, e njeh atë, kur dihet se, kjo është krijuar në “terrenin sportiv” autokton të Shqipërisë Etnike?!
Read More
Afrim Morina
Elitën politike shqiptare në Maqedoni, por edhe jashtë saj, sikur e zgjoi nga gjumi botimi i Enciklopedisë! Po kjo Enciklopedi e zgjoi nga gjumi edhe një pjesë të akademikëve shqiptarë, të cilët gati pothuaj nuk bënë asgjë, si kolektivitet, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kur vet nuk bënë platforma për ardhmërinë e kombit, bëjnë të tjerët sipas kutit të tyre. Kur vetë nuk përpiqesh për të nxjerrë Enciklopedinë, këtë e bëjnë të tjerët sipas kutit të tyre. Kur vet mohon të kaluarën tënde, siç thonë për inat të resë më vdektë djali, dikush e përvetëson atë, për krekosje qoftë pozitive apo negative. Kur ti të kaluarën tënde e shikon nëpërmjet prizmit të individualitetit apo tasterit të partisë, dikush këtë njëmendësi tënden e shfrytëzon dhe e trajton sipas nevojës për çështje kombëtare. Sepse kjo Enciklopedi nuk është përgatitur dhe botuar ilegalisht për të zënë në befasi, të paktën partinë e cila është në pushtet, aq më tepër kur në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë ka edhe shqiptarë.
Read More
Fadil Shyti
– Këtë shkrim-reagim, po e filloj me një fjalë të urtë popullore: “Kujdes mos të ta hajë qeni shkopin, o djalë!”
Gjykuar sipas disfatave të njëpasnjëshme të politikanëve të sotëm shqiptarë, që po e çojnë “demokracinë përpara” duke e lënë prapa Shqipërinë Etnike, kudo në trojet etnike shqiptare, kjo fjalë gjeniale e popullit, mbase u shkon më së miri përshtati atyre!
Read More
|