Albin Kurti
Për zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel është e pakuptueshme se si Qeveria e Kosovës e ka pranuar EULEX-in që nuk e pranon pavarësinë, e ka pranuar EULEX-in që nuk i jep llogari asnjë institucioni kosovar për punën e tij, e ka pranuar EULEX-in me fuqi ekzekutive mbi institucionet e vendit, e ka pranuar EULEX-in i cili nga 24 nëntori 2008 u fut nën sqetullën e UNMIK-ut, e ka pranuar EULEX-in pjesëtarët e të cilit bashkë me familjet e tyre kanë imunitet nga ligji në Kosovë, e ka pranuar EULEX-in me shef Yves de Kermabonin përkundër skandalit që ai bëri kur e solli gjeneralin serb Dragan Paskash në Prishtinë, dhe tash, po kjo Qeveri e ngrit bishtin kundër këtij protokolli. Zyrtarët e Brukselit, në mënyrë të natyrshme, pas gjithë këtyre lëshimeve kapitale të Qeverisë së Kosovës, presin që ajo ta bëjë edhe një lëshim të radhës që është më pak kapital, apo jo?
Albin Kurti