DEKLARATE PËR SHTYP
Drejtuar Presidentit te Republikes te shqiperise Z. Bamir Topi
Për dijeni gjithë organizmave Evropiane
Komuniteti i Emigrantëve Shqiptar në Greqi
Ne perfaqësuesit i komunitetit të emigrantëve shqiptarë kemi ndjekur me shqetësim ngjarrjet që kanë rrjedhur ditet e fundit dhe sidomos demonstrimin e madh të zhvilluar në Tiranë në datën 21 janar 2011.
Ne emigrantët e Komunitetit Shqiptar në Greqi shprehim indinjatën tonë të thellë për dhunën gjakëderdhëse që u përdor në demonstratën e 21 janarit të këtij viti.
Për këtë arye, komuniteti i emigranteve të Greqisë është sot këru për të shprehur indinjatën tonë mbi dhunën e ushtruar ndaj demostruesve. Një fakt i till është i palejueshëm, i pa tolerueshëm dhe i dënueshëm në një shtet demokratik që kërkon ti bashkohet familje evropiane.
Ne i kërkojmë Presidentit të Republikës të Shqipërisë të ushtrojë sa më shpejtë kopetencat që i ka dhënë Kushtetuta në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit ligjor.
Po kështu i drejtohemi dhe faktorit ndërkombëtar të ndihmojë sa më shpejtë për zgjidhjen e situatës konfliktuale që është krijuar në Shqipëri. Ne jemi për një shtet demokratik ku të sundojë ligji dhe pavarsia e institucioneve Kushtetuese.