Deputetët falso të votuesëve fiktivë
Bekim MURATI
Edhe pse zyrtarisht partitë në pushtet mohojnë se përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Protestat, gurthemelet, takimet me qytetarët, të gjithë këto u ngjajnë zgjedhjeve të parakohshme. Diçka po lëviz, megjithatë asnjërën nga partit politike nuk e shqetëson fakti se në listat zgjedhore edhe më tej ndodhen më tepër se 170 mijë qytetarë të vdekur, ndërsa 250 mijë të tjerë jetojnë jashtë shtetit. Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk po dalin me të dhëna precize se sa është numri i votave fiktive, edhe pas një viti nga përfundimi i zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale, kur edhe morën kritikat më të ashpra nga misioni vëzhgues i OSBE-së. Këto dy institucione edhe më tej bëjnë luftë se kush është kompetent për azhurnimin e të dhënave nga lista zgjedhore, ministri e Drjetësisë apo KSHZ-ja, e cila nga 1 maji i këtij viti ka marë listën zgjedhore. Në KSHZ thonë se, edhe pse lista zgjedhore tanimë është në kompetencën e tyre, Ministria e Drejtësisë edhe më tej bën pastrimin e listave azgjedhore. Zyrtarët nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se Maqedonia është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, qoftë për zgjedhje të parakohshme apo të rregullta parlamentare. “KSHZ-ja do të vazhdojë të punojë me MPB dhe Ministrinë e Jashtme rreth evidencës së diasporës, por që të vazhdohet në mënyrë më aktive do të duhet të intervenohet në Kodin zgjedhor për evidencën e diasporës, e cila do të votojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me qëllim që të zbatohet në mënyrë sa më efikase”, thonë nga KSHZ. Për eksperët të cilët merren me zhvillimet demografike, kjo situatë është e favorshme për partitë në pushtet, sepse ato mund të manipulojnë me këto vota. Demokrafi Asllan Selmani, është skeptik se institucionet përkatëse janë të gatshme të bëjnë pastrimin e listës zgjedhore deri në zgjedhjet e ardhshme. “Numri i përgjithshme i votuesve në Maqedoni nuk është më i madh se 1 milion e 400 e tetëdhjetë mijë votues. Të gjithë të tjerët që janë mbi këtë numër, janë të vdekur ose njerëz që tani nuk jetojnë në Maqedoni.
Unë jam skeptik se pastrimi i këtyre listave mund të bëhet deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat janë pas dy vjetësh, ndërsa nuk dua të flas për zgjedhjet e parakohshme eventuale. Përgjegjësia për të gjitha këta vite u takon partive politike, të cilat kanë bërë manipulime. Rreth 20 deputetë janë falso, sepse janë votuar nga të vdekurit”, ka deklaruar demografi Asllan Selmani. Pas konstatimit se në listat zgjedhore figurojnë akoma emra të votuesve që kanë ndërruar jetë, Qeveria ka obliguar Ministrinë e Drejtësisë të vazhdojë me aktivitetet rreth pastrimit të listës zgjedhore në të gjitha komunat, ndërsa në to do të përfshihet periudha nga viti 1980 deri në vitin 2010. Nga Ministrai e Drejtësisë kanë paralajmëruar se vazhdojnë procesin e pastrimit të listave zgjedhore, ndërsa në rrjedhë e sipër është realizimi i projektit për pastrimin e këtyre listyave. Nga dy komunat, në të cilat deri më tani është bërë azhurnimi i listave zgjedhore, edhe atë në Komunën e Gostivarit dhe të Vinicës. Sipas këtyre të dhënave, në Gostivar nuk është evidentuar vdekja e 253 personave, ndërsa për më shumë se 300 të tjerë nuk përputhen të dhënat, ndërsa në Vinicë 13 të vdekur nuk janë evidentuar për dhjetëra të tjerë nuk përputhen të dhënat e tyre personale. Ministria e Drejtësisë është optimiste se azhurnimi i listës zgjedhore në të gjitha komunat e Maqedonisë do të përfundojë deri më 31 tetor të këtij viti. Vitin e kaluar në zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale, në listanë zgjedhore të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 792 mijë e 82 persona, që është absurde pasi që nuk është e mundur që në një shtet me rreth 2 milionë banorë, mbi tetëdhjetë për qind e qytetarëve të kenë të drejtë vote.
Të gatshëm për zgjedhje
Zyrtarët nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se Maqedonia është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, qoftë për zgjedhje të parakohshme apo të rregullta parlamentare. “KSHZ-ja do të vazhdojë të punojë me MPB dhe Ministrinë e Jashtme rreth evidencës së diasporës, por që të vazhdohet në mënyrë më aktive do të duhet të intervenohet në Kodin zgjedhor për evidencën e diasporës, e cila do të votojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me qëllim që të zbatohet në mënyrë sa më efikase”, thonë nga KSHZ.