Topi-Moisiu-Meidani: Të dënueshme sulmet ndaj institucioneve
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në zyrën e tij dy ish-krerët e shtetit Rexhep Mejdani dhe Alfred MoisiuPresidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në zyrën e tij dy ish-krerët e shtetit Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu.
Ata dënuan dhunën e ngjarjeve të 21 janarit dhe sulmet verbale kundër institucioneve, rendit publik dhe vetë jetës së qytetarëve.
Në takim, u theksua nevoja jetike e shtyrjes apo anulimit të çfarëdolloj tubimi masiv publik që mund të shkaktojë ngjarje të padëshiruara, e ruajtjes së gjakftohtësisë dhe komunikimeve me tone të qeta, të maturuara dhe mendimet vizionare në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë.
Sipas tyre, këto do të ishin hapat e parë konkretë në kërkim të zgjidhjes së drejtë për të dalë nga kjo gjendje, e cila cënon demokracinë në vend dhe dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë në botë.
Meidani, Moisiu dhe Topi nënvizuan si të domosdoshme zhvillimin e një hetimi profesional tërësor, transparent dhe te paanshëm nga ana e organeve të specializuar ligjore.
Sipas tyre, Topi po kryen rolin e moderatorit të ekuilibruar që duhet të ketë presidenti i Republikës.