“Ata marrëveshje gjithsesi kanë, por ajo marrëveshje është shumë e dëmshme për shqiptarët në Maqedoni dhe thjesht është e dëshme për vetë Maqedoninë për vetë shtetin. Vendimet e qeverisë ku ata participojnë shumë herë janë në kundërshtim pastaj me interesin tonë parimor, qoftë kombëtar qoftë shtetëror në parlament dhe mënyrën më të lehtë e gjejnë të jenë pjesë e qeverisë dhe të vazhdojnë të jenë servil dhe vazal ashtu siç janë dy vitet e fundit. Mendoj se të rrish në qeveri pa asnjë ofërtë politike për zgjidhjen dhe tejkalimin e situatës në Maqedoni është shumë më e dëmshme sikur edhe të marrësh një vendim të gabuar”, deklaroi Imer Selmani, kryetar i DR-së.
Lidershipi shqiptar me hapa të shpejta drejt interesit personal
Hadi Osmani
Po shkojmë hap pas hapi dhe jeta po vjen dita ditës me turbulence, ndaj dhe ne i shpejtojmë hapat për të arritur deri te caku gjoja i suksesit të punëve që kanë ngecur me një vend dhe në një kohë të shurdhër dhe askush se di se ku do i del fundi këtij misteri të pamposhtur.Dhe vitet e tranzicionit ikin, ndërsa ne numërojmë në vend duke mos ditur se si të vijmë deri te frymëmarja e lehtë..Krejt domethënia e këtillë e radhës është mungesa e lidershipit shqiptar që kanë ngecur në një rrugë qore dhe nuk kanë shpëtim për ata që dhanë verdiktin dhe gjakun.Secili komb ka karakteristikat e veta, e ne si komb jemi të pastër në shënjestrën e sinqeritetit mirëpo “zëdhënësit” e popullit që janë në karrike sikur kanë ra në gjumin e natës dhe presin fushatën elektorale që të ringjallen përsëri.Këto janë disa simbolika të halleve dhe problemeve tona që përsiaten ndeshur mes etnitetit të kundërt, maqedonasve dhe ne shqiptarët.Nëse marrim rastin e Sopotit do të vërejmë inferioritetin e partisë shqiptare në pushtet, e cila në media pasqyron një ngjarje tejet optimiste dhe me delikatesë vrojton se së shpejti sopotasit do të lirohen sepse janë të pafajshëm.
Dy të akuzuar nga rasti i Mavrovës ndërruan jetë, shtohen paqartësitë
Shaban Zenuni dhe Sahit Rushiti janë tashmë dy të akuzuarit që kanë ndërruar jetë, të cilët janë përfshirë në akuzën për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të ndërmarrjes ndërtuese Mavrova, gjatë konfliktit të vitit 2001, një vepër e ngritur nga autoritetet maqedonase, e cila nuk u procedua nga Tribunali i Hagës dhe i`u kthye autoriteteve gjyqësore në Maqedoni.
Shaban Zenuni nga fshati Merovë i komunës së Zhelinës së Tetovës është një nga të akuzuarit, i cili u vra në aksionin policor dy javë më parë në fshatin Radushë.
I akuzuari i dytë Sahit Rushiti dje u gjet i varur në qelinë e tij në burgun e Idrizovës, ku ai po vuante një dënim që nga viti 2004, i akuzuar për vrasje.
Ekzekutimin e vëllezërve të gjakut e quan INCIDENT!?
Ekzekutimin e vëllezërve të gjakut e quan INCIDENT!?
Drejtësia dhe e vërteta, për të gjithë ata që janë të pambrojtur janë armët më të fuqishme në luftën për liri dhe progres personal. Aspirata për drejtësinë dhe të vërtetën është tipar i brendshëm i natyrës njerëzore, megjithëse mund të ndrydhet dhe të prishet njëlloj si aspirata për lirinë.
Aurel Dasareti, 2010-05-22, Arizona
Rastësisht, përmes http://vimeo.com/11821561 e dëgjova debatin politik të datës 15.05.2010 në mes të kryetarit të BDSH-së Bardhyl Mahmutit dhe zëdhënësit të Qeverisë së FYROM-it Shefik Durakut. Shefiku nuk e tregon të vërtetën, rrenë, kur masakrimin e shqiptarëve: Harun Aliu, Shaban Zenuni, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala nga qeveria fashiste sllavo”maqedone”, e vlerëson si INCIDENT. Me këtë akt skandaloz, për një kolltuk, i pranon rregullat e imponuara prej armikut.
BDI nuk do të braktisë Qeverinë!
Zeripress Takim Ahmeti-RikerTë gjitha iluzionet dhe spekulimet e fundit se për shkak të inferioritetit të BDI-së në koalicionin qeveritar dhe për shkak të tensioneve të vazhdueshme kjo pari do të braktisë qeverinë u hodhën poshtë në mënyrë të hapur nga Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.Sot, në një takim që pati me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, z.Filip Riker ai deklaroi se “Edhe përkundër bllokimit të proceseve integruese të Maqedonisë nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe hezitimit të pranojë kërkesat e shqiptarëve, Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë”.
Berisha: Po hapjes së kutive të dokumentacionit zgjedhor
Kryeministri Sali Berisha edhe pas takimit te Strazbugut i qendron mendimit se ka mundesi per te zhbllokuar situaten politike ne vend, ne përputhje me kushtetuten, ligjet e vendit dhe vendimet e gjykatave. Ndersa nderkombetaret i kane lene 2 jave kohe politikes shqiptare per te gjetur nje zgjidhje, kreu i qeverise, thote se ai nuk do te pranoj asnjë kompromis qe demton kushtetuten.
“Qeveria, në përputhje me të gjithë përcaktimet kushtetuese- ligjore, të vendit është e gatshme për çdo kompromis normal. Nuk ka asnjë lloj hezitimi. Përvec Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve te gjykatave, unë lëshoj në çdo pikë. Unë nuk di ndonjë pikë ku unë mund të lëshoj; në të gjitha sipas këtyre përcaktimeve. Është normale”, deklaroi Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë. Kreu i qeverise beri edhe njehere te qarte se cfare percaktojne ligjet ne lidhje me fletet e votimit, kur tha se materialet zgjedhore ka te drejte t’i shqyrtoj cdokush ne arkiv.
“Nuk ka vakum ligjor. Gjërat janë qartësisht të përcaktuara. Është shumë e rëndësishme që cilido që dëshiron të përfitojë nga hapësirat e mëdha që krijojë ligjet e vendit, kushtetuta e vendit, vendime të tjera. Unë kam besim se kjo do ndodhë.
Vazhdon heshtja dhe indeferenca e “Zgjohu” dhe Artan Grubit
Terrori shtetëror sllavo-maqedon ka vetëm një emër – gjenocid mbi shqiptarët
Masakra e Radushës është një masakër e radhës mbi shqiptarët dhe popullin shqiptar, një masakër në të cilën u ekzekutuan katër shqiptarë: Harun Aliu, Xhafer Shala, Shaban Zenuni dhe Qemal Mustafa, në menyrën më mizore (ku sipas medieve edhe janë masakruar). Kjo dëshmon një të vërtetë se të gjitha qeveritë e IRJM e kanë dënuar popullin shqiptar me ekzekutim klasik – me vdekje, kurse në anën tjetër kemi edhe një përsëritje tjetër ku përfaqësuesit e shqiptarëve të cilët vazhdojnë lojën e servilit, dashtë e pa dashtë me heshtjen dhe mosangazhimin e tyre në ndriçimin e rasteve dhe mbrojtjen e shqiptarëve dalin në krahun e njësiteve që vrasin dhe vranë shqiptar.
Shkruan: Vaxhid Sejdiu
Hipokrizia e DR: arrestoni shqiptarët por jo me këtë formë kaq të dhunshme!
Demokracia e Re përmes një deklarate me shkrim dënon bastisjet e fundit të njësiteve speciale të Ministrisë të Punëve të Brendshme në f.Gërçec të Komunës së Sarajit.
“Si duket MPB-së dje por edhe në disa raste me radhë nëpërmjet njësiteve speciale po demonstron forcën ndaj shqiptarëve. Është për tu habitur fakti se njësitet speciale të MBP-së po përdoren për çdo qytetar i cili është shqiptar ndërsa jemi të bindur se në të shumtën e rasteve nuk duhet që MPB-ja ti përdorë njësitet speciale dhe të terrorizojë qytetarët dhe familjet e të dyshuarve, pasi që ka edhe forma të tjera për të arrestuar të dyshuari dhe jo me këtë formë kaq të dhunshme që po përdoret ndaj familjeve shqiptare”, thuhet në reagimin e DR-së.
APOKALIPSI -ERËSIRA E PAFUND DHE DËNESJA E VARGUT
Po vij në një vend ku ka halle populli shqiptar, kam ankth kur do dëgjoj vetëm për politikë, një storie aktuale, histori e pafund e këtyre viteve, bestytni , gënjeshtra, marëzi , naivitet, kjo është realiteti, jam pesimist në këtë drejtim sepse këtë lojë të hidhur e luajnë disa parti politike shqiptare, po thurin disa gjëegjëza dhe përgjigjen duhet ta gjejnë nga shqiptari.Dhe eksplodoj!!
Hadi Osmani-F.Sllupçan-Zvicer
