image

 Kryeministri Sali Berisha edhe pas takimit te Strazbugut i qendron mendimit se ka mundesi per te zhbllokuar situaten politike ne vend, ne përputhje me kushtetuten, ligjet e vendit dhe vendimet e gjykatave. Ndersa nderkombetaret i kane lene 2 jave kohe politikes shqiptare per te gjetur nje zgjidhje, kreu i qeverise, thote se ai nuk do te pranoj asnjë kompromis qe demton kushtetuten.
“Qeveria, në përputhje me të gjithë përcaktimet kushtetuese- ligjore, të vendit është e gatshme për çdo kompromis normal. Nuk ka asnjë lloj hezitimi. Përvec Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve te gjykatave, unë lëshoj në çdo pikë. Unë nuk di ndonjë pikë ku unë mund të lëshoj; në të gjitha sipas këtyre përcaktimeve. Është normale”, deklaroi Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë. Kreu i qeverise beri edhe njehere te qarte se cfare percaktojne ligjet ne lidhje me fletet e votimit, kur tha se materialet zgjedhore ka te drejte t’i shqyrtoj cdokush ne arkiv.
“Nuk ka vakum ligjor. Gjërat janë qartësisht të përcaktuara. Është shumë e rëndësishme që cilido që dëshiron të përfitojë nga hapësirat e mëdha që krijojë ligjet e vendit, kushtetuta e vendit, vendime të tjera. Unë kam besim se kjo do ndodhë. Unë besoj cdo përpjekje të cilitdo që të përfitojnga ato cka garantojnë ligjet. Ligji garanton plotësisht dhe tërësisht shqyrtimin nga secili prej jush, nga secila forcë politike të materialit zgjedhor, të arkivuar sipas rregullave në arkiv”, theksoi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Ligji parashikon dorëzimin e materialeve zgjedhore ne arkiv, pas hapjes se kutive dhe djegies se fletëvotimeve. Qëndrimet e kunderta per fletëvotimet mes paleve ben te pamundur edhe arritjen e nje marrëveshje, ne darken e Strazburgut, ndersa gjate dy javeve do te jete kjo ceshtja qe do te negociohet mes eksperteve te dy paleve dhe atij europian.