Partia Demokratike Shqiptare përmes një konference për shtyp reagon ndaj qeverisjes aktuale e cila sipas tyre po vazhdon diskriminin e shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës.

“Gjendje kaotike ekonomike e sociale, vazhdim i diskriminimit në përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në administratën shtetërore, përvetësimi monoetnik i institucioneve shtetërore dhe shtetit në përgjithësi, vazhdimi i veprimeve represive në baza nacionale dhe fetare, dukuria e korruptimit dhe nepotizmit pushtetar dhe tentativat qeveritare për largim nga rruga integruese janë shtyllat kryesore të bashkëqeverisjes BDI-VMRO, duke harruar dhe anashkaluar zotimet parazgjedhore para popullatës shqiptare, si në Kumanovë dhe gjithandej vendbanimeve tjera”, theksoi Driton Bilalli, anëtar i Kryesisës së Degës së PDSH-së, Kumanovë.

Ai tha se të gjitha këto dhe shumë të tjera janë shenjë se bashkëjetesa dhe bashkëqeverisja vështirë po zbatohet.

“Tejkalimi i situatës “për disa nënë e për disa njerkë”, është e mundshme dhe e realizueshme me përkrahjen e Marrëveshjes politike të ofruar nga Partia Demokratike Shqiptare, e cila popullatës si sovran real u mundëson demokraci, raporte të mira ndëretnike, stabilizim të brendshëm, zhvillim ekonimik etj”, theksoi Bilalli. (INA)