image

Halit NAXHAKU

Nuk me shkon dora qe ta marre fletën dhe lapsin e te shkruaj për shokët e mi, apo me mire për ish-shokët e mi. Ketë s `do  t’ia kisha dëshiruar askujt as hasmit, e ne veçanti askujt qe veten e ndien dhe e quan shqiptar, e qe ka dhëne qofte edhe 0,1%  çfarë do qofte kontributi për kombin, por besomëni se tani me e keni tepruar dhe e keni mbushur kupën, qe moti. Kam pritur qe te reflektoni pozitivisht ne te mire te çështjes kombëtare por ju si bëtë emër, zutë pozita e poste-funksione te larta, rate ne rehati sikur harruat rrethanat se si erdhët deri aty ku jeni, fale sakrificave te te pareve tanë! Me dhembje duhet tua përkujtoj, e tu shkruaj:

Read More

Skënder Limani

Paramendojeni sikur Kosova dhe shoqëria e saj të kishte së paku një parti opozitare sikurse ajo e PS-së në Shqipëri, paramendojeni Kosovën sikur të kishte një politikan sikurse Edi Rama. Nuk e di se sa shpejt do të zhvillohej, por Kosova nuk do vinte në pozitë që policët dhe gjyqtarët ndërkombëtar ta luftojnë korrupsionin këtejpari. Dua të them, Kosova do të zhvillohej shumë më shpejt me politikanë të kalibrit Edi Rama dhe me parti të profilizuara sikurse Partia Socialiste e Shqipërisë.

Këta rreshta mund të jenë pa ndonjë përmbajtje të theksuar argumentuese për Edin dhe PS-në, e kjo nuk është çudi kur kihet parasysh që shumica e medieve të Kosovës ofrojnë helm për PS dhe Edi Ramën, sikurse është rasti me televizionin e Kosovës, RTK. Në këtë mënyrë, Edi Rama dhe PS nga kosovarët shihet si armik, ndërsa kryeministri aktual (i sëmurë politikisht) i Shqipërisë, Sali Berisha, shihet si shpëtues, si fitimtar. Kjo, po get, e pata thënë edhe një herë, sepse Sala është nga Veriu, pra shihet dhe mbetet disi emocionalisht i afërt nga kosovarët.

Read More
image

Sipas Ramadan Ramadanit, duke parë se çështja e Xhamisë Burmali, po shkon drejt politizimit dhe partitë politike po tentojnë ta fusin atë në programin e tyre, me qëllim që të marrin poenë politike “kërkojmë që sa më shpejt trualli i Xhamisë të na kthehet”

Aida XHONI

Këshilli inicues për ndërtimin e Xhamisë Burmali kërkon me urgjencë të kthehet prona e xhamisë. Përfaqësuesit e këtij Këshilli janë kundër idesë për politizimin e kësaj çështje. Duke mos konkretizuar me afate, Ramadan Ramadani, kryetar i Këshillit ka thënë se trualli i Xhamisë duhet t’u kthehet sa më shpejt, me qëllim që të mos keqpërdoret për politika ditore.
“Duke qenë se çështja e Xhamisë Burmali po shkon drejt politizimit dhe partitë politike po tentojnë ta fusin atë në programin e tyre me qëllim që të marrin poenë politikë, kërkojmë që sa më shpejtë trualli i Xhamisë të na kthehet”, ka thënë Ramadani. Ai gjithashtu ka shtuar se kjo kërkesë bëhet duke e pasur të qartë se opinioni është mjaft i senzibilizuar për rikthimin e kësaj Xhamie.

Read More
image
Martinovski është munduar t’ua mbyllë gojën gazetarëve në momentin kur kanë parashtruar pyetjet lidhur me Kosovën, të cilat i ka vlerësuar si “provokim politik”
Afrim TANALLARI
 Konferenca e përbashkët e zv/kryeministrit maqedonas Vlladimir Peshevski dhe kolegut të tij serb, Mllagjan Dinkiq është vënë nën hije pas gafës së zëdhënësit të kryeministrit, Martin Martinovski. Ai është munduar t’ua mbyllë gojën gazetarëve në momentin kur kanë parashtruar pyetjet lidhur me Kosovën.
Martinovski për një moment ka marrë rolin e censorit, duke pamundësuar Peshevskin dhe Dinkiq të përgjigjen në pyetjen nëse Serbia bën presion ndaj Maqedonisë për të tërhequr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Read More
image
Qeveria aktuale me në krye Nikolla Gruevskin, po arrin atë që dëshiron, të derdhë fonde enorme në pjesën e re të qytetit, të ndajë 200 milionë euro për projektin qeveritar “Shkupi 2014”, derisa nuk e shikon të udhës të bëjë një investim më të vogël në pjesën e vjetër të qytetit, aty ku jetojnë shqiptarët. Pra dallimi midis pjesës së re dhe të vjetër të Shkupit është madhor

Blerina SALIU

Ana e djathtë dhe e majtë e Vardarit paraqet fytyrën e vërtetë të Shkupit për çdo qytetar. Pjesa e re dhe e vjetër e qytetit dëshmon ndarjen e qytetit në pabarazinë e investimeve, ku pjesa e vjetër përplot me kulturë është lënë anësh. Përshtypja është kjo: pjesa e vjetër i ngjan një getoje të vërtetë, ndërsa banorët shqiptarë të kësaj ane janë vetëm spektatorë të investimeve përtej Urës së Gurit.

Read More

Nga LULZIM Z. HAMIDI 

Nocioni’’Politika’’, rrjedh nga gjuha e vjetër greke- pólis, “shtet qytet” apo “bashkësi e shumëfisht’’.Politika është përgjigje ndaj problemeve të shoqërisë me anë të vendimeve të detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndërmjet njerëzve, grupeve a shoqerive lidhur me vendime a mosvendime të detyrueshme për gjithë shoqërine ose ndërmjet shoqërive si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre vendimeve. Konceptimi i politikës sipas Max Weberit është: “synimi për pjesëmarje në pushtet ose për ndikim në shpërndarjen e pushtetit qoftë nëpërmjet shteteve, qoftë brenda një shteti ndërmjet grupeve me pushtet të cilat i përfshin dhe sipas tij,kush bënë politikë, synon pushtet.”

Read More

BEOGRAD- Prokuroria e Beogradit akuzon ish ministrin e Mbrojtjes të Federatës serbo malazeze, Prvoslav Davinic, për abuzime me detyrën. Ai akuzohet në lidhje me një kontratë që ka firmosur në Paris në vitin 2005 me një firmë izraelite për përdorimin e një sateliti përgjues me vlerë 45 milionë euro.

Davicin, në atë kohë ish ministër i Mbrojtjes i feredarët serbo malazeze, ( e cila u zhduk pas shpalljes së pavarësisë nga Mali i Zi në 2006) akuzohet se ka nënshkruar një kontratë me shoqërinë izraelite ImageSat pa autorizimin e nevojshëm.

Marrëveshja kishte të bënte me përdorimin e një sateliti përgjues që do të mbikqyrte kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës, e cila në atë kohë ende nuk kishte shpallur pavarësinë.
Kontrata për shkak të shpërbërjes së federatës serbo- malazeze nuk u realizua asnjëherë, dhe për këtë ImageSat ndërmori një nismë ligjore kundër Serbisë. ( si trashëgimtarja e federatës) duke e akuzuar atë për dhunim të marrëveshjes.

Beogradi ndërmori proces gjyqësor në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit në Paris në 2008, por  padia u rrëzua dhe Serbia është dënuar për të paguar 36 milionë euro kompanisë Image Sat.

Ish-ministri Davinic ka tetë ditë kohë për të prezantuar mbrotjen e tij kundër akuzës për abuzim.

NOSTALGJIKËT DHE PAKURRIZORËT-TITIST TË SOJIT AZEM VLLASI

Shkruan: Elife LUZHA

KRIMET E LUFTËS NUK VJETROHEN KURRË

”Nacionalizmi i ka lëshuar thellë rrënjët në institucionet arsimore dhe në disa fusha të krijimtarisë… Propaganda armiqësore sistematikisht është futur atje ku ne me aktivitetin politik nuk kemi qenë të pranishëm … Armiku doli me parullat, qëllimet dhe planet që janë përgatitur në shtabet e fuqive reaksionare të cilat gjithmonë kanë punuar dhe punojnë kundër Kosovës dhe Jugosllavisë vetëqeverisëse dhe socialiste… Procesi i diferencimit duhet të jetë i tërësishëm…” (Gazeta, Epoka e Re, 5-6 maj 2006, f. 9-10). Kështu u deklarua z. Azem Vllasi në mbledhjen e 17’të të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, mbajtur më 5 maj 1981 në Prishtinë. Ishte kjo dita kur në Kaçanik, nën parullën ”Kosova – Republikë” u demonstrua kundër vrasjeve dhe burgosjeve që po i bëheshin rinisë dhe intelektualëve shqiptarë anekënd Kosovës nga pushtuesi gjakësor serbosllav dhe puthadorëve të tyre. Ishte kjo dita kur diferencimi, burgosja e kriminalizimi i rinisë e intelektualëve shqiptarë, i kërkuar pikërisht edhe nga z. Azem Vllasi, mori përmasa të papara, duke mos kursyer as fëmijët.

Read More
image
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, se ndërkombëtarët kanë një pjesë të fajit për krizën në Maqedoni, analistët theksojnë se diplomatët e huaj nuk mund të jenë fajtor kujdestarë në momente kur vetë partitë politike nuk mund t’i çojnë proceset përpara

Bekim MURATI

Faktori ndërkombëtarë nuk mund të jetë përgjegjës për zhvillimet politike në Maqedoni pasi që proceset politike duhet të prihen nga partitë politike, të cilat janë zgjedhur nga vet populli. Duke komentuar deklaratën e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, se ndërkombëtarët kanë një pjesë të fajit për krizën në Maqedoni, analistët theksojnë se diplomatët e huaj nuk mund të jenë fajtor kujdestarë në momente kur vetë partitë politike nuk mund t’i çojnë proceset përpara. 

Read More
image
Iniciativa e deputetëve Abedin Zymberi dhe Daut Rexhepi-Leka për zgjidhjen e statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së, në seancën e sotme parlamentare mori edhe mbështetjen e deputetëve të BDI-së prezent në sallë. Nëntë deputetët e kësaj partie votuan pro hapjes së debatit rreth këtij propozimi. Megjithatë votat e tyre dhe 2 votat e propozuesve, nuk ishin të mjaftueshme kundrejt votave “kundër” të partive të bllokut maqedonas.
Propozuesi Zymberi tha se prapëseprapë, pas rrëzimit të iniciativës qëndron ndonjë marrëveshje mes partnerëve të koalicionit qeveritar.
“Sot pra definitivisht ranë maskat e koalicionit qeveritar Gruevski-Ahmeti, ku nuk ishin në gjendje ta votojnë ligjin e propozuar nga unë Abedin Zymberi dhe nga Daut Rexhepi-Leka dhe të mbështetur nga Demokracia e Re, që të zgjidhet statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së dhe të familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të civilëve të rënë gjatë konfliktit të vitit 2001. Sot jam shumë i brengosur dhe i shqetësuar nga ajo se së paku deputetët shqiptarë nuk patën mundësinë dhe nuk gjetën vullnetin së paku të debatojnë rreth këtij ligji ose të japin kontributin e tyre”, deklaroi Abedin Zymberi, deputet i DR-së. 

Read More