Automjetet e regjistruara në Kosovë, më në fund do të kenë të vendosura targat e reja. Në një ceremoni me rastin e lëshimit të targave të reja të Republikës së Kosovës, mori pjesë edhe ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi….

Procesi i ndërrimit të targave për të gjithë qytetarët e Kosovës parashihet të zgjasë një vit dhe se të gjithë pronarët e automjeteve janë të obliguar t`i ndërrojnë targat e vjetra me ato të rejat.