Me rastin e njëmujorit të vdekjes së veprimtarit të njohur  të çështjes kombëtare, ish të burgosurit politik Sabit Veseli, në Wetingen të Zvicrës mbahet tubim përkujtimor.

 Tubimi do të mbahet ditën e diel,  më 5 shtator 2010, duke filluar në orën 14:00, në Hotel Winkelried  Landstrasse 36  5430 Wettingen.

 

Read More

GAFURR ADILI

Zoti Ali AHMETI !

Nuk mbahet mend, as në kohën e ish RSFJ-së dhe as në kohën e ish kralevinës, që ti e kupton më mirë në sllavisht se sa me ta thënë shqip: Mbretëria Serbo – Kroato – Sllovene, kur shqiptarët njiheshin s’i banorë të Juzna Srbija (Serbia Jugore), që sllavët pa identitet gjuhësor, fetar, shtetëror dhe kombëtar, të vetëquajtur sllavo-maqedonas, ta kenë ofenduar dhe denigruar kaq shumë Kombin Shqiptar, sa e kanë ofenduar dhe denigruar, fillimisht përmes Enciklopedisë dhe tani edhe përmes Gjografisë së tyre, gjatë bashkëqeverisjes (kolaborimit) tënd me Qeverinë e antishqiptarit Nikolla GRUEVSKI me Co. 

Read More
image
Transferet private financiare të emigrantëve në Maqedoni, të cilat kapin shifrat prej 1.5 miliardë euro për çdo vit janë dhuratë për Qeverinë. Kështu thonë ekspertët ekonomik, sipas të cilëve 37 për qind e emigrantëve për çdo muaj dërgojnë mesatarisht nga 1000 deri 2000 dollarë për familjet e tyre në Maqedoni të cilat paraqesin ndihmëse të fuqishme për zhvillimin e ekonomisë në vend. Por se pse këto fonde shpenzohen për nevoja të përditshme, e jo për biznes tregojnë vetë mërgimtarët.
“Jam nga Portlandi në Berovë këtu Maqedoni ku nuk munda të realizoj as edhe një takim me ministrin e Financave Trajko Sllaveski nën kompetenca të cilit ishte objekti të cilin doja ta bleja.  Mezi realizova takim dy minutash me sekretarin shtetëror Snezhana Kostadinovska. Thjesht thënë qasja ishte plotësisht i pakëndshëm dhe investimi im përfundoi pa sukses”, ankohet Goce Josifovski, mërgitmar i rikthyer.
Profesori Vanço Uzunov thotë se pikërisht këto para janë shpëtimtarët të falimentimit ekonomik të Maqedonisë .

Read More
image
-Predikimi i pastërtisë së shpirtit të myslimanit, nuk do të thotë e drejtë absolute për të krijuar konfuzione në kuadër të shpirtit kombëtar! Nëse do të ndiqej logjika e ekskluzivitetit fetar, çka do të duhej  të bënte Profeti Muhamet A.S. me axhën e tij  i cili kurrë nuk kaloi në islam? Do të duhej të hiqte dorë nga fakti se ka qenë mixhë i tij?

Tek vozitja këtyre ditëve, në një nga terminet kur ditëve të Muajit të Shenjtë të Ramazanit radiot lokale japin përmbajtje fetare, në radiostacionin që e dëgjoja në atë moment, më ranë në vesh disa vargje të një ilahije e cila më la pa mend! Në atë ilahije, autori amator, kushedi kush, thërriste myslimanët për t’u bërë bashkë, sepse ashtu të bashkuar, do t’i mundin shkijet, kurse në vargjet e ardhshme, ky unitet do të bënte që një ditë myslimanët ta sundojnë gjithë botën!

Read More

Nga Nurije Iseni  

Arsimi shqip në Maqedoni po vazhdon të përballet me probleme të natyrave të ndryshme, duke u nisur nga USHT-ja, shkollat e mesme shqipe, por edhe mungesën e hapësirave për nxënësit e shkollave fillore.

Partitë shqiptare në Maqedoni, sidomos ato të opozitës, vlerësojnë se patjetër duhet të përcaktohet një agjendë për zgjidhjen e problemeve tashmë të hapura dhe që po krijojnë pasoja për nxënësit dhe studentët shqiptarë.

Read More

Vera DUSHI

Ndërkohë që shumë albanologë të huaj, autorë të librave, po i quajnë shqiptarët kombin më e vjetër të Ballkanit, akademikët shovenistë sllavo-maqedonasë garojnë mës tyre se kush po i fyen dhe i nënçmon më së shumti shqiptarët.

Pas „enciklopedisë” sllavo-maqedonase, në librin „Gjeografia” për vitin e dytë gjimnaz të autorëve Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski, shkruhet:

Read More

BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Zgjohuni nga gjumi, mos lini konflikte të hapura, sepse mjaft e keni lënë konfliktin e hapur në Kosovën Veriore, i cili do t’u kushtojë shumë shtrenjtë, jo vetëm politikës dhe diplomacisë, por mbarë popullit shqiptar në Kosovë.

 *** Derisa shqiptarët t’i ruajnë me polici kishat dhe manastiret serbe, konflikti kolonial mbetet i hapur me serbët!

Read More

Si e ruajtën Alibalët Mesharin e familjes Bojaxhi?

 Familja Alibali ruan për 35 vite me radhë Mesharin e Kishës Katolike Romane (1776), një libër i vyer i Bibliotekës së familjes së Nënë Terezës. Besnik Alibali tregon historinë e peripecive për ruajtjen e librit
Rreth viteve 1967-1968, nëna dhe motra e Nënë Terezës, i lanë në dorëzim gruas shkodrane Hava Alibalit, një libër të vyer të Bibliotekës së tyre, Mesharin e Kishës Katolike Romake. Libri është botuar në qytetin e Venedikut më 1776 nga shtëpia botuese “EX TYPOGRAPHIA BALLEONIANA”.

Familja Bojaxhi ia dorëzoi këtë thesar Havasë bashkë me amanetin: “Të ruhet, të mos griset dhe të mos digjet!”. Një premtim që shkodrania e mbajti për 35 vjet.
Historinë e Mesharit e tregon sot i biri i gruas së mirë, Besnik Alibali, bashkë me historinë e peripecive që nëna e tij duhet të kalonte për të mbrojtur librin.

Read More

nga Valbona Mehmeti

E ardhmja nuk është e parathënë të shihet. E shkuara është themeli i parashikimit të së ardhmes dhe historia është fjala kyçe. Marrëdhënia dypalëshe shqiptaro-kosovare duhet ta kalojë cakun e dashamirësisë vllazërore për t’u ndërfutur në realitetin e pragmatizmit.

Read More

DR ka akuzuar funksionarët e BDI-së lidhur me keqpërdorimin e pozicioneve të tyre, duke shpenzuar mjete marramendëse për interesat personale.

Zëdhënësi i DR-së, Arianit Hoxha në shënjestër ka kritikuar zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Alaudin Zekiri, i cili u akuzua për keqpërdorim të parave.

Read More