Çdo vendbanim, çdo pjesë e këtij rruzulli tokësor, është përplot ngrehina që janë si brigjet e përroit nga rrjedhin dëshirat dhe synimet njerëzore për t’ia përshtatur vetvetes sa më shumë ambientin ku jeton. Ky përrua që derdhet në gjithësinë e kësaj bote, bart më vete rrëfimin për ndryshimin në ne dhe ambiciet tona për ta bërë sa më të dukshme ngrehinën – shtëpinë – tonë ku kremtojmë lavdinë e jetës. Pra, ky përrua ndryshon rrjedhën e vet, shtrati i tij i dikurshëm i përcaktuar nga mijëra jetë të përfunduara e që i kanë dhuruar natyrës ngrehina nga më të ndryshmet, me asgjë nuk i ngjan atij të ardhshmit, të përcaktuar nga qindra mijëra jetë të ardhura më vonë, me çka ai gjithnjë e më shumë dallgëzohet nga orvatjet e pafundme për ta ndryshuar dhe për ta rifilluar nga e para komunikim mes njeriut dhe natyrës, komunikim që do ketë shenjë njohëse ngrehinat që ne sot ndërtojmë mbi ato të dikurshmet, siç do ndërtohen në të ardhmen ngrehina tjera mbi këto të sotmet, e që të gjitha së bashku, do bëhen brumë nga i cili do të marrë kuptim e shkuara dhe do të ushqehet e ardhmja.
Arkivi Zëripress 2010
2 për qind e shqiptarëve, çdo ditë “tapë”
2% e shqiptarëve çdo ditë janë të dehur. Kjo shifër është rezultat i një studimi të Institutit të Shëndetit Publik kryer në 3000 persona në tërë vendin lidhur me konsumimin e alkoolit. Por një shifër tjetër shqetësuese është se 5% e konsumatorëve të cilët përdorin alkool mbi normat e lejuara janë nxënës të grupmashave 15 -16 vjeç. Shqipëria po bëhet si Gjermania për sa i përket përdoruesve të alkoolit. Ashtu si me duhanin njohja dhe konsumi i alkoolit i ka fillesat që në moshën 13 vjeçare, kryesisht në klasën e tetë.
“Rreth 40 % e meshkujve në moshë aktive dhe pikërisht asaj 25 deri në 49 vjeç janë alkool pirës. Sipas studimit ka rezultuar se edhe 5 % të femrave në vend parapëlqejne të marrin alkool në mënyrë sistematike.
Maqedonia, takime sekrete për kontestin e emrit
Takime në nivele të ulëta diplomatike për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë janë zhvilluar gjatë verës midis përfaqësuesve zyrtarë të Shkupit dhe Athinës. Shtypi grek ka shkruar se nuk kanë pushuar përpjekjet intensive për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit. “Bashkëpunëtorë të kryeministrit grek, Jorgos Papandreu, janë protagonistë të negociatave sekrete që ende po zhvillohen midis Shkupit dhe Athinës”, shkruan gazeta greke “Macedonia”.
Janjiq: Kompromisi e shpëton rezolutën
Beograd, 29 gusht – Nëse nuk arrihet kompromisi rreth rezolutës, Serbia me siguri do të pësojë disfatë në Asamblenë e Përgjithshme të KB, është shprehur Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike, njofton B92.
Janjiq është i bindur se asnjë shtet i rajonit në Asamblenë e Përgjithshme nuk do të mbështesë versionin aktual të rezolutës për Kosovën që e ka dorëzuar Serbia.
“Aktualisht nuk është më e rëndësishmja se si do të duket teksti i rezolutës, por që të pengohet konfrontimi i mëtejshëm i Serbisë me Brukselin. Politika që po zhvillon Tadiqi ka nisur të përjashtojë perspektivën evropiane të Serbisë”, vlerëson Janjiq.
Ai ka shtuar se “Gjermania u përpoq t’ia thotë Serbisë se përveç problemit të Kosovës ka edhe shumë probleme të tjera dhe që të mos komplikohet më tutje situata, së paku jo rreth Kosovës, rreth së cilës të gjithë pajtohen se nuk pajtohen”.
Gjashtë të plagosur në Novobërdë
Në fshatin Bostan të Novobërdës, gjatë një feste të serbëve të fshatit, ka ndodhur një shpërthim nga i cili janë plagosur 6 persona. Sulmuesi ishte po ashtu serb….
Policia në Gjilan tha se shpërthimi ndodhi mbrëmë, kur një serb tashmë i identifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të njerëzve, por ende nuk dihet se cilat kanë qenë motivet.
Hoxha: Balluku e ka shthurur ministrinë dhe ushtrinë
Fjala e Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike në dhjetor 1970 për situatën në ushtri dhe sjelljet e gjeneralëve Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako
Në pjesën e fundit të dosjes mbi gjyqin e Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike gjashtë vite para pushkatimit të “gjeneralëve puçistë”, vjen pjesa ku ish-Sekretari i Parë i KQ të PPSH-së, analizon gjendjen alarmante në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore dhe në ushtrinë shqiptare.
Ai akuzon ministrin Beqir Balluku dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, në mbledhjen e Byrosë Politike në 8 dhjetor 1970, se përveç fshehjes së materialit të tij të titulluar “Tezat për Shkollën e Lirë Ushtarake”, kishte mbjellë frymën e çorganizimit në ushtri, duke mos u hapur rrugë moshave të reja dhe duke mos vendosur disiplinën në forcat e armatosura.
Gazetaria hulumtuese – Një akt patriotik
Në Potsdam u zhvillua seminar i 33 gazetarë nga 24 vende të Evropës morën pjesë gjatë kësaj jave në një seminar të Kolokuiumit M100 . Nga e hëna deri të enjten ata patën rastin të merrnin përvojë në gazetari hulumtuese.
Artikulli i Jeton Mehmetit për blogun e Kolokuiumit M100 Sanssouci është një fjalë mbrojtëse për gazetarinë hulumtuese.
Sërish ndarje në LDK
Dikur partia më e madhe në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës, do t’i hyjë një tjetër procesi zgjedhor e ndarë. Tashmë nuk fuguron vetëm presidenti Fatmir Sejdiu, si kandidat për të mbajtur kreun e partisë.
Klan Kosova ka raportuar mbrëmë se është ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ai që ka vënë synimin për t’u bërë lideri i LDK-së, në zgjedhjet që simbolikisht, do të duhej të mbaheshin më 23 dhjetor.
Tadiq pranon Kosovën me tri kushte?
Presidenti serb, Boris Tadiq, kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar presidenca serbe. Deklarata vjen nga kabineti i kryetarit serb në kohën kur në media janë shtuar shkrimet se Tadiqi është i gatshëm ta njohë shtetin e Kosovës nëse përmbushen disa kushte.
Sipas gazetës kroate “Novi List”, e cila citon burime pranë përfaqësuesve diplomatikë serbë, Tadiqi do ta pranojë shtetin e Kosovës nëse plotësohen tri kushte: “eksterritorialiteti i manastireve ortodokse serbe në Kosovë, një status special për serbët në jug të lumit Ibër dhe vazhdimi i status quo-s për veriun e Kosovës”
Autostrada me pagesë
Në këtë rast, Berisha bëri të ditur se edhe tuneli i dytë në Kalimash do të hapet në muajin shtator. Duke e cilësuar si korridorin e kombit, kryeministri Berisha tha se ndërtimi i autostradës Durrës – Kukës – Morinë ka ndikuar në rritjen më të madhe të turizmit në historinë e Shqipërisë.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme është raportuar se kostoja e rrugës Durrës – Kukës ende nuk është përfundimtare, pasi Ministrisë së Financave i kanë mbërritur kërkesat nga ministritë e linjës lidhur me investimet e parashikuara për vitin e ardhshëm.
Në këto kërkesa, vihet re se Ministria e Transporteve, në investimet për rrugët nacionale parashikon afro 1.6 miliardë lekë për ndërtimin e segmentit nga Kalimashi në Kukës e Kosovë, ndërkohë që dublimi i autostradës nga Fushë-Kruja në Milot do të marrë edhe afro 2.8 miliardë lekë.
Është konstatuar se të dy këto segmente që janë pjesë e rrugës Durrës-Kukës, së bashku, të konvertuara në valutë të huaj, sjellin një kosto prej afro 50 milionë dollarësh amerikanë, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.