Novi Pazari, qendra kryesore e Sanxhakut, është bllokuar sot për disa orë nga demonstruesit, të cilët kanë kërkuar autonomi si zgjidhje për këtë rajon të Serbisë, të populluar kryesisht me boshnjakë. Në momentin e fundit është evituar përleshja me policinë.

Sipas medieve serbe policia është ofenduar me fjalët si “çetnikë” dhe është gjuajtur me gurë dhe shishe nga simpatizuesit e myftiut Muamer Zukorlic. Nga të dyja anët ka pasur të lënduar.

Ministri i Punës, Rasim Ljajic, i cili njëherësh është nga Novi Pazari, ka deklaruar se ajo që ka ndodhur sot në Sanxhak, nuk është Sanxhaku të cilin ai e njeh, por me gjithë këtë, sipas tij, nuk përjashtohet mundësia e incidenteve dhe nxitjes së retorikës nga ana e myftiut Zukorlic.

Read More

Reshat SAHITAJ

Të jesh shqiptar dhe të shkelësh në shekullin XXI është një privilegj i madh, sepse kjo është gjeneratë e vuajtjeve dhe e sakrificave kombëtare, por njëherësh jemi dëshmitarë dhe pjesëmarrës së tronditjeve dhe ndryshimeve të mëdha historike: lufta e UÇK-së, bombardimet e NATO-s caqeve serbe, largimin e forcave ushtarako-paramilitare serbe, shpalljen e pavarësisë dhe vendimi pozitiv i GJND-së për Kosovën. A nuk janë këto fakte të mjaftueshme që shqiptari i ditëve të sotme të përjetojë kënaqësinë personale dhe kolektive?

Read More

(Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së atdhetarit Adem Zenelaj dhe me rastin e varrimit të tij në varrezat e veteranëve të Luftës çlirimtare)

Shkruan: Xhevat Bislimi dhe Abaz Pllana

Për familjen Zenelaj dhe farefisin e gjerë, për shokët e tij dhe atdhetarët shqiptarë një shtatori i vitit 2009 ishte ditë dhembjeje dhe pikëllimi. Në këtë ditë, pas një sëmundjeje të rëndë, vdiq atdhetari dhe luftëtari i paepur i çështjes kombëtare, Adem Zenelaj.

Ademi do na mungojë të gjithëve, por jemi krenarë të gjithë ne që e patëm në mesin tonë një luftëtar kaq të vendosur, një njeri të sakrificës dhe shembullit të shkëlqyeshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Do të ruajmë kujtimet më të mira për Adem Zenelajn, atdhetarin që jo vetëm që nuk iu nda tërë jetën luftës dhe përpjekjeve për çlirim dhe bashkim kombëtar, por ishte një ndër veprimtarët më të çmuar të çështjes sonë kombëtare.

Read More

Me rastin e ndarjes së 800 abetareve falas për nxënësit nga Komuna Medvegjës Bujanocit dhe Preshevës .

Shkruan : Refik HASANI

Abetarja është të mësuarit e shkronjave shqipë,por ksaj here ka domethënje që Ministria e Arsimit ka ndarë libra,pasi për herë të parë ,, po e mëson Alfabetin ” se edhe shqiptarët nga tri komunat duhet të mësojn abetaren shqip.Sipas mediave të shkruara dhe elektronike njoftohet se qeveria e Kosovës ndau 800 abetare dhe ju afroi falas nxënësve në Komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës.Kjo është shumë më shumë dhe i kalon përmasat e një ndihme,sepse ka një domethënje të posaqme.Përveqë ksaj,nuk jemi mësuar ta ndëgjojm,kur Prishtina si kryeqitet i të gjithë shqiptarëve në ish -jugosllavi po tregon gatishmëri konkrete dhe po shpërndan Abetare.Edhe pas një dekade shqiptarët nga kjo Krahinë të banur me shumicë dërmuese të pjesëtarëve etnik kemi gjetur përkrahjen e qeverisë së Kosovës .

Duhet të parashihet me projekt NJË QINDË MIJË ABETARE NË VJETË për shqiptarët e gjithë botës

Read More

BAROMTERI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Sipas Henry Kissingerit, edhe shqiptarët në Maqedoni e gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes sikurse shqiptarët në Kosovë. Ky është plotësisht konstatim i qëndrueshëm, sepse ata sikur vëllezrit e tyre në Kosovë, e gëzojnë të drejtën historike dhe atë juridike ndërkombëtare që të kenë shtetin e vet, por kujt t’ia shjegosh këtë të vërtetë, kur politika antishqiptare sllavomaqedone dhe ajo kolaboracioniste ua mohon një të drejtë të këtillë të ligjshme.

Read More

 

imageKryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, Sejfedin Haruni hodhi poshtë iniciativën e ish sekretarit të përgjithshëm të këtij subjekti politik Zemri Elezi dhe të disa ish funksionarëve të kësaj partie, përfshirë edhe ish Kryetarin Abdylahdi Vejseli për riorganizimin e PPD-së. Haruni iniciativat e këtilla i quajti veprime “të argatëve të kompanisë ATA”, që nuk do të mund të realizohen, pasi nisma të këtilla ka pasur edhe më parë, por të njëjtat janë refuzuar.“PPD-ja njofton anëtarësinë e vet dhe opinionin se e ashtuquajtura inciativë e ish funksionarëve të PPD-së, tash edhe gjithë herë argatë të kompanisë ATA nuk daton nga kjo datë e shpalljes por disa muaj më parë kur ish sekretari i PPD-së Zemri Elezi dhe kryetari të përjashtuar nga PPD-ja në konferencën e pestë, në një takim me kryetarin aktual të PPD-së tentuan që në mënyrë dhe veprime prapaskenike Abdylhadi Vjeslei bashkë me grupin e iftarllëkut të ATA komercit përsëri të infiltrohen në kreun e PPD-së gjë të cilën kryetari Sejfedin Haruni nuk e ka pranuar” u shpreh kreu i PPD-së Haruni.

Read More

imageFotografia flet sa një mijë fjalë. Kështu e ka ironizuar sot BDI llogaridhënien e kryeministrit Nikolla Gruevski. Nga Partia e Ahmetit, nuk pranuan të flasin zyrtarisht për konferencën maratonike të numrit ‘një’ të Qeverisë, por theksuan për Alsat M se fjalimi i kryeministrit ishte jo përmbajtësor dhe simbolik. Acarimi i marrëdhënieve mes dy partnerëve të koalicionit kishte filluar që dje kur kryeministri kishte paralajmëruar se do të jepte llogari për punën katër vjeçare të Qeverisë. Kjo ka qenë shkaku kryesor që dy partnerët të mos merreshin vesh. Nga BDI kishin kushtëzuar daljen në konferencë për shtyp nëse kryeministri do të pranonte te fliste vetëm për kohën e koalicionit të tyre, por jo edhe për kohën kur në Qeveri ka qenë PDSH. Nga BDI sot deklaruan se nuk do të jenë pjesë e atij prezantimi që megjithatë sipas tyre ishte simbolik dhe jo përmbajtësor. “Përshkrimi më i mirë do të ishte:  fotografia thotë 1000 fjalë. Ai doli vetëm dhe kjo flet vetvetiu”, komentuan për Alsat M nga BDI. Por pavarësisht këtij qëndrimi rigid të BDI-së, kryeministri sot tentoi ta zbusë tonin në raport me partnerin e koalicionit. “Katër vite paraqesin simbolikisht një mandat politik në Republikën e Maqedonisë.

Read More

Partia Demokratike Shqiptare në një konferencë për shtyp shpalosi rezultatet dhe të arriturat e BDI gjatë qeverisjes dy vjeçare 2008-2010.

“Konferenca për shtyp e paralajmëruar nga kryeministri i qeverisë VMRO-BDI, Nikolla Gruevski, siç paralajmëruan disa media qenka shtyre nga ndërhyrja e Ali Ahmetit dhe partia e tij BDI. Në këtë press konferencë Gruevski do ti prezantonte të arriturat e qeverisë së tij gjatë mandatit të tij 2008-2010”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Imer Aliu.

Ai deklaroi se, shqiptarët e me të edhe PDSH-ja këtë ndërhyrje të Ali Ahmetit nuk kanë se si ta interpretojnë vetëm si një dëshirë të tyre që projektet skandaloze e në dëm të shqiptarëve më së miri vetë Ali Ahmeti ti prezantoje e jo Nikolla Gruevski.

Read More

Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë pritet të jetë me përmbajtje negative në sferën e dialogut politik, luftën kundër korrupsionit, zbatimin e reformave në disa sfera institucionale, sferën e lirisë së mediave, moszbatimin e decentralizimit në disa fusha, etj.

Kjo është bërë e ditur jozyrtarisht nga burime pranë përfaqësisë së Delegacionit të Komisionit Evropian në Shkup. Bllokimi i dialogut politik dhe të punimeve të Parlamentit të Maqedonisë, pas mosmarrëveshjeve midis pozitës dhe opozitës do të jenë dy pikat kritike të raportit që do të publikohet gjatë muajit tetor.

Read More

Demokracia e Re përmes një kumtese për media thotë se “nga raporti i sotëm i Kryeministrit Gruevski edhe një herë u vërtetuan tezat e Demokracisë së Re se Bashkimi Demokratik për Integrim ka votuar çdo gjë që i ka servuar partneri qeveritar VMRO-DPMNE-ja dhe i tërë programi qeveritar nuk është asgjë tjetër përveç se programi partiak të VMRO-DPMNE-së “Rilindja në 100 hapa, e zgjeruar dhe e plotësuar”.

Nga kjo parti pyesin publikisht BDI-në, a pajtohen me raportin e Kryeministrit Gruevski dhe a mendojnë se në këtë formë i kontribuojnë interesit të shqiptarëve dhe shtetit multietnik? A do të vazhdojë BDI-ja edhe pas këtij raporti të jetë servil dhe shërbëtor i Nikolla Gruevskit në këtë Qeveri?

Read More