Prof.Dr.Mehdi HYSENI *** Derisa për Beogradin dhe për Moskën është e pranueshme Rezoluta(GA/10980), e aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 9 shtator 2010, kjo do të thotë se për Kosovën nuk është e favorshme ngaqë sugjeron dhe thërret palën shqiptare që të hyjë në bisedime me Beogradin, ashtu siç ka propozuar dhe, ashtu si është marrë vesh pala serbe me BE-në me rastin e hartimit dhe të sponsorimit të Projekrezolutës së Serbisë, e cila me konsensus u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Arkivi Zëripress 2010
PLATFORMË POLITIKE PËR ZGJIDHJEN PËRFUNDIMTARE TË ÇËSHTJES SHQIPTARO-SERBE
LUFTËNXITËS NUK JANË SHQIPTARËT, POR SLLAVO-GREKËT!
Vera DUSHI
Në një emision të datës 3 shtator 2010, Kanali 5 sllavo-maqedonas prezantoi një interviste me Kryetarin e “Kongresit Botëror Maqedonas”, Teodor Petrov, i cili tha se Platforma e Shqipërisë Natyrale nxit luftë.
Nuk është ashtu! Shqipëria Natyrale nuk nxit luftë, sepse ofron bisedime, dialog. Dialogu nuk është luftë. Demokracia nuk ka tabu, në demokraci mund të flitet për gjithçka. Shqipëria Natyrale është varianti më i moderuar i ribashkimit të trojeve shqiptare.
FITUAM, FITUAM, FITUAM, FITUAM……..TË TRASHËT E SULOS!
Behxhet Sh. SHALA
A është e mundur se….? Më në fund, në ditën kur në Republikën e Kosovës në një frymë të “ tolerancës fetare” në të cilën besimtarët e fesë islame faleshin nëpër rrugë, oborre, korridore festohej Fitër Bajrami, Asambleja e Përgjithshme e OKB –së miratoi, sipas një procedure të përshpejtuar dhe jodemokratike tekstin e “rifolmuluar” të Rezolutës së Bashkimit Evropian dhe Serbisë! SHBA –të dhe Kosova nuk ishin askund që do të thotë se BE tash e tutje do t’i prejë rroba të reja për Kosovën.
Për këtë arsye e cilësova si jodemokratike këtë seancë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së! Pastaj, delegacioni i Kosovës në përbërje më të lartë shtetërore u trajtua sikur mysafirët që i vizitojnë lokalet e natës pas përfundimit të orarit të punës dhe badigardët përpiqen t’i nxjerrin jashtë!
PDSH kushte për regjistrimin ose bojkot
PDSH kërkoi sot prolongimin e datës së regjistrimit deri në plotësimin e disa kushteve për popullësinë shqiptare, në të kundërtën do të ftojë për bojkot.
Kjo është bërë e ditur sot nga zëdhënësi i kësaj partie, Luan Tresi në një konferencë me gazetarët në Tetovë.
“Duke patur parasysh se ky projekt për regjistrim është si produkt i marrëveshjes së Ali Ahmetit dhe Gruevskit nuk kemi aspak dyshim se do të ketë përfundimin që e kanë patur shumë çështje tjera me rrëndësi për shqiptarët kur këta dy persona “merën vesh”.
DR: BDI marrëveshje të rrezikshme për regjistrimin
Demokracia e Re (DR) ka theksuar se marrëveshja për regjistrimin e popullësisë midis VMRO-DPMNE dhe BDI-së konsiderohet e rrezikshme për shqiptarët.
“Ditëve të fundit jemi dëshmitarë se si koalicioni qeveritar në mënyrë triumfuese po promovon se ka arritur marrëveshje për sa i perket Ligjit për regjistrimin e popullatës, dhe me e çuditshme në gjithë këtë lojë është se partitë VMRO-DPMNE dhe BDI po e shesin këtë si fitore të njërës palë kundrejt tjetrës. Mirëpo, në fakt, qytetarët akoma nuk e dijnë se çka është duke pregatitur ky koalicion qeverisës. Rikujtojmë opinionin se BDI e bëri lojën e madhe duke thënë se kërkesa e tyre që komision i veçantë të përcjellë gjithë procesin e regjistrimit ishte pranuar nga VMRO-ja, mirëpo nëse e keni dëgjuar drejtoreshën e Entit statistikor nga rradhët e VMRO-së, ajo mes tjerave tha se bartës kryesor i gjithë procesit të regjistrimit të popullatës dhe përpunimit të informatave do të jetë pikërisht Enti statistikor”, ka theksuar zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha.
BDI: Periudha e regjistrimit e përshtatshme për diasporën
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi i është kundërpërgjigjur akuzave të partive opozitare shqiptare lidhur me regjistrimin e popullsisë.
“Ligji për regjistrim parasheh formimin e Komisionit të veçantë për regjistrim që do të përbëhet prej 25 anëtarëve dhe ku garantohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në këtë Komision dhe në të gjitha nivelet dhe organet që do të jenë bartës të procesit të regjistrimit. Kompetencat janë mirë të definuara për të gjitha organet. Anëtarët e të gjitha komisioneve nuk do të jenë anëtarë të partive politike, por ekspert të sferave që kanë të bëjnë me regjistrimin”, theksoi Ademi.
Kurti më i preferuar nga politikanët në Kosovë
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti është vlerësuar si lideri më i preferuar politik në Kosovë. Kjo bëhet e ditur sipas një sondazhi të realizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme në Prishtinë.
Hulumtimi po ashtu identifikon rritje të ndjeshme të masës që kundërshton bisedimet. Kjo mund të interpretohet edhe nga fakti se lideri më i preferuar për kosovarët del të jetë Albin Kurti, thuhet në përfundimin e këtij hulumtimi. Rezultatet e hulumtimit po ashtu tregojnë se zgjidhja jo e duhur për veriun do të rezultojë me radikalizmin e veprimeve të qytetarëve.
Komisioni i Pirros
Fejzi HAJDARI
Paraqitja triumfaliste pas formimit të Komisionit për regjistrimin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë më shumë se një ngadhënjim politikë shqiptarë, gjykuar nga një këndvështrim real, duket më shumë si një “Fitore e Pirros”. Formimi i një Komisioni të këtillë me 22 anëtarë nuk jep shumë shpresë, e as që paraqet ndonjë mekanizëm real i cili do të pamundësonte manipulimet eventuale me shifrat e shqiptarëve në Maqedoni. Fshehja e përqindjes reale të numrit të shqiptarëve në Maqedoni, në fakt, sikurse edhe më parë, edhe tani, ka qenë, është dhe do të jetë katalizator kryesor për përgatitjen e skenarëve të errët antishqiptarë. Manipulimi i përqindjes së shqiptarëve, ka mundësuar hartimin e fletëvotimeve, Njësive dhe listave zgjedhore, konform nevojave të pushteteve (por edhe opozitave) maqedonase, në kuptimin e reduktimit të numrit të deputetëve shqiptarë dhe ngritjen enorme të numrit të deputetëve maqedonas. Pikërisht ky raport joreal, maqedonasve u mundëson të kenë në dorë numrin absolute të ministrive, si dhe të drejtojnë presidencën e shtetit, qeverinë dhe parlamentin.
SERBIA ËSHTË E GATSHME TA NJOHË KOSOVËN
Çështja mund të zgjidhet përfundimisht kur serbët do t’i ftojnë shqiptarët për shuarjen e hasmërive përmes mirëkuptimit dhe tolerancës.
Baki Ymeri (Bukuresht)
Është titulli i artikullit botuar në të përditshmen bukureshtare Adevărul (E vërteta, 6 shtator 2010) e cila shpërndahet falas në mbi njëmilionë ekzemplarë, anembanë Rumanisë. Botimin on line e lexojnë 1.377 vetë brenda 4 ditësh dhe e dekorojnë 28 komente interesante që shkojnë në favor të Kosovës. Artikullshkruesi, duke bërë fjalë për sinjalet e reja që lanson Serbia, thekson se „disa përfaqësues politikë të serbëve në enklavat kosovare shkojnë duke u ndërgjegjësuar se një bashkëjetesë normale me shumicën shqiptare është mënyra e vetme për të krijuar ardhmërinë”. Tadiqi, megjithatë, sipas artikullshkruesit, vë kusht „njohjen de facto të status-quosë në Kosovën e Veriut”.

