BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Ta varrosim inatin, njëherë e përgjithmonë e t’ia njohim meritat njëri-tjetrit, ashtu sikurse çdo popull i ngritur dhe i qytetëruar në botë! Mjaft më me recidiva të mugëtirës së mesjetës, të logjikës fisnore feudale të robit dhe të lokalizmave primitivë anadollakë.

Sepse kështu, nuk mund ta ëndërrojmë as Evropën e as Amerikën demokratike derisa ta përbuzim, ta denigrojmë, ta përfolim, ta anatemojmë, ta shtypim, ta urrjemë, ta shpifim, ta mashtrojmë, ta shrytëzojmë, ta përçmojmë, ta tradhëtojmë dhe ta shesim njëri-tjetrin.

*** Vetëm i Madhi Zot është absolut dhe i përsosur, askush tjetër! Çdo gjë tjetër është relative, e papërsosur dhe e ndryshueshme. Ndaj, edhe Dr.Koço Danaj (si të gjithë të tjerët) nuk është absolut dhe i përsosur në krijimtarinë e tij për ribashkimin kombëtar shqiptar. Mirëpo, assesi nuk mund argumentohet se, Plaforma e tij strategjiko-politike dhe kombëtare për Shqipërinë Natyrale “ka karakter sabotues” dhe “shpërfytyrues” ndaj ndonjë ngjarjeje dhe, ndaj ndonjë dokumenti relevant historiko-politik dhe kombëtar, që bën fjalë për procesin dhe për konceptin e filozofisë së ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Natyrale, që nga periudha e largët historike e Skënderbeut e deri më sot në rillimshekullin XXI.

Koço Danaj ka hartuar një Platformë konkrete dhe realiste se si të përshpejtohet dhe të rindërkombëtarizohet zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare në shkallë evropiane dhe ndërkombëtare, duke parashikuar urgjentisht thirrjen e një konference evro-ndërkombëtare-“LONDRA-2”, e jo kurrfarë raporti a ditari politik ditor, as kurrfarë enciklopedie historike për ribashkimin kombëtar shqiptar, sepse atëherë nuk do të quhej Platformë, por libër me qindra e mijëra faqe me përmbajtje historike. Këtë nuk e ka pasur për detyrë ta bëjë K.Danaj për rrumbullakësimin e “Platformës së Shqipërisë Natyrale”.

Prandaj, nuk është e vërtetë se Dr. Koço Danaj “ka sabotuar idenë e bashkimit kombëtar”, sepse ai në asnjë rresht të Platformës së tij nuk ka sugjeruar, as nuk ka paragjykuar që të ndërrohet ndonjë postulat i objektivave dhe i parimeve të idesë së ribashkimit të kombit shqiptar, të sanksionuara në dokumentet historiko-politike dhe juridike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit(1878), të Kuvendit dhe të Qeverisë së Përkoshme të Vlorës (1912).

Përkundrazi, ai (ai si pasues i Rilindësëve tanë) vetëm se e ka riaktulizuar dhe “rinuar” idenë dhe kërkesën e ribashkimit kombëtar në frymën e re realiste dhe moderne të realiteteve të reja, të krijuara në Evropën e sotme dhe në Ballkan. Me qëllim të fundit që, çështja kombëtare shqiptare, të vihet sa më parë në “rend dite” të qeverisë dhe të kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe të “filialave” të saj në Prishtinë, në Tetovë, në Preshevë etj., në mënyrë që, sa më parë të jetë e mundur, të kërkojë nga Evropa dhe nga bashkësia ndërkombëtare njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar, ashtu sikurse të gjithë popujve të tjerë në Ballkan.

Duke qenë se interesat vitale të një kombi dhe të një shteti bazohen mbi parimin moral, autori Koço Danaj në Paltformën e Shqipërisë Natyrale me arsye ka reflektuar se objektivat strategjike të ribashkimit kombëtar shqiptar, pikësëpari, duhet të përcaktohen mbi bazën e parimit moral, historik, kombëtar, të vetëvendosjes, të dobishmërisë, të realizmit dhe të paqes e jo të forcës sabotuese, diktuese, improvizuese klandistine, idologjike, partiake dhe të grupeve të ndryshme të interesit, që luftojnë për të promovuar dhe, për të mbrojtur politikën e përmbajtjes, me qëllim që, edhe në shekullin XXI, ta “konservojnë”, ta sofistikojnë dhe ta murkullojnë çështjen e pazgjidhur kombëtare shqiptare në Ballkan. Kjo ishte strategjia e tyre njëqindvjeçare (1912-2010), që në të gjitha segmentet favorizoi praktikisht strategjinë e copëtimit dhe të kolonizimit të gjysmës së Shqipërisë Etnike Natyrale dhe të kombit shqiptar në rajonin ballkanik.

Ribashkimi kombëtar nuk ka nevojë për “avokatë”, as për bjelerë e as për monark absolut, por për realistë dhe vizionarë, sikurse Koço Danaj dhe Albin Kurti!

“Avokatët” dhe politikanët e dështuar dhe të kompremetuar me “bishtat” e tyre të brendshëm dhe të jashtëm, ata, vërtet, janë sabotuesit dhe minuesit më perfid, më shpërfillës, më sfidues dhe, më të dëmshëm të idesë së ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Natyrale.

Thjesht, për faktin se, ideja dhe kërkesa e ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Natyrale mjaft ka qenë e sakatosur, e sabotuar, e anatemuar dhe e margjinalizuar nga “avokatët” e Shqipërisë londineze(1912-2010), nga “avokatët” e Evropës së Konferencës së Abasadorëve të Londrës(1913), si dhe nga “avokatët” e Ballkanit sllavo-bizantin (1912-2010). Vetëm ky aliazh “colegium cantorum” antishqiptar i falimentuar (1912-2010), mund të konsiderohet si levë sabotuese e idesë shekullore të ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Natyrale, e jo kurrsesi “Platforma e Shqipërisë Natyrale”, e hartuar nga Dr. Koço Danaj, e cila është në përputhje të plotë me mbrojtjen e vlerave tradicionale kombëtare shqiptare, duke filluar që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut (1444), e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë (1912), Konferenca e Bujanit 31/12/1943, Kushtetura e Republikës së Shqipërisë/1998/… etj.(Shih: K.Danaj, Platforma e Shqipërisë Natyrale, Tiranë, 2009, f.17-25).

Pra, pa keqardhje, duhet të pranojmë faktin se, as “avokatët”, as politikanët e as diplomatët e gjysmë Shqipërisë londoneze qe 100 vjet(1912-2010) nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë asnjë hap konkret dhe të suksesshëm për ribashkimin e Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale. Kjo është e vërteta e hidhur, e cila, për fat të keq tonin e ka vazhdimësinë historike të saj (jo e kundërta), sepse, edhe sot, në fund të dekadës së parë të shekullit XXI (2000-2010), më se gjysma (mbi 50%) e shqiptarëve dhe e territoreve etnike të Shqipërisë Natyrale ende kanë statusin e pandryshuar kolonial nën Serbin, nën Malin e Zi, nën Greqi dhe nën “Maqedoni”. Ky është sabotimi, ky është krimi dhe, kjo është vepra penale ndërkombëtare, që është e dënueshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe, sipas rendit juridik pozitiv ndërkombëtar.

“Platforma e Shqipëriës Natyrale” e përjashton çdo formë tregtimi të trojeve etnike shqiptare, si dhe bie ndesh me vonesën absurde dhe të papranueshme të zgjidhjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

Pikësëpari, është e domosdoshme të pasqyrojmë faktin se autori i “Platformës së Shqipërisë Natyrale” Dr. Koço Danaj, asgjë nuk ka shtrembëruar, nuk ka reviduar, nuk ka korrigjuar, nuk ka paragjykuar, as nuk ka sabotuar përpjekjet e derisotme të popullit shqiptar për bashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë Natyrale, por vetëm se e ka konstatuar në mënyrë analitike dhe sintetike historikun e idesë së ribashkimit, si dhe ka përcaktuar strategjinë konkrete të realizimit të konceptit të ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë natyrale.

Sipas startegjistit K. Danaj, “Mjetet e realizimit të Shqipërisë Natyrale janë dialogu dhe debati demokratik. Dialog me këdo, dialog për gjithëçka, pa vendosur fillimisht për ndonjë gjë…Sot kur forca e së drejtës ka marrë përparësi mbi të drejtën e forcës, sot është momenti historik që shqiptarët duhet të kërkojnë dhe realizojnë të drejtat e tyre kombëtare. Për këtë arsye në Platformë i jipet përparësi debatit, dialogut, respektimit të thelbit të demokracisë që është vetëvendosja e popujve dhe veçanërisht e drejta dhe nevoja e referendumit gjithëkombëtar.” (Po aty, f.26).

riaktualizuar atë, jo vetëm në sfondin e politikës së brendshme, por edhe në atë rajonal dhe evropian, duke konsideruar dhe faktuar se nuk ka alternativë tjetër politike, realiste, pragmatike, paqësore,ligjore dhe demokratike për qetësimin e Ballkanit, as të Evropës, pa zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.

Edhe pse Koço Danaj brenda faqeve të Paltofrmës së tij nuk i ka përfshirë të gjitha mbledhjet, kuvendet, tubimet, konferencat, kongreset dhe dokumentet programore të lëvizjeve, të partive, të fronteve politike dhe të forumeve të ndryshme të intelektualëve me temë në ribashkimin e kombit shqiptar (1912-2010), por vetëm tri nga ngjarjet më parësore të bashkimit kombëtar shqiptar (Kuvendi i Lezhës së Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Kuvendi i Vlorës së Ismail Qemalit), kjo nuk do të thotë se ai “ka sabotuar”, por i ka përfshirë ato më kryesoret. Ndryshe, sikur Koço Danaj t’i kishte trajtuar të gjitha ngjarjet dhe dokumentet e derisotme, që i referohen bashkimit kombëtar, atëherë, nuk do të mund të flisnim për një Platformë të tillë, por për një Enciklopedi historike të ribaashkimit kombëtar shqiptar. Në këtë sens, domosdo, duhet bërë dallimi, sepse autori ka hartuar një Platformë sintetike, jo kurrfarë Enciklopedie me qindra e mijëra faqe.

Për më tepër autori Koço Danaj nuk mund të akuzohet, të shpifet dhe të shantazhohet për shkak të mospërfshirjes së gjerë dhe të tërësishme të lëndës historike mbi ribashkimin kombëtar, kinëse ai “ka sabotuar” dhe “shpërfytyruar” idenë dhe aspiratën shekullore të popullit shqiptar për liri dhe për ribashkim kombëtar. Një sajesë e tillë me primesa antibashkim të propagandës hibride antishqiptare, nuk mund t’i mëvishet dhe, nuk mund t’i adresohet “Platformës së Shqipërisë Natyrale” të Koço Danajt, pavarësisht se ajo nuk i ka evidencuar mënyrë taksative dhe kronologjike të gjitha “procesverbalet”, të gjithë emrat e ideologëve, të liderëve, të debatuesve, të kontribuesve, si dhe të ngjarjeve të derisotme historike të ribashkimit kombëtar shqiptar.

Përkundrazi, Koço Danaj me Platformën e tij është në vijën dhe në frymën e plotë të përligjjes së përpjekjeve dhe të përmbajtjes së historisë së derisotme të lavdishme të bashkimit kombëtar shqiptar, sepse fundament kryesor i kësaj Platforme janë: 1) Kuvendi i Lezhës(1444), 2) Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), 3) Kuvendi i Vlorës (1912).

Gjithashtu, duhet t’i rikujtojmë lexuesit se, në asjnë rresht të “Platformës së Shqipërisë Natyrale”, Dr. Koço Danaj nuk ka theksuar se ai është një nga autorët e parë të “zbulimit” dhe të përdorimit të nocionit “Shqipëria Natyrale”, sepse një term i tillë është i njohur që nga periudha e ndritshme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e edhe sot, nga autorë të ndryshëm (historianë, shkrimtarë etj.).

Po ashtu, në asnjë faqe të Platformës K.Danajt lexuesi nuk mund të ndesh në asnjë fjali që ai të ketë pohuar se kjo është Platforma e parë për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Po ashtu, nuk mund të thuhet se Platforma e Koço Danjat i “ka shpërfytyruar”, i “ka sabotuar” dhe i ka “injoruar” burimet dhe ngjarjet më të vlefshme dhe më parësore të çështjes së bashkimit kombëtar shqiptar.

Përkundrazi, siç theksuam më sipër, thelbi i përmbajtjes së Platformës së Koço Danajt përbëhet dhe mbështetet pikërisht në ngjarjet dhe në dokumentet më të rëndësishme dhe më kulminante të historisë së derisotme të bashkimit kombëtar shqiptar, siç janë: Kuvendi i Lezhës (2 mars 1444), Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) dhe Kuvendi i Vlorës së Ismail Qemalit(1912).

Këto janë një nga tri ngjarjet më sublime, që kanë ndikuar pozitivisht, jo vetëm në zgjimin e ndjenjës së bashkimit kombëtar, por edhe të krijimit të identitetit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale. Prandaj, autori Koço Danaj me plotë të drejtë këto vlera, edhe i ka marrë si bazament thelbësor për sajimin e shkëqyeshëm të “Platformës së Shqipërisë Natyrale”.

Së fundi, duhet të nënvizojmë edhe faktin se, Platforma e Shqipërisë Natyrale e Koço Danajt nuk e injoron, as nuk bie ndesh me përmbajtjen e “Platformës për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë (1998), por është edhe më e avancuar se ajo, për faktin se, është shkruar njëbëdhjetë vjet më pas.