Shkruar nga KosPress   Gjatë fjalimit të tij, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të themelimit të OVLUÇK-së, veprimtari Adem Demaçi ka thënë se është detyrë që të bashkohen të gjithë veteranët “por që të mos lejojmë që në mes tyre të na hyjnë edhe Tahir Zemajt e të tjerët”.

“Tahir Zemaj nuk ishte luftëtar. Tahir Zemaj ishte një njëri i cili i la 600 e sa të plaguar në front. E la armatimin më të mirë të vetin, iku gjoja e thirri Bukoshi atje”, ka thënë Demaçi, duke reaguar kështu ndaj dekorimit të Zemajt me urdhrin “Hero i Kosovës”, nga presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, gjatë muajit korrik.

Ndërsa ministrin aktual të Shëndetësisë dhe kandidatin e vetëm deri tani për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bujar Bukoshi, i cili gjatë luftës ka qenë kryeministër në ekzil, Demaçi e ka quajtur më të korruptuarin. “Bukoshi s’ishte kurgjo hiç atëherë. Ishim ne, ishte Ushtria Çlirimtare që luftonte këtu, e nuk ishin ata që silleshin poshtë nëpër sallone e poshtë e përpjetë andej shisnin patriotizëm e kushedi çka”, ka thënë ai.

Read More
Astrit GASHI-Stokholm

Të dielën më 19 shtator në Suedi u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme: parlamentare, rajonale dhe lokale. Me këtë rast u zgjodhën 349 delegatë të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatë të 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale.
Ashtu edhe siç është pritur fitore te letë shënoi Adnan Dibrani, 25 vjeç nga Varbergu duke u bere deputeti i pare suedezoshqiptar në parlamentin e Suedisë. Adnani kandidoi për partinë më të madhe në vend, Partinë Socialdemokrate, e cila si në zgjedhjet e kaluara, edhe tani nuk arriti të mbledh vota të mjaftueshme për të qeverisur dhe vazhdon të mbetet në opozitë.

Adnan Dibrani, i cili tashmë është deputet i parlamentit suedez (Riksdagen) kandidoi ne regjionin e Hallandit ku ishte i treti, ndërkaq ne qytetin e tij Varberg ai ishte bartës i listës dhe thuajase pritej një fitore tij e sigurtë!

Read More
image
Deri sa partia shqiptare në pushtet, BDI ka përshëndetur marrëveshjen në mes të dy shteteve, Demokracia  e Re (DR) ka shprehur nevojën që pas kësaj marrëveshjeje të pranohet propozimi që para një viti e ka bërë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Blerina SALIU

Iniciativa e Serbisë për rregullimin e regjimit të kalimeve kufitare me Maqedoninë, të cilën të shtunën e solli ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, që qytetarëve të këtyre dy shteteve t’u mundësohet qarkullim vetëm me letërnjoftime, ka ngjallur reagime të ndryshme te partitë politike shqiptare në vend. Deri sa partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka përshëndetur marrëveshjen në mes të dy shteteve, Demokracia  e Re (DR) ka shprehur nevojën që pas kësaj marrëveshjeje të pranohet propozimi që para një viti e ka miratuar Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Read More

Vis namnlös.bmp i diasshowShkruan: Fadil Shyti

 TË PËRKUJTOJË!

 (Elegji për mësuesin tim dëshmor, poetin Mustafë Shyti, me rastin e 12 vj, të rënies heroike).

Të përkujtojë, -siç përkujtohet, -përjetësisht;

Një vëlla i vatrës dhe, -një vëlla ideali,

Të përkujtojë, -siç përkujtohet, shpirtërisht,

Read More

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!“ dënon ashpër deklaratën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Sërbisë Ivica Daciq i cili gjatë takimit me kolegen e tij maqedonase Jankullovska në Shkup tha që e Kosovën e konsideron si pjesë të Sërbisë.

 

Read More

F.Sejdiut,J.Krasniqit,H.Thaqit,J.DioGardit,H.Clinton,

 Nga Bahtir Hamza,author,editor.

Read More
image
Kim MEHMETI

Në një shtet ku qytetarët kanë vlerën e numrave të thjeshtë që përdoren në “berëzën” ku tregtojnë partitë etnike, në një vend ku emblema etnike është ajo që e përcakton vlerën dhe pozitën e individit, pra në një shtet ku njeriu shihet vetëm si numër që ka rëndësi në përcaktimin e rolit të të “parit” e të “dytit” në shtëpinë e përbashkët,në atë shtet nuk është me rëndësi se kush të regjistron, por kush i numëron të regjistruarit dhe kush i mbanë çelësat e “bunkerëve” ku ato të dhëna ruhen. Dhe duke qenë Maqedonia shtet të cilin nuk e intereson gjithaq numri i banorëve dhe amvisërive që ka, por sa është më i madh numri i maqedonasve krahas atij të shqiptarëve të këtushëm, regjistrimi i popullsisë në këtë vend ka dimensionin e veprimtarisë së zënë në kthetrat e lojërave etnike, ka shenjën e zymtësisë ballkanike ku janë sjellë edhe ligje për ta pakësuar natalitetin e shqiptarëve, pra regjistrimi i popullatës është i mbështjellë me dyshimin për manipulim me numrat e banorëve të këtushëm edhe atë varësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Read More

Arben LLALLA

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në qytetin e Himarës ku humbi jetën aksidentalisht një qytetar i Republikës së Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e mediaeve greke dhe shqiptare.

Greqia këtë ngjarje por e përdor politikisht për të ngushëlluar vetveten nga problemet e thella ekonomike dhe politike të brendshme edhe të jashtme.

Sot ku mbahen 40 ditët e vdekjes së Aristotel Gumës në Himarë kanë zbarkuar politikanë, deputet, mitropolitë dhe anëtarë të organizatave greke që luftojnë për shkëputjen e jugut të Shqipërisë.

Read More
image
Analistë dhe publicistë nga të tre vendet fqinje, shprehen se komunikimi ndërkulturor është i mangët, aksidental, i paorientuar dhe pa ndonjë koherencë në afirmimin e përmbajtjeve të mirëqena kulturore. Kultura shqiptare, sipas tyre, ende është e copëtuar si në kohën e socializmit, ndërsa gazetat dhe revistat, nuk kanë pengesa kufitare për t’u shitur në të tre vendet, derisa kjo rrallë realizohet

Elida ZYLBEARI

Shumë kritika për mosfunksionimin e komunikimit dhe bashkëpunimin kulturor mes shqiptarëve të Maqedonisë, të Kosovës dhe të Shqipërisë. Analistë dhe publicistë nga të tre vendet fqinje, shprehen se komunikimin ndërkulturor është i mangët, aksidental, i paorientuar dhe pa ndonjë koherencë në afirmimin e përmbajtjeve të mirëqena kulturore. Sipas tyre, kultura shqiptare ende është e copëtuar si në kohën e socializmit, ndërsa gazetat dhe revistat, nuk kanë pengesa kufitare për t’u shitur në të tre vendet, por kjo rrallë realizohet

Read More

Propaganda: Çfarë është ajo?Propaganda në perspektivë historike

Citimi i mëposhtëm shërben si një pikë fillimi e mirë: “Propaganda është një fjalë shumë e abuzuar dhe shpesh e keqkuptuar. Njeriu i thjeshtë e përdor atë për të nënkuptuar diçka inferiore apo deri dhe të urryer. Fjala propagandë ka gjithmonë një shije të hidhur”. Është veçanërisht e përshtatshme që këto fjalë duhen të jenë thënë nga Joseph Goebbels në mars të vitit 1933, menjëherë pasi është emëruar në krye të Ministrisë së Iluminizmit Popullor dhe Propagandës në kabinetin e parë të Hitlerit.

Read More