Sipas sondazheve të fundit, kryeministri Fredrik Reinfeldt sërish do të fitojë shumicën me koalicionin e tij të përbërë nga kristian-demokratët, liberalët dhe Partia e Qendrës.
Opozita e përbërë nga të kuqtë dhe ekologjistët, e udhëhequr nga Partia Socialdemokrate është mbrapa, por dallimi është i vogël.
Me interesim të madh pritet nëse në parlament do të futen ekstremistët e djathtë. Pragu për futje në parlament është katër për qind.
Klinaku: Bashkimi me Shqipërinë nuk është i parealizueshëm
Prishtinë, 17 shtator – Lëvizja për Bashkim ka finalizuar një platformë që bën thirrje për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptaro-serbe. Ajo i jep të drejtë veriut të Kosovës të populluar me serbë, por pa Mitrovicën, që të shkëputet nga Kosova, sikurse edhe Luginës së Preshevës të populluar me shqiptarë, që të shkëputet nga Serbia. Po kështu bën thirrje për aplikim të masave të reciprocitetit nga të dyja shtetet për këto rajone, deri në momentin kur ato të realizojnë të drejtën e vetëvendosjes. Dhe, pas zgjidhjes së këtyre çështjeve, në programin e Lëvizjes për Bashkim është që Kosova si tërësi të deklarohet nëse do t’i bashkohet Shqipërisë, apo të mbetet shtet më vete.
Agjenda e bisedimeve të jetë edhe :Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve në Komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës
Në agjendën e bisedimeve të paralajmëruar në mesë Kosovës dhe Serbisë duhet të hyj edhe çështja e shqiptarëve në komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës.Prandaj ruajtja e integritetit të Kosovës dhe njohja e Kosovës nga Serbia asesi nuk duhet ta kenë koston apo ti sakrifikoj,për ta mbyllur çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve nga tri komunat.Për ta harruar Serbia pjesën e veriut të Kosovës,institucionet e Kosovës duhet ta përdorin kartën e shqiptarëve në këto tri Komuna.Ndërkombëtarët duhet të mësohen dhe të pajtohen:Që të gjitha ato të drejta që i gëzon minoriteti serbë në Kosovë me asnjë të drejtë,normë, standardë ,aktë apo rregullë pozitive të botës nuk mundë t’ju mohohen të drejtat e shqiptarëve në Krahinën shqiptare të mbetur nënë administrimin e serbisë.
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!“- KOMUNIKATË
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!“ përshëndet vendimin e drejtë të gjykatës së apelit në Shkup për rigjykimin e tërësishëm të rastit të Sopotit dhe lirimin e Zenel Klaiqit si dhe 6 Sopotasve të tjerë të arratisur që ju mundëson atyre t’i bashkangjiten 4 të liruarve të tjerë me herët nga gjykata e Kumanovës dhe t’i kthehen familjeve të tyre.
ZGJOHU! konsideron që përpjekjet e përbashkëta të partive politike, mediave dhe shoqërisë civile garantojnë sukses dhe ngadhnjim të drejtësisë në rastet e diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Apelojmë që ky mobilizim të realizohet edhe për mbylljen e dosieve të kthyera në gjykatat e politizuara vendore nga ana e Tribunalit të Hagës për gjoja krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe të parandalojmë manipulimin dhe keqpërdorimin e këtyre dosieve për hakmarrje politike ndaj ish pjesëtarëve të UÇKsë.
Tekstet joadekuate shkollore nxisin tensione ndëretnike
Prof.dr.Metush SULEJMANI
Kur flitet për shkollën dhe mbarëvajtjen e tërësishme të procesit edukativo-arsimorë ska dyshim dhe dihet fare mirë se tekstet shkollore janë njëra nga ato komponentet bazike të shkollës si institucion arsimorë ku zhvillohet arsimi formal dhe oficial. Tekstet shkollore përveç që ndikojnë në arsimimin dhe socializimin e gjeneratave të reja në aspektin sociologjik dhe psikologjik, ato ndikojnë edhe në aspektin politik -në intengrimin dhe pregatitjen e të rinjëve për marrjen e roleve të reja në proceset shoqërore dhe adaptimin e tyre konform atyre procesve shoqërore. Tekstet shkollore kanë peshë dhe përgjegjësi të madhe në të gjitha tipet e shoqërive njerëzore pavarësisht sistemit politik dhe shkallës së zhvillimit të demokracisë, mirpo roli më i madh i tyre është në shoqëritë shumëetnike, aty ku jetojnë, edukohen dhe arsimohen të rinjtë e shumë grupeve etnike të cilët dallohen me historinë, kulturën, gjuhën dhe traditën e tyre.
LUFTA MIDIS PARIMIT WILSONIAN PËR TË DREJTËN E VETEVENDOSJES SË POPUJVE DHE PARIMIT TË OSBE PËR MOSNDRYSHIM TË KUFIJEVE !
Bashkësia ndërkombetare konfrontohet tanimë me dy parime: Parimin e OSBE për mosndryshimin e kufijeve në Ballkan, që është e sanksionuar edhe në Konferencën e Dejtonit, dhe me parimin Wilsonian për Vetëvendosje.
Akoma dominon parimi i OSBE-së, pavarësisht se organizatoret e Dejtonit (amerikanët) nëpër mbledhjet e tyre të fshehta e pranojnë nën zë se Dejtoni ka dështuar, sepse ai kishte postulatën: Lejohet shpërbërja e RSFJ por jo edhe ndryshimi i kufijeve të ish republikave të RSFJ-së.
Suedia në udhëkryq në mesë të nacionalizmit dhe socialdemokracisë
Shuquri Sejdijaj
Astrit Gashi
Stokholm 15 shtator
Të dielën më 19 shtator në Suedi mbahen zgjedhjet e përgjithshme: parlamentare, rajonale dhe lokale. Me këtë rast zgjidhen 349 delegatë të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatë të 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale.
Në zgjedhjet për parlamentin e vendit partitë duhet të fitojnë së paku 4 përqind të votave për të fituar të drejtën e përndarjes së mandateve. Për parlamentet rajonale ky prag zgjedhor është tre përqind kurse për zgjedhjet komunale nuk ekziston fare.
SË PARI, NJOHJA E KOSOVËS NGA KOMBET E BASHKUARA DHE NGA SERBIA, PASTAJ BISEDIME ME BEOGRADIN, PSE JO!
BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Realisht dhe logjikisht, ky do të duhej të ishte strategjia e agjendës kushtëzuese dhe racionale e politikës dhe e diplomacisë zyrtare të Prishtinës ndaj përmbushjes së kërkesës së Beogradit, të Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara për hyrë në bisedime dypalëshe apo shumëpalëshe me palën serbe. Në kuptim të ngushtë, ky do të duhej të ishte parimi i reciprocitetit midis dy vendeve, të cilat, hëpërhë nuk e njohin njëra-tjetrën.
Me namin e “Nënë” Terezës u turpëruam përballë Nënës Zahide
“Zahide Jashari, nëna që e përkundi Adem Jasharin, nëna që fëmijët i ushqeu me qumësht shqiptari, fëmijë që e shporrën serbo barbarin, shqiptar që sot i gëzoheni kësaj lirie, mos e robëroni kujtesën tuaj përball një murgërie”. (I. Salihu)
“Nënë Tereza mund të ishte “e madhe” por as djersën, as vuajtjet, as dashurinë, as gjakun as varrin – nuk ja fali tokës shqiptare”. (M. Pirraku)
HEBRENJTE NDERPRENE NJE MILIARDE DOLLARE INVESTIME NE KOSOVE
Myrteza Studenica,-Kush e plackiti dhe e shiti gratis kompaninë e sigurimeve DRINI 2000 të Prizrenit, pronë të hebrenjve?!!
Si vepronte mafia krimininale financiare në Autoritetin Bankier dhe të Pagesave të Kosovës e prirë nga: Donat Branger, ish-drejtor i përgjithëshëm i ABPK, David Weatherman ish-drejtor i Bankave dhe i Sigurimeve në ABPK, Thomas Turula, ish –drejtor i Sigurimeve në ABPK – që i thoshte vetës “ZOT I SIGURIMEVE NE KOSOVE”, si dhe Hashim Rexhepi, ish-drejtor i Sigurimeve në Kosovë?

