Arbën XHAFERINocioni “bibliotekë” ngërthen në vete kryesisht domethënie pozitive. Pa marrë parasysh nivelin kulturor, origjinën ose ndonjë përkatësi tjetër të njeriut, të gjithë, thuaja njëzëri, pajtohen me statusin hijerëndë të bibliotekës, qoftë kur bëhet fjalë për bibliotekë private ose publike. Sa për mua, biblioteka më krijon depresione dhe ndjenjën e inferioritetit: më pushton një dëshpërim, një ndjenjë e mungesës definitive të shpresës jo vetëm për shkak se nuk do të arrij t’i lexoj të gjitha ato vepra të mahnitshme të autorëve botërorë, që paraprakisht i pata skajuar për t’i lexuar në pleqëri, por edhe për shkak të vetëdijesimit se shkrimi dhe dija vazhdimisht e humbin betejën me injorancën, por jo vetëm kaq.
Tetova kërkon më shumë nga BDI-ja
Elida ZYLBEARI
Përderisa kryeministri Nikolla Gruevski me moszgjidhjen e kontestit të emrit në mënyrë evidente i pengon integrimet në strukturat euroatlantike, qytetarët shqiptarë të Tetovës shprehin revoltën e tyre kundrejt punës së partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Sipas banorëve të Tetovës, BDI duhet të bëjë më shumë për të përmbushur premtimin që ia bëri elektoratit se sdo ta shpie vendin në BE dhe NATO.
Një tjetër teori për vitin 2012
Shpërthimi i madh i energjisë diellore, e ashtuquajtura “Stuhi diellore” do të mund të paralizonte Tokën në një periudhë trevjeçare, ka paralajmëruar një ekip i shkencëtarëve britanikë. Sipas tyre, “stuhia” që pritet rreth viteve 2012-2013 do të shkaktonte dëm të rrjeteve elektrike, kolaps të sistemeve komunikuese, rrëzime të aeroplanëve, ndërsa interneti sipas të gjitha gjasave, do të ndërpriste funksionimin. Kjo stuhi e Diellit në Tokë do mund të interpretohej si stuhia gjeomagnetike.
Një dukuri e tillë për herë të parë në Tokë është regjistruar në vitin 1859, kur stuhia diellore shkatërroi rrjetin telegrafik në Evropë dhe SHBA, por në atë kohë nuk ekzistonte ende rrjeti i zhvilluar elektrik e as bota nuk ishte e varur nga energjia elektrike në atë masë sa është sot. Katastrofa e re do të mund t’i ngjante pak skenave të filmit “2012”, paralajmëroi sekretari në Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë, Liam Fox, duke shtuar se stuhia e diellit si ajo e vitit 1859 në botën moderne do të shkaktonte kaos të plotë. Për arsye të përsëritjes së mundshme të stuhisë diellore, Fox ka thirrur një konferencë urgjente në Londër dhe ka ftuar shkencëtarët që të hartojnë strategjinë me të cilën do të zbuteshin efektet e katastrofës. Ai ka thënë se më 1898 ka ndodhur një “stuhi diellore” e vogël, e cila ka paralizuar rrjetin elektrik në shtetin kanadez Quebeck.
Dalja nga Konferenca Islamike, kusht për vizat
Në momentin kur duket se Shqipëria ka plotësuar kriteret për të përfituar heqjen e vizave me vendet e BE-së, në skenë shfaqet një kriter i ri, por shumë domethënës.
Gjatë kohës kur kryeministri Berisha ishte president, ka anëtarësuar Shqipërinë në Konferencën Islamike, duke e bërë të vetmin vend në Evropë anëtar të kësaj organizate. Tashmë, Bashkimi Evropian kërkon daljen nga kjo organizatë fetare, në mënyrë që t’i hapet rruga procesit të vizave., njofton gazeta Shekulli. Rregullorja e paraqitur për heqjen e vizave do t’i shtohet edhe një amendament i ri.
Sipas amendamentit, i cili paraqitet nga eurodeputeti i majtë holandez, Daniel Van der Stoep, si Shqipëria ashtu dhe Bosnja, më parë duhet të tërhiqen nga kjo konferencë që të fillojë zbatimi i heqjes së regjimit të vizave me dy vendet ballkanike “Kjo rregullore hyn në fuqi në qoftë se Shqipëria si anëtare dhe Bosnja si vëzhguese në Organizatën e Konferencës Islamike të heqin dorë respektivisht nga statusi i anëtarit dhe i vëzhguesit”, – thuhet në amendament. Propozimi për këtë projektligj është bërë nga një eurodeputet i majtë i Parlamentit Evropian.
TAKIMI IV I RRJETIT TE ORGANIZATAVE SHQIPTARE
24-25 shtator, Tiranë-DEKLARATE PER OPINIONIN PUBLIK
Në fund të takimit të tij të katërt, Rrjeti i Organizatave Shqiptare, i cili është një forum i shoqatave nga Lugina e Preshevës, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe komuniteti çam, miratoi deklaratën e mëposhtme, të drejtuar institucioneve dhe opinionit publik shqiptar
Ngjarjet e sotme në trevat kombëtare shqiptare nuk janë të shkëputura nga historia e kombit shqiptar, prandaj historia kombëtare e shqiptarëve duhet të jetë një referim për orientimin e politikave të qeverive, forcave politike dhe faktorëve shqiptarë në të gjithë hapësirën shqiptare. RROSH u bën thirrje institucioneve kulturore dhe shkencore shqiptare që të bashkëpunojnë më ngushtë për të ruajtur dhe përcjellë në brezat e rinj të shqiptarëve trashëgiminë, historinë dhe simbolikën kombëtare.
Të mbërthyer prej flamujve joshqiptar
Deri kur kështu? Dje kështu e pyeta vetën. Ndërsa sot, pasi gjeta pak kohë të lirë, nuk dita se si t’i përgjigjem vetës, ngase dje, në kohën kur vetja ime ma bëri këtë pyetje, unë u frikova t’ia japë ndonjë përgjigje, sepse e mendova të nesërmen, mendova se sa shpejtë mund zhytem me vetveten në kundërthënie të pambarimta, shkurtë thënë, – iu frikova dualizmit. Edhe pse iu frikova dualizmit, prapë rashë në dualizëm, ngase vetja ime prej meje sot e kësaj dite pret përgjigje! Në pyetjen deri kur kështu? – në vijim do të mundohem t’i përgjigjem vetës dhe gjithë atyre që gjenden nën ethet e llojit të preokupimit tim.
STOP SPASTRIMIT ETNIK TË FSHATIT PATISHKA REKA!
Vera DUSHI
Policia sllavo-maqedonase ka rrethuar fshatin Patishka Reka në rajonin e Shkupit me arsyetimin e ndërtimit të ujësjellësit.
Ky pushtet sllavo-maqedonase që ndërton ujësjellesa në pronat e fshatarëve pikë së pari është një pushtet kriminal që shkel të drejtat e pronësisë së fshatarëve, sepse po bën ndërtimin pa praninë e tyre.
Lëvizja për Referendum për Ribashkimin e Shqipërisë – LRRSH;
Nr. Prot. 1/24.09.2010 Prishtinë, më 24.09.2010
DEKLARATË
Duke e shikuar gjendjen në trojet shqiptare, LRRSH u riaktivizua për të cuar deri në fund amanetin e dëshmorëve, ribashkimin e të gjitha trojet shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.
Lëvizja për Referendum për Ribashkimin e Shqipërisë reagon ndaj bllokimit të fshatit Patishka Reka të rajonit të Shkupit me policë që nuk i lejojnë qytetarët të dalin dhe të hyjnë në qytet.
Fatmir Sejdiu dha dorëheqje
Fatmir Sejdiu, ka dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Kosovës. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Sejdiu, ka kumtuar dorëheqjen e tij, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, konstatoi se Presidenti ka shkelur kushtetutën duke mbajtur paralelisht pozitën e presidentit dhe atë të kryetari të LDK-së.“Sot unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Unë kam besuar se mbajtja e postit të Kryetarit të LDK-së, duke mos e ushtruar atë funksion, siç e përcakton Kushtetuta, nuk përbën shkelje të kësaj Kushtetute. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka menduar ndryshe, dhe unë e respektoj këtë vendim, pavarësisht faktit se ende nuk më është dorëzuar aktgjykimi i Gjykatës me arsyetim” tha Fatmir Sejdiu, president i Kosovës, në dorëheqje. Sejdiu, duke kujtuar veprimtarinë e tij, tha se ndihet krenar me kontributin që e ka dhënë si në aspektin politik, ashtu edhe në atë edukativ. “Kur kthehem të shoh të kaluarën, ndjehem krenar se i kam dhënë edhe unë një vlerë modeste procesit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në politikë kam qenë gjithmonë ithtar i vendimeve të urta. Nuk kam përkrahur asnjëherë aktet e dhunës dhe të presionit, gjuhën e urrejtjes dhe të mostolerancës. Edhe në karrierën politike, jam udhëhequr nga parimet etike, nga të cilat nuk do të heq dorë asnjëherë as në të ardhmen” shtoi Sejdiu.
Analistja Knaus: Ska BE për Serbinë pa njohur Kosovën
Ajo duke i bërë një vështrim përparimit të arritur në fushat, të cilat do të përmenden në raportin e ardhshëm të progresit për Kosovën, por edhe për vendet e tjera që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian theksoi se “ duhet të jemi relativisht optimistë që disa zhvillime të reja në Kosovë do të reflektohen pozitivisht në raportin e progresit të këtij viti.

