Elegji për mësuesin tim dëshmor, poetin Mustafë Shyti
Shkruan: Fadil Shyti
TË PËRKUJTOJË!
(Elegji për mësuesin tim dëshmor, poetin Mustafë Shyti, me rastin e 12 vj, të rënies heroike).
Të përkujtojë, -siç përkujtohet, -përjetësisht;
Një vëlla i vatrës dhe, -një vëlla ideali,
Të përkujtojë, -siç përkujtohet, shpirtërisht,
TË PËRKUJTOJ!
(Elegji për mësuesin tim dëshmor, poetin Mustafë Shyti, me rastin e 12 vj, të rënies heroike).
Të përkujtoj, -siç përkujtohet, -përjetësisht;
Një vëlla i vatrës dhe, -një vëlla ideali,
Të përkujtoj, -siç përkujtohet, shpirtërisht
Një mësues i jetës, -dhe i shkencës,
Të përkujtoj, -siç përkujtohet, -krenarisht!
Një trim i rrugë-lirisë -dhe, i së vërtetës.
Që, si ylldrite, zbret e ngritet -fjolla-fjolla!
Ty, që të kishte hije, revolveri në brez,
Ty, që të kishte zë bilbili, -dhe shkolla!
Të përkujtoj, dhe si një bujk –e, si një druvar,
Kur ktheheshe nga ara apo mali;
O, vëlla i paharruar!
Për Ty, zemërpërvëluar!
O, vëlla ideali!
Të përkujtoj, kur ndaj një muzgu,
I shtrëngonim me Ty, duart tona; fshatare,
-Të vrazhda nga stuhitë jetësore,
Të vrazhda dhe nga “mjaltë-balta”, shqiptare.
Të lindur, -e të rritur proletarë!
Tê pathyeshëm,-vërtetë revolucionarë!
Të përkujtoj, -kur shikimet tona,
Paralajmëronin -mbi atdheun, –stuhi,
Dhe, ashtu “të qetë”, -e, pa bujë, -vepruam…
Në Kosovën hallemadhe, -në ilegale,
Për të bërë një Shqipëri!
Vepruam, -kudo dhe kurdoherë,
Si besnikë të pathyeshëm- PËRJETËSISHT,
Të mësimeve të Enver Hoxhës,
Sepse, e dinim, -dhe koha, -vërtetoi;
Se, vetëm prej tyre -do shembeshin tradhtitë,
Se, vetëm prej tyre, -do i vinin rreze-liritë,
Do vinin e do gëzoheshin:
Barazia dhe Ribashkimi kombëtar,
I Shqipëri-Kosovës!
Të përkujtoj, -qe 12 vjet…
Të përkujtoj këtu, në mërgim,
Të nderoj kur vi në atdhe, -i zhuritur,
-Si të nderoja dikur -me grushtin lart!
Ty, o vëlla, -shumë nga ne,
Breznive që rriteshim, e ngriheshim, – valë-valë…
Na mësove me guxim, -e mençuri,
Të mendojmë dhe të veprojmë:
Kthjelltë dhe -shumë qartë!
Të QËNDROJMË, për ideal!
Të përkujtoj i zgjuar,
Të ëndërroj në gjumë,
I përjetshëm je, -në zemrën time,
Sepse, të çmoja dhe të kuptoja shumë!
Në çaste të lumtura, -dhe në trishtime!…
Pa pse ta fshehë, o burrë i dheut,
Kur brezi ynë , -të gjithë e dinë:
…Dhe, sa ishim të njësuar- të bashkuar,
Si mësuesi me nxënësin, -si vëllai me vëlla,
Ty, me luftë e përqafove lavdinë, -përjetësinë,
Dhe, u përjetësove -me një shpresë!…
…Dhe, mua mora forca dhe ngritje!…
Dhe, në zemër ndjeva goditje,
P Ë R B E S Ë!
Vërtetë, -përjetësisht, -jeta më tha:
Qëndro, vepro dhe mos harro!
Të përkujtoj shumë të thjeshtë,
Të dashur, -popullor -si një malësor,
Të ëndërroj, -sikur jemi bashkë…
Kudo, në qytete, në male dhe në ara,
Ty, o vëlla dhe mësuesi im, dëshmor,
Për idealet veprove, në orët e para.
Suedi, 19. Shtator 2010.