Adnan Dibrani, deputet ne parlamentin suedez
Të dielën më 19 shtator në Suedi u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme: parlamentare, rajonale dhe lokale. Me këtë rast u zgjodhën 349 delegatë të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatë të 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale.
Ashtu edhe siç është pritur fitore te letë shënoi Adnan Dibrani, 25 vjeç nga Varbergu duke u bere deputeti i pare suedezoshqiptar në parlamentin e Suedisë. Adnani kandidoi për partinë më të madhe në vend, Partinë Socialdemokrate, e cila si në zgjedhjet e kaluara, edhe tani nuk arriti të mbledh vota të mjaftueshme për të qeverisur dhe vazhdon të mbetet në opozitë.
Adnan Dibrani, i cili tashmë është deputet i parlamentit suedez (Riksdagen) kandidoi ne regjionin e Hallandit ku ishte i treti, ndërkaq ne qytetin e tij Varberg ai ishte bartës i listës dhe thuajase pritej një fitore tij e sigurtë!
– Falënderoj të gjithë ata qe me votat e tyre mbështetën partinë së cilës i takoj dhe rrumbullakuan emrin tim. Për mua ishte kjo një befasi e mirë kur u bë i ditur numri i votave personale gjë që nuk e kisha pritur. Siç kam deklaruar edhe më herët do të angazhohem në çështjet që lidhen me të gjithë të rinjët e Suedisë, thot Adnan Dibrani (S) në një bisedë të shkurtër telefonike.
Edhe pse Partia Socialdemokrate doli partia me e madhe në vend, me gjithë koalicionin trepartiak në kuadrin e blokut kuq-blertë, nuk arritën të marrin shumicën për të qeverisur Suedinë!!
Në zgjedhjet e javës se kaluar fituese doli aleanca borgjeze duke fituar 173 vende në parlament por as kjo nuk arriti të fitojë shumicën mandatore gjë që në parlament i detyron të kërkojnë mbështetje nga partitë tjera,mbase nga Partia e Ambientit.
Grupit të shtatë partive parlamentare sa kishte deri më tani,këtë vit ju shtua edhe Partia e Demokratëve të Suedisë, e cila në zgjedhjet e javës se kaluar mori një përqindje të mirë duke fituar 20 vende ne parlamentin suedez. Kjo parti ka arritur të fitojë simpati ndër njerëzit e pakënaqur me politikën suedeze të migrimit dhe është kundër të huajave.
Te dy blloqet politike më të mëdha në vend, aleanca borgjeze dhe koalicioni kuq-blertë janë shprehur se nuk dëshirojnë te bashkëpunojnë me një parti nacionaliste duke e izoluar këtë grup te madh parlamentar.
Tash një jave pas zgjedhjeve është shume vështire te parashikohet se cila do te jete qeveria e re e Suedisë. Mediat me te mëdha ne vend rezultatin e zgjedhjeve këtu e paraqiten si një kaos për Suedinë!! Se si do ta kalojë këtë krizë Suedia vështire te parashikohet por eksiton mundësia qe perse ri te shkohet ne rivotim por është shume vështire te besohet se kjo do te ndodhe!! Gjasat me te madhe per te zgjidhur këtë krize politike është qe njëra nga partitë e opozitës dhe pikërisht partia e te gjelbërve ti bashkohet koalicionit borgjez edhe te formohet qeveria e re suedeze!!
Llogaritet që në Suedi sot jetojnë mbi 50 000 shqiptarë dhe shumica prej tyre janë integruar mirë tani. Shembulli i Adnan Dibranit në politikë por edhe i shumë të tjerëve në kulturë, sport etj tregon qartë për impulset pozitive që shqiptarët po ijapin Suedisë, e cila në vitet e 90-ta mirëpriti dhjetëra mijëra refugjatë shqiptarë.
Fakte për Suedinë
Suedia është monarki kushtetuese me sistem parlamentar
Shef i shtetit: Mbreti Carl XVI Gustaf
Kryeministër: Fredrik Reinfeldt
Kryeqyteti: Stokholmi
Sipërfaqja: 449 964 km katror
Banorë: 9 373 379
Valuta: kruna suedeze (SEK)
Dita kombëtare: 6 qershor
Zgjedhjet e përgjithshme: Të dielën e tretë të shtatorit në çdo katër vit
Shqiptarët qi ishin në listat e zgjedhjeve për riksdagen (parlamentin e Suedisë)
Adnan Dibrani (S), Varberg (Halland) Avni Dervishi (FP), Skåne – Västmanland – Kalmar län Nuhi Bajçinca (FP) në Borås Adrian Kaba (S) Rosengård në Malmö. Mexhide Spahia (FP), Blekinge län. Aurora Pirraku Eriksson, beteendevetare, Västerås