
Mensur H, I lindur në vitin 1981, në shtëpinë e tij, diku rreth orës dy pas mesnate, me armën zyrtare pa u ditur motive I ka marrë jetën vetës duke u vetë qëlluar me një plumb në kokë.
Sektori I punëve të brendëshme në Tetovë ka informuar se rasti është paraqitur menjëherë pas ndodhjes, ku në vend ngjarrje kanë dale ekipe të sektorit të punëve të brendëshme zëvendësi I prokurorit public dhe gjykatësi hetues të cilët kanë gjetur armën dhe kanë marrë për hetim të gjitha gjurmët e mundëshme të cilat do shpiejnë nga zbardhja e rastit.
Shqiptarët s’e provuan vetëm padëgjueshmërinë
Ibadete AJRULLAU
Shkup, 29 shtator – Dy dekadat e veprimit të partive shqiptare në pluralizëm politik, nuk i kanë dhënë rezultatet e pritura në përmirësimin e statusit shoqëror të shqiptarëve. Protagonistë të politikës së viteve nëntëdhjeta, analistë politik si dhe përfaqësues të sektorit jopolitik, vlerësojnë se shikuar nga kjo distancë jo e afërt kohore, problemet jo që nuk janë zgjidhur, madje në disa sfera edhe janë përkeqësuar dukshëm. Sipas tyre, për jetësimin e programeve partiake dhe premtimeve, subjektet politike shqiptare provuan bojkotin parlamentar, protestat, koalicionet e natyrshme e të panatyrshme qeveritare, bashkëqeverisjen me ose pa platformë të hartuar ose të përbashkët me bartësin e mandatit qeveritarë nga partitë maqedonase.
Dokumentet më të falsifikuara-vizat Schengen
Radhët e gjata të qytetarëve para ambasadave të vendeve evropiane në Prishtinë, bëjnë me dije interesimin e madh për të udhëtuar jashtë vendit, por vështirësitë për të marrë një vizë janë tejet të mëdha.Bardha Krasniqi, qytetare, thotë se kriteret e ambasadave janë mjaft të ashpra dhe për të ardhur deri te viza e cilitdo shtet evropian, është shumë e vështirë.
Maqedonia pranon kodin e Kosovës (RKS)
Maqedonia përfundimisht ka vendosur që kodi i Serbisë (SRB) të hiqet nga pasaportat e shqiptarëve të Maqedonisë të cilët kishin lindur në Kosovë. Pasi është pranuar pavarësia e Kosovës nga Maqedonia, ndërsa kodi SRB i irritonte popullatën shqiptare, është vendosur që në të ardhmen të vendoset kodi RKS (Republika e Kosovës). Një vendim i tillë është marrë pas konsultimeve të vazhdueshme mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ). Sekretari shtetëror në MPJ, Abdulkadër Memedi ka njoftuar për “Lajm” se nuk do të ketë më shqiptar i lindur në Kosovë, i cili do të nxjerrë pasaportë ose dokument tjetër të udhëtimit dhe të ketë në të kodin SRB.
90-të % e ish ushtarëve të UÇK-së janë të papunë
KODI I HESHTJES ABSOLUTE
Blerim SINANI-Ajo që më nxiti të them edhe unë ca “thashetheme” ishte lajmi bombastik medial për “miksimin” dhe “reformimin” e shërbimeve sekrete të shtetit – atë të Agjencisë për zbulim dhe të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, e cila gjendet në kuadër të MPB-së. Plotësisht pajtohem me disa komente që këtyre ditëve jepeshin nga ekspertë të ndryshëm se kjo iniciativë e MPB-së të RM-së i ngjan medaljonit – njëra anë çdo herë dukët më e bukur gjë që në esencë është identike. Agjencia e zbulimit është e themeluar me ligj dhe daton prej viti 1995 e që ishte nën juridiksion e udhëheqje të kryetarit të shtetit. Kjo Agjenci tentoi që të zë vendin e tij të merituar në unionin e familjeve të shërbimeve sekrete botërore.
Posti Partisë më i vlefshëm se posti i Presidentit të SHTETIT ?
DORËHEQJA E FATMIR SEJDIUT
Në ora 14 e 30 min.Presidenti i Republikës së Kosovës ,Fatmir Sejdiu jep dorëheqje nga posti politik,si President i Shtetit !Para mjeteve të informimit .
Shkak për dorëheqje ishte deklarimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovës,se Presidenti i Shtetit nuk mund t’i mbajë dy poste politike :
President i Shtetit dhe Kryetar i Partisë-LDK-së !
NË KRYE TË KOSOVËS VETËM ADEM DEMAÇI!
BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Edhe pse me vonesë njëzetvjeçare (për shkak të bajraktarizmave dhe të ndërgjegjës së ulët njerëzore dhe, të brishtsisë së ndjenjës kombëtare), tanimë është çasti i fundit historik, politik, kombëtar dhe demokratik (që t’i njohim dhe t’ua japim hakun vlerave tona të pavdekshme kombëtare shqiptare) që në krye të Republikës së Kosovës, të jetë vetëm ai PERSONALITET, i cili me sjellje dhe me vepër konkrete jetësore më së shumti ka kontribuar për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës. Prandaj, duke u bazuar në këtë të vërtetë të pakundërshtueshme dhe të pamohueshme, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me procedurë të shkurtër, duhet ta emërojë Kryetar të Kosovës, heroin dhe flakadanin e saj të pashuar, Adem Demaçi, jo asnjë kryetar të klaneve dhe të partive, por Kryetarin e merituar të popullit dhe të Kosovës shqiptare.
Komiteti i Helsinkit pranë të burgosurve të Brodecit

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ka vizituar në burgun e Idrizovës të burgosurit e rastit të Brodecit.
Sipas të dhënave të familjarëve, përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit janë interesuar për gjendjen e tyre brenda burgut, dhe për procedurat e mëtejme drejt zbardhjes së rastit ashtu siç duhet.
Komiteti i Helsinkit ka shtruar rastin edhe pranë Gjykatës së Strasburgut, kur edhe nga atje pritet ndonjë vendim konkret për ndriçimin e këtij rasti.
Vetëm një shqiptar drejtues në ushtri
Zejnulla VESELIShkup, 26 shtator – Përse nuk përfaqësohen proporcionalisht shqiptarët në strukturat udhëheqëse të Armatës së Maqedonisë? Kjo është pyetja që rishtazi është parashtruar viteve të fundit, por pa një përgjigje konkrete në emërimin në këto poste. Përveç partive opozitare, këtë problem e ka ngritur edhe vetë kreu i partisë shqiptare në pushtet Ali Ahmeti, kur ndër të tjera para do kohe pyeti se pse të mos jetë drejtues i ushtrisë edhe një shqiptar. Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, pajtohen se përfaqësimi i shqiptarëve në funksione të larta në ARM, por edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, është i pamjaftueshëm. Ai garanton se tashmë janë bërë hapa konkret që të ketë ndryshime edhe në strukturën udhëheqëse të ARM-së. “Po bëhen përpjekje serioze që të shtohet përfshirja e shqiptarëve në postet kryesore Ministrinë e Mbrojtjes dhe ditë më parë janë pranuar dy shqiptarëve, që së shpejti pritet të ushtrojnë detyrën e këshilltarëve shtetëror.
